• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do të kishte qenë ndryshe historia e PD-së sikur…

by Alba Malltezi
15/01/2023 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Një telefonatë nga zyra e Presidentit Begaj më surprizoi: Jam Arta Sakja, kam filluar prej pak kohësh si këshilltare e Presidentit.

Gazetarët, por dhe të tjerë më gjërë, e njohin prej dekadash Arta Sakjen, gazetare dhe profesioniste në strukturat e Partisë Demokratike, “veterane” në radhët e saj. Kushdo mund të flasë për korrektësinë, qetësinë, logjikën e Artës, pa asnjë dyshim. Radhëve “shumëngjyrëshe” të këshilltarëve të Begajt, pas një tjetri të djathtë, Klement Zgurit (një figurë e pakontestueshme dhe profesionale në KQZ) pra iu është shtuar dhe një tjetër profesioniste e kominikimit.

E ndërsa flisja me të, më erdhi natyrshëm një mendim: Sa i ndryshëm do të kishte qenë rrugëtimi i ashpër, çensurues, armikshpallës, përjashtues i Partisë Demokratike, nëse në vend të disa këshilltarëve apo zëdhënësave kërcënues, shantazues, intimidues, maskilistë e pa logjikë, do të kishin mbajtur dhe përzgjedhur frymën dialoguese të Arta Sakjes apo të një tjetër figure të jashtëzakonshme që sot nuk është më mes nesh: ish sekretares, këshilltares shumëvjeçare të Sali Berishës, një intelektualeje të rrallë e qytetare, Linda Ihsani, e cila për fat të keq u nda shpejt nga kjo jetë. Të dyja, të djathta, por të drejta, siç e kërkon profesionalizmi dhe qytetaria për secilin nga ne, sido që ta mendojmë.

Vrazhdësia, antiligji, mizogjinia, shpifja, absurditeti do të ishin filtruar, zbutur, seleksionuar, deri dhe zhdukur nga diskursi që struktura të kësaj partie përdornin me shumicë me gazetarët që nuk e mendonin njësoj, ashtu siç vetëm Linda Ihsani dinte ta bënte në komunikim për shumë vite me radhë dhe Arta vazhdon ta bëjë edhe sot e kësaj dite, me profesionalizëm dhe vendosmëri, edhe pse nuk e mendon me ty njësoj.

Të prapambetur në kohë, të ngurtësuar në epoka të një Shqipërie që nuk ekziston më, “burrat” e ndonjë grua e PD-së kishin gjithnjë frymën e superioritetit ndajt kujtdo që “guxonte” të shpaloste një lajm të vërtetë që nuk i shkonte për shtat liderit Suprem, duke shkaktuar konflikte që zgjatën dekada e që i vunë Partisë Demokratike vulën e vështirë të një partie të paqytetëruar, që askush nuk ja heq dot as sot. Këta individë harronin përditë që Shqipëria dhe shqiptarët nuk bënin më skonto me lirinë individuale dhe të shprehjes më për askënd, për Sali Berishën, jo që jo.

Ajo që më shumë se çdo gjë ka nevojë sot Shqipëria, insititucionet e saj, Media gjithashtu, Drejtësia në radhë të parë, është krijimi i shtyllave kurrizore, të drejta, të pavarura, të pacënuara dhe të pacenueshme e me dinjitet dhe kjo mund të arrihet vetëm nga më të mirët shqiptarë. Presidenti Begaj duket se ka nisur ta bëjë këtë me këshilltarët e vet dhe ky është një fillim i mbarë që rezultatet ka për t’i dhënë shpejt.

Next Post
Veliaj: Patronazhistin e sulmojnë sepse ishte aktivisti më i shkëlqyer i fitores sonë!

Veliaj: Patronazhistin e sulmojnë sepse ishte aktivisti më i shkëlqyer i fitores sonë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës!

November 4, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

November 4, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Zonja Tabaku, të drejtat nuk zgjidhen si t’i duash

November 4, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

November 4, 2026
Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

November 4, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

November 4, 2026
Vrasja e çiftit në Dropull, prokuroria del me njoftim: Ka prova se Thoma Mastora është autori

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

November 4, 2026
Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

November 4, 2026
Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In