Qeveria kaloi sot aktin normativ për ndryshimet në ligjin për tubimet që kryeministri Edi Rama paralajmëroi disa ditë më parë.
Akti normativ për tubimet:
Kufizime të përkohshme për tubimet deri në 72 orë nga Policia e Shtetit, me miratimin e prefektit, pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shtetërore, vetëm kur ekziston rrezik për dhunë ose dëmtime të rënda të prone; Kufizim nga nga zonat e mbrojtura deri në 48 orë; Policia mund të urdhërojë largimin e personave që ushtrojnë dhunë, kërcënojnë ose dëmtojnë pronën në zona të mbrojtura, si transporti publik, aeroportet, institucionet arsimore, shëndetësore dhe objektet e trashëgimisë kulturore.
Kur identifikohen mesazhe që nxisin dhunë në kuadër të tubimeve, Policia njofton personin përgjegjës dhe kërkon fshirjen e përmbajtjes dhe mospërsëritjen e veprimit.
Gjobat gjatë tubimeve:
10,000–100,000 lekë për pjesëmarrja në tubime të ndaluara dhe fshehja e paligjshme e identitetit.
20,000–200,000 lekë për mosbibdje ndaj urdhrave të shpërndarjes.
50,000–500,000 lekë për mosbindja ndaj urdhrit për shpërndarje për personat me maska.
5,000 lekë për person që bllokojnë rrugët dhe pengojnë qarkullimin gjatë tubimeve.
Sipas aktit normative, këto masa janë vetëm për tubimet e dhunshme, jo për ato paqësore. Gjithashtu, këto masa mund të ankimohen si dhe ka raste përjashtimore për mbulimin e fytyrës për arsye fetare, shëndetesore apo profesionale. /A2CNN/











