• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dibër, PD u bën thirrje qytetarëve të arrestojnë shefin e krimeve të rënda!

by Aalison Pearse Stevens
11/09/2016 13:21
Admir Trupja

Admir Trupja

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike akuzoi shefin e Krimeve të Rënda në Dibër se po shpërndan para tek qytetarët, në këmbim të votës. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD për Dibrës, theksoi se Admir Trupja dyshohet se para disa javësh ka marrë 28 mijë euro në këmbim të një sasie droge.

Ndaj, PD i ka bërë thirrje qytetarëve dibranë që të bëjnë arrestimin qytetar të Trupjes.

“Admir Trupja, shefi i krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, po shpërndan lekë në këmbim të votave me një automjet 6 vendesh ngjyrë gri. Trupja dyshohet se para disa javësh ka marrë 28 mijë euro në këmbim të një sasie droge. Bashkëshortja e Trupjes është zyrtare e Bashkisë Dibër dhe anëtare e shtabit elektoral socialist. PD i ben thirrje prokurorisë të ndalojë në flagrancë shtetasin Trupja. PD i bën thirrje qytetarëve të bëjnë arrestimin qytetar të Admir Trupjes dhe të konfiskojnë paratë e drogës me të cilat po kryen krimin elektoral”, thuhet në deklaratën e Shtabit elektoral të PD-së.

Ndërkohë, në një deklaratë tjetër PD i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, ndërsa theksoi se nuk duhet të bjenë pre e shantazheve.

“Deri në këto momente që flasim, pjesëmarrja në zgjedhje është e kënaqshme. Qytetarët po vijojnë votimin normalisht. Unë ju bëj thirrje votuesve të dalin masivisht në votime pasi sot qytetarët e Dibrës kanë në dorë të vendosin për të ardhmen e tyre. Qytetarët e Dibrës kanë dëshmuar se përfaqësojnë vlerat e demokracisë, as nuk tremben, as nuk shantazhohen, as nuk blihen. Askush nuk e ndryshon dot vullnetin e tyre. Sot, çdo njeri prej nesh, qytetarëve të Dibrës, ka në dorë me votën e tij të bëjë ndryshimin e madh për Dibrën dhe për të ardhmen tonë. Të dashur bashkëqytetarë; Dilni masivisht dhe votoni me qytetari, me mençuri dibrane.”, deklaron zëdhënësja e Shtabit të PD-së.

BW/d.i.

 

Next Post
Koreja e Veriut synon tryezën e të mëdhenjve: SHBA të na njohë si fuqi bërthamore

Koreja e Veriut synon tryezën e të mëdhenjve: SHBA të na njohë si fuqi bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

October 9, 2026
Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

October 9, 2026
“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

October 9, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

October 9, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

October 9, 2026
“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

October 9, 2026
Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje -

“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

October 9, 2026
Qëlloi me armë bashkëshorten, burri sapo kishte lënë qelinë, ishte dënuar për dhunë në familje

Tragjedia në Gjilan, zbardhen detajet e krimit në familje! Burri vrau bashkëshorten dhe kunatin, plagos edhe një tjetër

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com