• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

by Bjorn Runa
09/08/2026 12:35
Screenshot

Screenshot

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Bjorn Runa
Prej disa vitesh tashmë, Shqipëria digjet çdo verë dhe çdo verë, pikërisht atëherë kur zjarret përfshijnë pyje dhe fshatra, fillon nga e para debati për helikopterët, zjarrfikësit dhe nëse kemi mjaftueshëm pajisje për të përballuar situatën para së cilës gjendemi. Por, megjithëse cilësimin e tyre si situata emergjente, zjarret gjatë verës në vendin tonë por edhe më tej nuk befasojnë më askënd. Në fakt, janë ngjarje që priten.

Ndryshimi i klimës është natyrisht pjesa kryesore e shpjegimit se përse përbalelmi me ngjarje të tilla, por duket se kohët e fundit është kthyer edhe në një lloj justifikimi. Stina e verës sa vjen e bëhet më e nxehtë dhe nis shumë më herët se sa muajt e korrikut dhe gushtit, ndërsa Shqipëria, e vetme, nuk mund të bëjë thuajse asgjë për të sprapsur një proces global të krijuar nga dekada të tëra ndotjeje dhe formash konsumi që në fakt nuk kanë nisur tek ne dhe shtrihen shumë larg kufijve tanë. Megjithatë, ndryshimi i klimës po kthehet gjithashtu edhe në një justifikim mjaft komod për fenomene që nuk lidhen domosdoshmërisht vetëm me natyrën.

Shumica e zjarreve sot në Shqipëri nuk nisin për shkaqe natyrore. Sipas një raporti të vitit 2025 “Landscape Fire Management” për Shqipërinë, mbi 90% e zjarreve lidhen me aktivitetin njerëzor, nga djegia e kullotave dhe mbetjeve bujqësore te pakujdesia dhe në një masë më të vogël, me zjarrvënien e qëllimshme. Dhe këtu duhet të ndryshojë debati sepse sado të rritet efikasiteti i përgjigjes tonë ndaj zjarreve, është praktikisht e pamundur ta fitosh betejën kur flakët kanë marrë malin.

Nëse të gjithë vetëdijësohemi se qershorët e çdo viti që vjen do të jenë më të nxehtë se ata të vitit apraardhës dhe se do të përballemi me më tepër thatësira, atëherë nuk mundet ta trajtojmë stinën e zjarreve si një emergjencë sepse nuk është më e tillë. Sot ato janë përgjegjësi administrative rreth diçkaje që e dimë se do të ndodhë dhe nuk janë më ngjarje të papritura.

Por, sigurisht parandalimi është më pak interesant sepse është më pak spektakolar. Nuk ka helikopterë që shuajnë zjarret nga ajri dhe as zjarrfikës të lodhur me të cilët publiku mund të tallet, edhe pse ata praktikisht vënë në rrezik jetën në kushte ekstreme për përfitime minimale. Prandalimi nënkupton pastrimin e bimësisë rreth zonave të banuara dhe përgjatë rrugëve, nënkupton krijimin dhe mirëmbajtjen e brezave të zjarrit dhe rrugëve të aksesit për shërbimet e emergjencave, si edhe identifikimin e burimeve te ujit dhe monitorimin e zonave ku zjarret përsëriten. Parandalimi nënkupton gjithashtu përcaktimin në avancë të zonave më vulnerabël dhe përqëndrimin atje të burimeve para se të zjarri të bjerë dhe jo të zhvendosësh personelin dhe pajisjet përgjatë gjithë territorit në momentin që janë krijuar disa fronte zjarri njëkohësisht.

E njëjta gjë vlen edhe për zjarrvënien. Gati çdo gusht dëgjojmë njoftime për arrestime dhe hetime të personave që ndezin zjarre, por nuk dimë nëse ka një monitorim sistematik gjatë javëve kur të gjithë e dinë se edhe shkëndija më e vogël mund të shkaktojë zjarre me përmasa katastrofike.

Sigurisht që asnjë nga këto masa nuk i eleminon dot zjarret gjatë verës dhe kemi parë se si ato kanë paralizuar edhe shtetet më të mirëpërgatitura, por ka një dallim mes pamundësisë për të parandaluar zjarret në tërësi dhe të sillesh sikur çdo zjarr është i pamundur të parandalohet.

Shqipëria nuk e kontrollon dot ndryshimin e klimës, edhe sikur të ishim shteti më ekologjik i botës, por ka hapa të vegjël që mund të ndërmerren në mënyrë që çdo verë të mos kthehet në stinë ferri për njerëzit.

Për këtë duhet që të mos mendojmë më për zjarret vetëm kur shohim flakët dhe ndërsa stina e rrezikut nis çdo vit më herët se zakonisht, edhe përgatitjet tona duhet të nisin më herët dhe beteja e parë kundër një zjarri gushti duhet të nisë ndoshta qysh në shkurt. Por fatkeqësisht, atëherë jemi të zënë me shirat që shpesh përmbytin pikërisht zonat që do të digjen në gusht.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 10 Gusht 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In