• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PS: Të vendosur për shkarkimin e Metës, SPAK nuk do të kursejë askënd

by A R
14/01/2020 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në drejtësi dhe sidomos ngritja e SPAK, reforma zgjedhore, zgjedhjet brenda PS, përplasjet mes mazhorancës qeverisëse dhe presidentit Ilir Meta, situata pas tërmetit dhe paketa “Anti-shpifje” kanë qenë disa nga çështjet për të cilat ka folur deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Sigurisë, zonja Antoneta Dhima.

Kjo e fundit gjatë një interviste për gazetën “Sot” deklaroi se mazhoranca qeverisëse është vendosur për të shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra, pasi sipas saj, ai ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit që lamë pas dhe me vakancat në Gjykata Kushtetuese.

Duke u ndalur tek SPAK, socialistja Dhima theksoi se kjo strukturë nuk do të kursejë askënd dhe se do të luftojë me zero tolerancë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

-Zonja Dhima, vitin që lamë pas Shqipëria u përball me një tërmet shumë të fortë. Si e shihni angazhimin e mazhorancës qeverisëse për përballimin e situatës?

Që në momentin e ndodhjes së tërmetit të 26 Nëntorit kryeministri Edi Rama, qeveria shqiptare, kolegët deputetë dhe drejtues të pushtetit vendorë kanë qenë në terren pranë banorëve të zonave të prekura nga tërmeti. Momenti i parë kishte të bënte me operacionin e kërkim/shpëtimit të nxjerrjes së njerëzve që ishin nën rrënoja, dhënien e ndihmës së parë të personave të shpëtuar nga rrënojat, strehimin në çadra dhe hotele të familjeve shtëpitë e të cilëve ishin dëmtuar nga tërmeti,ofrimin e shërbimit shëndetësorë e psikologjik,arsimimin e fëmijëve dhe vlerësimin e shtëpive dhe pallateve të dëmtuara nga ekspertët e huaj dhe ata vendas. Ajo që duhet theksuar është fakti se pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 ka patur një solidaritet të jashtëzakonshëm me mjete monetare, ndihma ushqimore dhe veshmbathje nga shtete të ndryshme, institucione të ndryshme brenda vendit, organizata dhe fondacione , emigrantë, biznese, qytetarë të ndryshëm etj.. Qeveria shqiptare ka marrë disa vendime dhe akte normative të rëndësishme n  interes dhe në shërbim të banorëve të dëmtuar nga tërmeti si: Pension të posaçëm, trajtim të posaçëm për të moshuarit,bursë për nxënësit dhe studentët, dhurimin e apartamenteve familjeve të viktimave, subvencionimin e pagesës së qerasë, për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore. Organizimi i konferencës së Donatorëve iniciuar nga kryeministri Edi Rama e cila do të mbahet në funksion të rindërtimit është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

-A ka Shqipëria kapacitete për të përballuar emergjenca të kësaj natyre?

Në fakt situata e tërmetit të 26 Nëntorit ishte një situatë e jashtëzakonshme dhe e paparashikueshme. Mendoj se miratimi i ligjit për mbrojtjen civile do të krijoj kushtet për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile duke garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore e të mjedisit. Nëpërmjet këtij ligji do të sigurohet funksionimi i sistemit të mbrojtjes civile, do të përcaktohen përgjegjësitë e institucioneve dhe të strukturave të këtij sistemi, bashkëpunimi ndërkombëtar, të drejtat dhe detyrimet e shtetasve dhe të subjekteve private, edukimin, trajnimin dhe inspektimin.

-Por lidhur me menaxhimin e situatës ka shumë akuza nga opozita, e cila pretendon se qeveria po mbështet vetëm një kategori të caktuar. Si i shihni këto kritika?

Opozita në disa raste ka denoncuar se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës pas tërmetit, gjë e cila nuk është e vërtetë, pasi ka patur një angazhim maksimal si nga Kryeministri Rama, qeveria,kolegët deputetë dhe drejtuesit e pushtetit vendorë. Çdo qytetarë i cili kishte ankesa , kërkesa apo nevoja për sqarime lidhur me pasojat e tërmetit kishte mundësi të shkruante në adresën Shqipëriaqëduam.al dhe të merrte përgjigje në adresën e email ose telefonin e tij personal.

-Megjithatë në kuadër të tërmetit të 26 nëntorit që la pas një tragjedi të madhe, kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë që politikanët në Shqipëri të bëhen bashkë për të mirën e vendit. Si e shihni ftesën e tij drejtuar opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha?

