• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do helenizoj Himarën”/ Rama shpërthen ndaj kandidatit të Berisha-Meta: Faqja e zezë e Shqipërisë

by Java News
09/05/2023 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën Fredi Beleri, pas deklaratës së fortë të këtij të fundit në Greqi se do të ‘helenizojë Himarën’.

Në Top Story, Rama iu përgjigj me gjuhë të ashpër Belerit, duke e cilësuar atë si kandidatin më analfabet dhe më skandaloz që nuk ka lidhje me kandidatët e tjerë të opozitës. Rama tha se ai garon me mbështetjen e “faqes së zezë të Shqipërisë” për të helenizuar Himarën.

“Aty bëhet fjalë për kandidatin më skandaloz, më të padurueshëm, më të pagëlltitshëm, të patretshëm sepse s’është kandidat i opozitës si të tjerët. Është një analfabet dhe një i paudhë i cili ka marrë mbështetjen e faqes së zezë, i cili garon me faqen e zezë për të helenizuar Himarën. Ai ka folur, ka kohë që flet për këto maskarallëqe që i shkojnë në mend që janë të pagëlltitshme në kohën që jetojmë dhe s’kanë lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke. Guxon ai në Republikën e Shqipërisë të flasë për helenizim të bashkisë se Himarës, këtë fjali ka pasur një periudhë që partitë politike shqiptare, PD, PS kanë vajtur bashkë në Himarë dhe kanë mbajt qëndrim të përbashkët. Atëherë ai kandidati atëherë s’ka guxuar ta thotë këtë që thotë ky hajvan sot”- tha Rama.

Rama tha se e ka sulmuar kandidatin e “Bashkë fitojmë” për arsye shumë më tepër sesa politike. Sipas kryesocialistit është ofendim i madh për të gjithë Republikën që një kandidat të nezë atë zjarr në Himarë.

“Për një arsye që është shumë më tepër sesa politike. Ka të bëjë me ofendimin e madh që i bën RSH dhe të gjithëve ne. Ai ka thënë shumë gjëra përpara, ky është analfabet funksional dhe person i paudhë që ka kërkuar ta ndezë atë zjarrin në Himarë, ja dhanë në dorë pishtarin këta të dy. Ai insert që doli këtu, ai thotë me mbështetjen e partive politike në Greqi të helenizojmë Himarën, ndërkohë që është me mbështetjen e dy forcave politike në Shqipëri “Bashkë Fitojmë”. Kjo është një gjë e paimagjinueshme. Prandaj them un që janë faqja e zezë e gjithë Shqipërisë. Jo se e them unë që janë faqja e zezë, por pasi marrin një damkë që nuk shlyhet kurrë. Hiqeni pak këtë se nuk duam ta shohim me sy thonë dhe ai tjetri që behet bashkë me këtë. Përtej të gjithave bëjnë dhe patriot. Të vetmen gjë që kanë këta në dorë, s’kanë asgjë në dorë veç të bëjnë ‘ham ham’ kot dhe të mos lejojnë me atë firmën e tyre që në RSH, përtej kandidatëve të tjerë. Ishte njëri në Kurbim thoshte votoni për xhaxhin”- shtoi më tej Rama.

Rama tha se nuk mund të mbeshtet një kandidat për kryetar bashkie i cili përveçse ka qenë i dënuar, ka qenë i dyshuar për vrasje të ushtarakëve në Peshkopi.

“Mbështesin atë, njeriun që ka qenë i dyshuar për vrasje të ushtarakëve shqiptarë në Peshkopi për një periudhë kohë ka pasur dhe dënime, këta e marrin dhe e mbështesin. Kjo tregon këta nuk kanë imamn as fe as asgjë. Hajde t’i japim Himarën një njeriu, ai maskara do vërë në vend padrejtësitë e 60 vjetëve. Ai njeriu kur un kam bërë punë konkrete me komunitetin e himarjotëve që janë me origjinë të hershme greke në Amerikë për pronat, me avokatët e tyre kemi bërë punë fantastike, për të gjithë historinë e pronave. Ky maskara thoshte po zgjidhi Rama pronat ne na ikën çdo shans që të helinizopjmë Himarën. Kjo s’është çështje opinionesh, është një faqe e zezë, bojë e zezë, e një vule në ballë që është… është e aleatit dhe partnerit më strategjik të Shqipërisë. Dele janë kandidatët, njerëz pa respekt për veten që i vihen në dispozicion. Këto zgjedhje do bëjnë krisjen e madhe, do bëhet dallimi.”- tha Rama në Top Story.

Kandidati i Bashkë Fitojmë për Himarën, Fredi Beleri, një prej personave të dyshuar pjesëmarrës në “Masakrën e Peshkëpisë”, në vitin 1994, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë, në një intervistë për gazetën Protothema i mëshoi tezës së Helenizimit, duke thënë: “Është jetike për helenizmin e Himarës që t’i tejkalojë pengesat që e ndalojnë të ketë mundësi, punë të mira, të gëzojë pasurinë që na është mohuar prej 60 vitesh, për të pasur arsimim në gjuhën e nënës për të gjithë dhe për të shkëlqyer, sepse e meriton, në përparimin e procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Prandaj dhe zgjedhja ime do të lehtësojë rrugën e helenizimit me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë, të cilat i falënderoj me gjithë zemër, do të ndihmojë në bashkëpunimin mes dy vendeve, një kusht i nevojshëm për përparimin tone”./TCH

Next Post
“Fusha 70-vjeçare e plehrave, njollë turpi për Lulëzimët”, kryebashkiaku i Fierit reagon pas akuzave të Bashës

Synon mandatin e tretë në Fier, Armando Subashi refuzon debatin televiziv për 14 Majin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

September 11, 2026
PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

September 11, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com