• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet në Parlament/ Sharjet dhe ofendimet jashtë mikrofonit

by Lorenc Vangjeli
05/02/2016 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-­kryeministri Sali Berisha është përfshirë dje në debat me deputetin e PS-­së, Ben Blushi, për garën që po përflitet për kreun e PS-­së. Berisha ka bërë dje diversion me socialistët, duke e cilësuar si të papranueshëm qëndrimin e Edi Ramës për të mos pranuar garën brenda socialistëve, duke shkelur në këtë mënyrë statutin e PS­së.

Por këto deklarata të Berishës u komentuan nga kreu i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ka ironizuar me ish-­kreun e demokratëve të bëhet pjesë e PS-­së.

Sali Berisha: Si të mos botohet kartela e një njeriu që i thoshte gazetarit se nuk ekziston Blushi? Nuk kam hallin e Blushit unë, por ai që mohon realitetin, ai është i sëmurë psikik, për atë ekziston vetëm realiteti i tij në kokë. Mirë jua bën juve dhe e përgëzoj për këtë. Ju përmend Tony Blair­in një e dy. Pa guxoni dhe bëni vetëm një pyetje. Na thuaj, zotëri, cilin laburist ka penguar Tony Blair për të kandiduar? Cilin? Nuk ka kryetar partie përveç atij që është i sëmurë që të mund të pengojë rivalin. E do, s’e do, je i detyruar. Si e pranoni një gjë të tillë?

Gramoz Ruçi: Si të sillemi në Partinë Socialiste, do na e mësosh ti? Hajde dhe ti po deshe në PS!

Sali Berisha: Nuk merrem fare me PS-­në, absolutisht. Nuk kam punë me ju fare. Kam punë me vlerat dhe normat e demokracisë, por ju kokën i hëngërshi njëri­tjetrit. Nuk më bëhet fare vonë për ju. Po për vlerat e demokracisë po. Se nuk ka kryetar në botë të një vendi të lirë, që mund t’i thotë rivalit se nuk të lejoj të garosh me mua. Për socialistët kam respekt unë, sepse janë shtylla e alternativës së këtij vendi. Por jam i bindur se nuk ka sot socialist të vërtetë që të thotë të ndalojë garën…

Saimir Tahiri: Ke shumë respekt, e tregove më 21 janar…

Sali Berisha: Ajo karrigia e tij është mbi gjakun e tyre…

Saimir Tahiri: Ai ishte respekti për socialistët. Sali Berisha: Ai i solli ata për të ardhur në atë karrige…

Flamur Noka-­Saimir Tahirit: A ka mundësi, ti mbylle sqepin aty.

Saimir Tahiri: Po shko mor andej…

Sali Berisha: Ai që meritonte një përgjigje aty ishe ti që solle makinën, por shpëtove dhe më mirë që shpëtove. Unë jam i gëzuar që s’e more përgjigjen ashtu siç mund ta merrje aty. Kur fute makinën në Kryeministri. Por që mund ta merrje, mund ta merrje. Je i filmuar.

Saimir Tahiri: Po, po…

Taulant Balla: Ke folur 17 minuta për procedura. Dy minuta thotë rregullorja. Po shkel rregulloren.

Sali Berisha: Ka një kryetar që e mban Parlamentin, të gjithë ata që marrin përsipër këtu të bëjnë kryetarin, bëjnë më shumë zagarin se kryetarin.

Ilir Meta: Ju lutem, ju lutem…

Taulant Balla: Merrni masa, po shkel rregulloren.

Sali Berisha: Zagar ju thashë, se meritoni më shumë…

Taulant Balla: Ik ore, idiot…

Sali Berisha: Hajdutër, mos më ndërprisni fjalën, kjo është kërkesa ime.

Erjon Braçe: S’jam hajdut unë, por ti je një vrasës.

Ilir Meta: Ju lutem, zoti Berisha, përfundojeni ose do të ndërpresim seancën.

Taulant Balla: Kujt i thotë zagar ai?! U bë ai…?!

Sali Berisha-­Ilir Metës: Nxirri jashtë fare.

Ilir Meta: Ju lutem, se po përfundon zoti Berisha.

Sali Berisha-­Blushit: Nuk kam punë me ty unë, ti po deshe kandido, po deshe mos kandido. S’kam punë me ty. Unë merrem me normën. Po pse kujton ti se po bëj avokatin tënd unë?! E di si është problemi, gjëja e fundit që mund të bëj unë në tokë është avokati tënd. Por bëj avokatin e vlerave dhe parimeve të një sistemi demokratik. Më vjen mirë që dy deputetë të Veriut mbrojnë garën. Sepse zotëria e tij e ka personifikuar Veriun me kriminelë dhe vrasës, me trafikantë dhe banditë. Por ka në këtë Parlament që janë qytetarë të vërtetë. Dhe i kanë dhënë përgjigjen e merituar…

Taulant Balla: Zoti kryetar, na fyeu ky zotëria, duhet t’i përgjigjemi.

Ilir Meta: Shiko, ai nuk iu drejtua askujt. Emra nuk përmendi. Kishte hallin e statutit, kjo ishte e vërtetë…

Taulant Balla: Zotëri, në këtë krah këtu nuk ka zagarë… Nëse ti ke zagarë brenda teje, mbaji për vete. Ne këtej nuk të tolerojmë kurrë të na e thuash…/Panorama

Next Post

Haxhinasto: Instituti Transporteve kontribut për përmirësimin e shërbimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

August 14, 2026
“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

August 14, 2026
Klauzolë si CR7/ Bonus për firmën dhe detaje të tjera: ABC zbulon kontratën 6-vjeçare të Mbappe

Mbape flet për Murinjon dhe ambiciet e sezonit: Murinjo një trajner që di të fitojë! Reali ngre trofe këtë vit

August 14, 2026
Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

August 14, 2026
Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

August 14, 2026
Kosova dëbon predikuesin islamik nga Bosnja, do mbante fjalim edhe në Prizren! Ka 300 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Kosova dëbon predikuesin islamik nga Bosnja, do mbante fjalim edhe në Prizren! Ka 300 mijë ndjekës në rrjetet sociale

August 14, 2026
Fermeri merr këshillë nga Inteligjenca Artificiale, por pëson katastrofë, humb 100 hektarë me të korra susami!

Fermeri merr këshillë nga Inteligjenca Artificiale, por pëson katastrofë, humb 100 hektarë me të korra susami!

August 14, 2026
Shpikje nga halli, edhe Hungaria do të fundosë barka për të rritur nivelin e Danubit dhe për të ftohur centralin bërthamor!

Shpikje nga halli, edhe Hungaria do të fundosë barka për të rritur nivelin e Danubit dhe për të ftohur centralin bërthamor!

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com