Kryeministri Edi Rama pas tërmetit të 26 Nëntorit i ka bërë apel të gjitha forcave opozitare dhe veçanërisht kryedemokratit Lulzim Basha që të ulen në një tryezë bisedimi, për të dëgjuar idetë dhe propozimet konkrete për të bërë më të mirën për vendin dhe për banorët e dëmtuar. Ishte ky momenti më i mirë që të gjitha palët politike në vend të ishin bashkë për të dhënë një mesazh shprese. Ftesa që kryeministri Rama i bëri kryedemokratit Lulëzim Basha ishte një hap dhe një mundësi për të shuar mosmarrëveshjet e së kaluarës dhe për të bashkëpunuar për të ardhmen në të mirë dhe në interes të vendit.

-A mendoni se gjatë vitit 2020 do të gjendet konsensusi mes palëve politike, në mënyrë që t’i jepet fund krizës politike?

Mazhoranca e ka ftuar opozitën jashtëparlamentare në bisedime dhe në komisionin e reformës zgjedhore i është rezervuar një vend i veçantë pavarësisht se procesi i reformës zgjedhore ka nisur në kuvend dhe do mbyllet po në kuvend. Mungesa e tyre në Parlament nuk i përjashton mundësinë dhe hapësirën për të diskutuar për reformën zgjedhore. Është e drejta e tyre nëse janë të interesuar të përfshihen në këtë proces dhe sfidë të përbashkët.

– A do t’i shkojë deri në fund mazhoranca nismës së saj për të shkarkuar presidentin Meta nga detyra?

Mazhoranca është e vendosur t’i shkoj deri në fund shkarkimit të presidentit Meta. Është kompetencë e Kuvendit e më pas e Gjykatës Kushtetuese, të cilat duhet të vendosur nëse shkeljet e kryera nga ana e Presidentit Meta do të jenë të mjaftueshme, për të marrë vendimin për shkarkimin e tij. Edhe me parë jam shprehur se Komisioni i Venecias në raportin e tij ka theksuar se: Presidenti Meta ka vepruar në mungesë të bazës ligjore, kur anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit dhe vendosi shtyrjen e tyre duke mos e patur kompetencë sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit elektoral, duke cenuar kështu të drejtën e shtetasve për të zgjedhur. Komisioni hetimor i ngritur nga Kuvendi në përfundim të proçesit do të hartoj një raport të cilin ja përcjell për miratim Kuvendit dhe është kompetencë e Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të cilat përcaktojnë nëse shkeljet e gjetura janë bazë për shkarkimin e presidentit Meta nga detyra.

-Por pavarësisht vendosmërisë së mazhorancës, presidenti Ilir Meta ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë, reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve. Keni një koment?

Në opinionin tim reforma në drejtësi është një histori e vërtetë suksesi e theksuar kjo dhe në raport progresin e Komisionit Europian, ku theksohet se Shqipëria është shembull për t’u ndjekur nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për reformën në drejtësi si një reformë unike dhe efektive për reformimin e pushtetit gjyqësor. Rezultatet e zbatimit të reformës në drejtësi janë të dukshme pasi deri më tani janë, ngritur dhe funksionojnë organet e reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ngritja e prokurorisë dhe gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Presidenti Meta si dhe opozita jashtëparlamentare kanë opsionet dhe argumentet e tyre për reformën në drejtësi. Zbatimi i reformës në drejtësi ka dhënë dhe po jep rezultatet e veta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mendoj që jemi duke bërë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

-Qeveria së fundmi ka miratuar disa ligje, sikundër është ai “Anti-shpifje”. Pse nxituat ta bënit një ligj të kësaj natyre në një kohë që grupet e interesit dhe opozita e kundërshtojnë atë. Pse nxituat ju ta miratonit këtë ligji?

Miratimi i këtij ligji ishte i domosdoshmëri dhe nuk ishte veprim i nxituar . Qëllimi i këtij ligji është disiplinimi dhe normimi i shërbimit të medias në tërësi dhe të shërbimeve të publikimeve elektronike në veçanti. Kjo paketë, në asnjë dispozitë të saj nuk cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e tregut të medias audiovizuale dhe elektronike, por synon përcaktimin e disa rregullave dhe vendosjen e disa standardeve etike në mënyrë që të respektohen dinjiteti dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe të përmirësohet cilësia e informimit. Paketa-antishpifje synon një mbrojtje të veçantë për fëmijët në rastet kur publikimet dhe transmetimet e shërbimeve mediatike janë të paligjshme duke parashikuar mekanizma mbrojtës.

