• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet zbatuar ligji. Kaq!”/ Braçe pas zjarrit në Krujë: Zjarrfikësit meritojnë më shumë

by A R
09/08/2026 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas zjarrit masiv që rrezikoi Krujën mbrëmjen e së shtunës, deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale, duke kërkuar zbatim të rreptë të ligjit për ndalimin e ndezjes së zjarreve, më shumë mbështetje për zjarrfikësit, por edhe duke iu përgjigjur atyre që i cilëson si “cinikët” e Instagramit, të cilët, sipas tij, kanë përdorur situatën për sulme dhe komente politike mbi menaxhimin e zjarrit.

Braçe vlerëson vendimin e qeverisë për pagesën shtesë të zjarrfikësve të angazhuar në operacionet për shuarjen e flakëve, por thotë se mbetet ende punë për t’u bërë.

“Qeveria dha dy javë të shkuara një pagë shpërblim për zjarrfikësit e përfshirë në operacionet e shuarjes së zjarreve. Shumë mirë! Por ama kemi dy gjëra që duhet t’i zgjidhim: raporti mes të ardhurave, pasurive të shpëtuara dhe rrezikshmërisë së punës nuk është ende i shpërblyer sa duhet dhe në ekuilibër; ndërkohë zjarrfikësit duhet të kenë menjëherë normën ushqimore”, shkruan ai.

Deputeti socialist kërkon gjithashtu zbatimin pa përjashtim të ligjit që ndalon ndezjen e zjarreve gjatë sezonit veror.

“Duhet zbatuar ligji. Kaq!”, shprehet Braçe, duke u ndalur më pas tek komentet dhe sulmet që janë bërë në rrjete sociale lidhur me mënyrën si autoritetet u përballën me zjarrin në Krujë dhe konsideruar ato budallallëk e ligësi.

Braçe kujton se, sipas policisë, zjarri u shkaktua nga një banor, i cili është arrestuar, ndërsa u përhap për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

“Zjarrin e ndezi një banor. Zjarri u përhap nga kushtet e motit, era dhe i nxehti. Zjarri u shua plotësisht nga zjarrfikësit vendorë dhe ata të Forcave të Armatosura, me çdo mjet në dispozicion, përfshi helikopterë e dronë. Zero dëme në njerëz, zero dëme në banesa. Dëmi mjedisor në bimësi e pemë është i madh.Unë pranoj çdo kritikë në rastin e zjarreve. Por nuk pranoj dot budallallëkun, cinizmin, ligësinë. Sikur dje në Krujë të kishte munguar një zjarrfikës apo një zjarrfikëse, çdo gjë që ka rrjedhur në rrjet do legjitimohej. Por duhet kursyer çdo fjalë e rëndë kur të gjithë ishin në punë”, thotë Braçe.

Next Post
”Fuqia ajrore ka kufijtë e saj”, gjenerali paralajmëron për pasojat e përshkallëzimit me Iranin

”Fuqia ajrore ka kufijtë e saj”, gjenerali paralajmëron për pasojat e përshkallëzimit me Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In