Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, njoftoi se armëpushimi lokal midis Ukrainës dhe Rusisë është zgjeruar përtej qytetit të Oleshky-s për të lejuar kalimin e sigurt të ndihmës humanitare.
“Planifikimi është përshpejtuar dy ditë përpara afatit për të mbrojtur sigurinë e civilëve dhe për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmës kritike humanitare”, tha Trump në një postim në platformën X.
“Zona gjeografike e armëpushimit është zgjeruar përtej Oleshky-s, në rajonin e Khersonit, për të siguruar kalimin e sigurt të kamionave humanitare”, shtoi ajo.
Ndërkohë, nga Moska, komisionerja e të drejtave të njeriut, Yana Landratova, raportoi se armëpushimi në qytetin e pushtuar të Oleskit do të mbetet në fuqi deri në orën 22:59 sipas orës së Moskës më 1 nëntor.
THE CEASEFIRE HAS COMMENCED
The ceasefire between Ukraine and Russia took effect at 4:00am Moscow time on October 27, 2026.
Timing was accelerated two days ahead of schedule to protect the safety of civilians and to facilitate the delivery of critical humanitarian aid. The…— First Lady Melania Trump (@FLOTUS) October 27, 2026
The post Melania Trump: Armëpushimi në Oleshky është shtrirë edhe në zona të tjera të Khersonit appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë











