• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dita vendimtare për Gjermaninë! Socialdemokratët votojnë për koalicionin

by Java News
21/01/2018 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tema kryesore e kongresit socialdemokrat në Bonn: PO apo JO për negociatat e koalicionit me Unionin konservator. Kreu i partisë socialdemokrate për landin Renani-Veriore-Vestfali, Mike Groschek, mikpritës i kongresit, ka besim se të dielën shumica e delegatëve do t’i thonë Po bisedimeve.

“Kam besim se një shumicë bindëse do të thotë Po”, tha ai për gazetën “Die Welt.” Groschek si takticien i njohur shpreson në përmirësimin e bisedimeve paraprake mes Unionit e socialdemokratëve që u zhvilluan para pak ditësh. “Negociatat për këtë bëhen, që të zgjerohen hapësirat e lojës”.

Ai thekson se nuk duhet të bëhen zgjedhje të reja me kaq mendjelehtësi. Por nëse do të krijohet koalicioni i madh, atëherë ky do të jetë “një koalicion i gjërave të prera”. SPD nuk duhet “të bëhet sërish një zëdhënëse e pastër e qeverisë në një koalicion”, por duhet të mbesë e dallueshme si parti.

#NoGroKo Bundesparteitag der SPD (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Kemi nevojë për një qeveri funksionale

Edhe presidenti i Shoqatës së Punëdhënësve Gjermanë, Ingo Krämer është pro koalicionit me bazë të gjerë. Vërtet që ky koalicion do të thotë një barrë për ekonominë, por “në kushtet aktuale” ai e mbështet “një aleancë të tillë. Kemi nevojë për një qeveri funksionale, kjo ka prioritet maksimal.” Sipas Krämer dështimi i një koalicioni të madh do të ishte “një përfytyrim katastrofik për ekonominë më të madhe të Europës.”

Edhe sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Lars Klinglbeil shpreson për një Po të bisedimeve për koalicionin. Sidomos tek anëtarët e rinj ekziston dëshira për të vendosur për një pjesëmarrje në qeveri, tha Klingbeil për “Osnabrücker Zeitung”. Edhe ai vetë ka qenë fillimisht kundër një koalicioni të madh.”por në bisedimet paraparake më është bërë e qartë, që të ardhmen e vendit nuk do ta lemë në duart e një kryetari grupi parlamentar si Alexander Dobrindt dhe njerzëve të tij”, ka thënë Klingbeil.

Shpresat socialdemokrate për Po, pas rezistencës së “juso”-ve- organizatës rionre socialdemokrate, janë edhe tek një figurë e nderuar në SPD, Malu Dreyer. Fillimisht mjaft skeptike për një raund të ri të koalicionit të madh, tani Dreyer bën reklamë për të. Nga ajo pritet që të bëjë shumë anëtarë socialdemokratë për vete. Por edhe fjalimi i Martin Schulz ka rëndësi të veçantë dhe nëse ai do të arrijë t’i bindë socialdemokratët. Flitet se e ardhmja e kreut të partisë socialdemokrate, Martin Schulz varet nga ky kongres. Nëse ai dështon e nuk dilet në bisedime për koalicionin e madh, Schulz ndoshta ikën, sipas zërave në media./DW

a.ç

Next Post
‘Perdja nuk e mbuloi Skënderbeun’, Rama: Njerëz që nuk maten as në zgjatimin e fundbarkut…

FOTO/ Publikohet skema e pemës gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani i vendos kushte të reja SHBA-ve! Goditet anija e Emirateve në Hormuz

August 9, 2026
Afron dita e dy netëve. Eklipsi i jetës, miliona do të shohin “shuarjen” e diellit

Afron dita e dy netëve. Eklipsi i jetës, miliona do të shohin “shuarjen” e diellit

August 9, 2026
Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë

Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë

August 9, 2026
”Fuqia ajrore ka kufijtë e saj”, gjenerali paralajmëron për pasojat e përshkallëzimit me Iranin

”Fuqia ajrore ka kufijtë e saj”, gjenerali paralajmëron për pasojat e përshkallëzimit me Iranin

August 9, 2026
“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Duhet zbatuar ligji. Kaq!”/ Braçe pas zjarrit në Krujë: Zjarrfikësit meritojnë më shumë

August 9, 2026
Protesta apo internacionalizëm ballkanik?

Protesta apo internacionalizëm ballkanik?

August 9, 2026
Zjarri në Krujë, Rama reagon sërish: Vetëm një vatër aktive, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët

Zjarri në Krujë, Rama reagon sërish: Vetëm një vatër aktive, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët

August 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 10 Gusht 2026

August 9, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

August 9, 2026
Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com