• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadorja zvicerane në Tiranë: Asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me krizën klimatike

by A R
05/05/2026 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë u zhvillua Konferenca Rajonale mbi Klimën me temën “Të bashkuar për klimën”, një aktivitet që vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, inovacionit dhe politikave të gjelbra për mbrojtjen e mjedisit dhe të ardhmes së brezave.

Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, theksoi urgjencën e adresimit të krizës klimatike, duke nënvizuar se ajo nuk është më një kërcënim i largët, por një realitet që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme, ekonominë dhe mjedisin. Sipas saj, efektet e ndryshimeve klimatike nuk njohin kufij dhe prekin çdo vend në rajonin e Ballkani Perëndimor.

Konferenca synon të nxisë pikërisht këtë frymë bashkëpunimi, të cilën Zvicra e konsideron thelbësore për qëndrueshmërinë klimatike në rajon.

“Adresimi i çështjeve të klimës është shumë urgjente, kriza klimatike nuk është më një kërcënim i largët, ndikimet janë të pranishme në realitetin e ditës së sotme, duke prekur njerëzit mjedisin dhe zhvillimin ekonomik. Kur ndodh një krizë ekonomike nuk merr në konsideratë kufijtë apo vendet. Prek çdo vend, çdo sektor dhe çdo qytetar të Ballkanit Perëndimor, kështu të bashkuar për klimën është mënyra më e mirë për t’ju qasur kësaj çështjeve. Asnjë vend për t’ju qasur kësaj çështjeje. Asnjë vend nuk mund të adresojë vetëm rreziqet klimatike në këtë rajon keni basene lumore të përbashkëta, keni korridore dhe tregje të përbashkëta dhe cënueshmëritë janë  të ndërlidhura dhe të tilla duhet të jenë dhe zgjidhjet prandaj kjo konferencë është e rëndësishme. Ajo synon të vë në lëvizje bashkëpunimin rajonal dhe Zvicra beson se ky bashkëpunim është thelbësor për të siguruar qëndrueshmërinë klimatike në rajon.”, u shpreh ambasadorja.

Gjithashtu ambasadorja bëri të ditur se bashkëpunimi për periudhën 2025–2028 do të fokusohet në nxitjen e veprimeve konkrete për përballimin e ndryshimeve klimatike. Vendet e Ballkanit Perëndimor, megjithëse ndajnë sfida të përbashkëta, kanë qasje të ndryshme në zbutjen e efekteve të klimës.

Sipas Huber, Shqipëria renditet ndër vendet më të ekspozuara në Evropë ndaj valëve të të nxehtit dhe përmbytjeve, të cilat kanë prekur vendin në dy dekadat e fundit, duke e bërë edhe më të domosdoshëm bashkëpunimin rajonal dhe politikat e qëndrueshme mjedisore.

“Bashkëpunimi është përcaktuar për vitin 2025-2028 me synim që të nxisë veprimet që janë të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ngjashme por edhe të ndryshme në formën se si adresojnë por edhe se si  zbutin efektet e ndryshimeve klimatike. Shqipëria renditet në nivelet më të larta të vendeve evropiane për sa i përket ekspozimeve dhe prekjes së valëve të të nxehtit apo prej përmbytjeve që kanë prekur vendin në këto 2 dekada”, theksoi Huber.

Next Post
Plani europian për të shpëtuar NATO-n: Ne i zëvendësojmë ushtarët amerikanë!

Plani europian për të shpëtuar NATO-n: Ne i zëvendësojmë ushtarët amerikanë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

September 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

12 orë fitimtarë

September 27, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com