-Një hap shumë i rëndësishëm është edhe ngritja e SPAK, i cila ka pak ditë që ka marrë jetë. A mendoni se do të ketë një frymë të re sa i takon luftës kundër korrupsionit?

Si pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi është edhe ngritja dhe funksionimi në mënyrë të pavarur i strukturës së SPAK-ut. Kjo strukturë e sapokrijuar do të shënjestroj korrupsionin në nivelet e larta si dhe do të gjykoj personat të cilët nuk kanë zbatuar ligjin. Ky institucion do te jetë themelorë në Shqipëri i cili do të luftojë korrupsionin në të gjitha nivelet si dhe krimin e organizuar, pasi të gjithë ne, duam funksionimin e shtetit ligjorë dhe kthimin e besimit te sistemi gjyqësorë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një nga partnerët tanë të rëndësishëm të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për ngritjen dhe funksionimin e SPAK-ut dhe për të gjithë ata që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptarë, kanë akorduar 2 milionë dollarë.

-A ka politikanë që i tremben SPAK-ut?

Patjetër që të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i tremben SPAK-ut dhe unë mendoj që nuk janë vetëm politikanët. Ajo që dua të theksoj është fakti se strukturat e SPAK-ut nuk mund dhe nuk do të kursejë askënd, që ka shkelur ligjin dhe nuk e ka zbatuar atë, qoftë ky President, ministër, drejtues i pushtetit vendorë apo qendror.

-Një tjetër çështje është reforma zgjedhore. A mendoni se kjo reformë do miratohet në një kohë që opozita joparlamentare nuk pranon të kontribuojë dhe opozita paralementare këmbëngul tek ndryshim i sistemit. A mendoni se kjo reformë do miratohet?

Po është e vërtetë që reforma zgjedhore është tema e diskutimeve nga Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, nga politika shqiptare si edhe nga institucionet ndërkombëtare. Nën kujdesin e veçantë të OSBE para disa javësh është organizuar një tryezë me fokus kryesorë reformën zgjedhore në Shqipëri, në të cilën kanë marrë pjesë forca politike parlamentare dhe jo parlamentare duke dhënë kështu një sinjal pozitiv me prezencën e tyre edhe përfaqësuesit nga PD, LSI dhe PR. Nga ekspertët e huaj në tryezat e zhvilluara deri tani janë bënë prezantime për sistemet zgjedhore dhe alternativat e ndryshme. Në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore është diskutuar dhe një drafti i cili u heq partive politike kontrollin mbi administratën zgjedhore pasi duke e hequr atë do të garantohet depolitizimi i plotë i trupës zgjedhore në të gjitha nivelet si dhe është zhvilluar konsultimi publik me partitë politike joparlamentare dhe shoqërinë civile rreth propozimit të ekspertëve për paketën që lidhet me reformimin e administratës zgjedhore dhe depolitizimin e saj. Gjithashtu komisioni i reformës zgjedhore ka diskutuar dhe paketën e hartuar nga ekspertët rreth rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe për hartimin e një Drafti të plotë integral i cili do të marr në konsideratë dhe kontributin e shoqërisë civile dhe më pas do të kalojë për opinion tek ODIHR.

Gjatë këtij muaji do filloj të diskutohet dhe të shqyrtohen propozimet e opozitës parlamentare për ndryshimet e sistemit zgjedhor. Mazhoranca është e angazhuar të përmbushi plotësisht të gjitha detyrimet me qëllimin e vetëm përmbylljen e një reforme zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse. Dora jonë e bashkëpunimit me të gjithë aktorët dhe faktorët e reformës zgjedhore, do të vazhdojë të jetë e shtrirë, por puna e nisur me Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk do të ndërpritet. Kushdo që dëshiron të jetë pjesë e progresit është i lutur të bëhet pjesë ndërsa kush dëshiron të mbajë qëndrime të tjera mund të vazhdojë dhe të bojkotojë ne jemi të vendosur për miratimin e reformës zgjedhore duke marrë parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR.

-PS ka nisur një proces riorganizimi pas zgjedhjeve të 30 qershorit, si po ecën puna?

