Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas burimeve policore, së bashku me të është arrestuar edhe një kushëri i tij si moskallzues krimi.
Burimet bëjnë me dije se Meçe është konstatuar jashtë banesës, duke lëvizur me automjet, në kundërshtim me masën e sigurisë të caktuar nga gjykata.
Meçe është një nga të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës dhe, së bashku me të pandehurit e tjerë, po gjykohej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Pak ditë më parë, Gjykata e Korçës rrëzoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, duke vendosur vijimin e procesit gjyqësor sipas procedurës së zakonshme për çështjen e vrasjes së Egli Progës.











