• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet nga aksioni ku u sekuestruan 500 kg drogë

by Lorenc Vangjeli
05/02/2016 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Për Kufirin dhe Migracionin Genc Merepeza së bashku me Komandantin e Nuklit Detar Tenente Colonnello Luca De Paolis,me qëndër në Durrës zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp në lidhje  me një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit në fjalë ku morën pjesë forcat policore italiane, shqiptare dhe ato malazeze u sekuestruan rreth 500 kilogram kanabis që po transportohej me gomone.

Lënda narkotike kishte si origjinë Shqipërinë.

Më poshtë keni fjalën e plotë të Drejtorit të Përgjithshëm të Kufirit dhe Migracionit Drejtues i Lartë Genc Merepeza.

Policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe gjate operacionit u përfshinë dhe ato malazeze, parandaluan një tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike përmes detit.

Falë operacionit të përbashkët u sekuestrua sasia e drogës, ndërsa trafikantët arritën t’i shpëtonin ndjekjes së policive të përfshirë në aksion. 

Policia shqiptare në datë 1 shkurt 2016 kishte siguruar një informacion se në ujërat ndërkombëtare rreth 20 milje larg brigjeve tona do të vinte një mjet peshkimi i dyshuar si mjet italian, për të marrë një sasi droge.

Policia e Shtetit kaloi në gatishmëri të gjitha strukturat që monitorojnë hapësirën detare. Ndërkohë janë angazhuar edhe shërbimet e tjera të Policisë së Shtetit nga toka. 

Gjatë gjithë natës së 1 shkurt dhe në mëngjesin e datës 2, u shkëmbye vazhdimisht informacion me Guardia di Finanzan dhe Misionin Interforza për mundësinë e nisjes së mjeteve të dyshuara.

Në datën 2 shkurt 2016 rreth orës 14:15, Policia shqiptare u njoftua nga Guardia di Finanza se nga një mjet ajror identifikoi një gomone rreth 50-60 milje larg Barit, në veri të Barit, e cila ecte me shpejtësi nga Jugu në Veri.

Drejtoritë rajonale të Kufirit në Vlorë, Durrës, Stacioni i PKM Shëngjin, roja Bregdetare dhe forcat Delta nxorën menjëherë në det 8 mjete lundruese për patrullim.

Policia shqiptare vijoi kontrollin e hapësirës ujore duke koordinuar operacionin me Policinë kufitare malazeze, e cila angazhoi 2 mjete detare.

Gjithashtu u shkëmbye informacion me Guardia di Finanzën, e cila angazhoi dy mjete lundruese për lundrime ne thellësi te hapësirës ujore 1 në Vlorë dhe 1 në Durrës.

Mjeti i dyshuar tip gomone që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të vendit tonë u ndoq nga mjetet e Guardia di Finanza nga deti dhe nga ajri. Gjatë ndjekjes, shërbimet shqiptare me anë të radarit konstatuan se gomonia mori kursin në drejtim të ujërave ndërkombëtare përballë ujerave territoriale të Malit të Zi.

Për t’u lehtësuar nga pesha dhe ecur më shpejt, trafikantët hodhën në det drogën, rreth 500 kg, e cila u sekuestrua nga autoritetet italiane në ujërat ndërkombëtare.

Duke kryer manovra të rrezikshme, gomonia u zhduk në hapësirën detare rreth 8 milje jashtë ujërave territoriale të Malit të Zi.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të implikuar në këtë trafik ndërkombëtar droge.

Next Post

Debatet në Parlament/ Sharjet dhe ofendimet jashtë mikrofonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

October 28, 2026
Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

October 28, 2026
Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

October 28, 2026
Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

October 28, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Melania Trump: Armëpushimi në Oleshky është shtrirë edhe në zona të tjera të Khersonit

October 28, 2026
VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

October 28, 2026
Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

October 28, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

October 28, 2026
Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In