Në zbatim të objektivave dhe Vendimeve të Asamblesë Kombëtare, Partia Socialiste në të gjithë territorin ka vijuar riorganizimin e strukturave drejtuese në të gjitha nivelet e drejtimit të saj, duke filluar me analizën e rezultateve të mara në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, zgjedhjen e kryetarëve dhe bashkëkryetarëve të Organizatave Socialiste, marrjes se propozimeve për kryetarë të Partisë Socialiste të Bashkisë, për kryetarë të Këshillit Socialist të njësisë administrative dhe delegatëve të kongresit. Objektivi ynë ka qenë të kemi sa më shumë gra dhe vajza në strukturat tona, sepse ato jo vetëm që besojnë tek Partia Socialiste, por sepse është forca që i mbështet dhe vlerëson kontributin e tyre më shumë se çdo parti tjetër. Partia Socialiste e Shqipërisë si familja e madhe politike e socialistëve dhe progresistëve sipas parimit “ Një anëtarë një votë” gjatë kësaj periudhe ka zgjedhur delegatët e saj të cilët do marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë i cili do të zhvillohet në muajin shkurt 2020. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është krijuar dhe rrjeti “Edhe Një”, në funksion të jetësimit të projektit më të ri të miratuar nga ana e Partisë Socialiste të  Shqipërisë, për bashkëkryesimin e çdo organizate socialiste nga një Burrë/Djalë dhe Grua/Vajzë. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për fuqizimin dhe përfshirjen e grave e vajzave në vendimmarrje, ku çdo organizatë socialiste do të kryesohet nga një burrë dhe nga një grua. Partia Socialiste e Shqipërisë si një familje e madhe politike ndër vite ka treguar dhe tregon se barazia gjinore është shumë e rëndësishme për mbarë shoqërinë, për nivelet e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Gjithashtu deri më datë 15 Janar 2020 sipas vendimit te Kryesisë së Partisë Socialiste do të përfundojë dhe zgjedhja e kryetarëve të Partisë Socialiste të Bashkive.

Next Post
“Nuk ka prova, nuk ka prova”: Ja ku janë provat, dhe ja bëjnë muuu…

“Nuk ka prova, nuk ka prova”: Ja ku janë provat, dhe ja bëjnë muuu...

Comments 1

  1. arbenlika98@yahoo.com says:
    7 years ago

    Kjo deputete?????????????????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

August 9, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Për të rilindur Skënderbeun në Tiranë

August 9, 2026
VIDEO/ “Dua të vdes”- Tmerr në ajër, pasagjeri tenton të hapë daljen e emergjencës së avionit në mbi 10 mijë metra lartësi!

VIDEO/ “Dua të vdes”- Tmerr në ajër, pasagjeri tenton të hapë daljen e emergjencës së avionit në mbi 10 mijë metra lartësi!

August 9, 2026
Bilanci i rëndë/ 1 aksident çdo 20 minuta në Kosovë, Policia publikon raportin ditor: 18 të arrestuar

Aksident zinxhir në Sarandë, 6 makina përplasen mes tyre, nuk ka të lënduar!

August 9, 2026
I dënuari përjetë Ardian Çapja humb njeriun e dashur të familjes, kërkon leje nga Burgjet për të marrë pjesë në varrim!

I dënuari përjetë Ardian Çapja humb njeriun e dashur të familjes, kërkon leje nga Burgjet për të marrë pjesë në varrim!

August 9, 2026
Dhjetëra sulme ruse me dronë e raketa në rajonin e Ukrainës, të paktën 2 të vdekur dhe gjashtë të plagosur!

Rusia sulmon dy rafineri nafte në Ukrainë, njofton se ka marrë kontrollin edhe të disa zonave në Donetsk!

August 9, 2026
VIDEO/ “Faleminderit shtetit, ishte si fundi i botës”- Zjarri në Krujë, Rama ndan rrëfimet e banorëve: Natë e tmerrshme, ishin në këmbë dhe na shpëtuan!

VIDEO/ “Faleminderit shtetit, ishte si fundi i botës”- Zjarri në Krujë, Rama ndan rrëfimet e banorëve: Natë e tmerrshme, ishin në këmbë dhe na shpëtuan!

August 9, 2026
Nuk ka paqe mes Madridit dhe Romës, autoritetet spanjolle kontrolluan sot 200 mbërritje udhëtarësh nga Italia!

Nuk ka paqe mes Madridit dhe Romës, autoritetet spanjolle kontrolluan sot 200 mbërritje udhëtarësh nga Italia!

August 9, 2026
VIDEO/ Miqësoret e luksit, Arsenali befasohet nga Dortmundi, City i fortë për skuadrën e Simeones, Çelsi bën ‘blof’

VIDEO/ Miqësoret e luksit, Arsenali befasohet nga Dortmundi, City i fortë për skuadrën e Simeones, Çelsi bën ‘blof’

August 9, 2026
Lufta me flakët i merr jetën pilotit dhe anëtarit të ekuipazhit në Utah të SHBA-ve

Ministria e Mbrojtjes përditëson hartën e zjarreve në vend, ka ende vatra aktive: në aksion 227 forca, 3 helikopterë e një avion

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com