• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

by Ylli Pata
17/08/2026 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha ka qenë viktima e parë e revolucionit të Flamingove, ku shumë personazhe që i janë kundërvënë me kohë atij, thanë se i morën sheshin.

Në të vërtetë ja morën, e lanë në të thatë, madje edhe rrezikuan që ta ekzekutonin politikisht si një subject jo relevant. Por siç i pamë zhvillimet, qoftë për aftësi të Berishës, qoftë për dobësi të flamingove, ata u detyruan të marrin borxh, me qera, me shërbim, apo të tjera, struktura e njerëz të PD-së në protestat e përditshme.

Skena e revolucionit të flamingove nuk është gjë tjetër veçse një betejë për t’i marrë Sali Berishës tezën apo kartën e revolucionit permanent.

Opozita e re që kërkon të përfitojë nga Flamingos, është qartë se nuk i përket së djathtës, pasi është një formacion i së majtës radikale.

E cila revolucionin permanent e ka një tezë thelbësore të politikës së saj. Pasi nuk ka një alternativë për, por një narrativë kundër, që e gjen herë pas herë, sipas zhvillimesh të ndryshme. Ndryshe nga Sali Berisha, ka mendjet e mjetet më të evolvuara për ta bërë tezën e revolucionit më atraktive sesa logjika ataviste e molotovëve të shekullit të shkuar.

E majta që po lind nga gërmadhat e revolucionit të flamingove nuk është një grup thjesht local, por një organizim i madh, me financime të mëdha ndërkombëtare e natyrisht me mbështetje mediatike të fuqishme.

Kjo e majtë, jo më kot po promovohet e do të vijojë të promovohet në mediat e mëdha ndërkombëtare si një klasë politike që po i kundërvihet oligarkisë botërorë, përkatësisht familjes Trump.

Në gazetat ku dalin fytyrat dhe emrat e eksponentëve të flamingove shqiptarë nuk është Qori, as Redi Muçi, por emra të cilët nuk jetojnë në Shqipëri. Janë pjesë të strukturave të Revolucionit permanent Europein. Këta emra deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të hyjnë në listën prioritare, pasi sipas të gjitha gjasave kjo hapësirë do të zihet për periushën pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kur vendi do të ketë eurodeputetët e tij në Strasburg. Ku natyrshëm e majta radykale europiane, e cila është një forcë e rëndësishmë, edhe pse jo ende mazhoritare, synon të ketë reflektimet e saj edhe në vendet e reja. Kjo e majtë, e cila nuk është një forcë e vogël e lokale, por e rëndësishmë, e lidhur me struktura politike, sindikale dhe fiancniare botërore, sidomos me të majtën amerikane.

Kjo e majtë, synon të marrë kontrollin e revolucionit permanent në Shqipëri. Në këtë aspekt, kjo forcë do të jetë një opozitë e fortë ndaj partive tracicionale. Kështu që Sali Berisha, është i detyruar të zbutet, të behet një lum i lundrueshëm politik, pasi revolucionin ja kanë marrë mjeshtrat, të cilët edhe kanë financuar e mbështetur së paku 80 ditë protesta.

Next Post
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

"78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre", Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com