• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD, Boçi: Oferta për kritikët e Bashës!

by Java News
30/04/2018 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, shpreh bindjen se, në Kuvendin e PD ditën e djeshme, kritikëve të Lulzim Bashës iu bë një ftestë të pastër bashkuese. Në një shkrim në faqen e tij në Facebook, deputeti demokrat ndan në tre kategori diskutantët e djeshëm, ndërsa shton se, PD përgatitet të vijë në qeveri.
Postimi i deputetit Boçi:
Kuvendi i djeshëm i Partisë Demokratike, deshën nuk deshën kritikët e zemëruar dhe të pazemëruar, ishte një ofertë e pastër bashkuese për të gjithë ata që kritikën e shohin dhe e konsiderojnë si mekanizëm demokratik për të diskutuar dhe dhënë opinione hapur, “në mes të shtëpisë”, pa u keqgjykuar e anatemuar.Gjithçka me dëshirën dhe angazhimin për të ngritur PD në piedestalin e suksesit. Shembujt nuk munguan. Kritika e mirë është si oguri i mirë. Skeptikët, gjykuesit objektivë të fortunave politike, panë qartazi dhe prekën ngritjen reale të PD.

Basha me fjalën e tij nuk la vend për ekuivok e hezitime. PD përgatitet të marrë fatet e vendit në dorë. Starti ka nisur.  Bindja e përhapur tejkaloi sallën e pamjaftueshme të Pallatit. “Fanatikët”, ata që kanë sakrifikuar dhe flijuar shumë gjëra për PD, tejmbushën sallën dhe përputhen dje dëshirën me faktin.

Prekën vërtetësinë dhe seriozitetin e një opozite që shpalosi alternativën dhe moralin politik qytetar. Më shumë se kushdo ata e ndjejnë që ngritja është e pandalshme. Prandaj suksesi i këtij Kuvendi nuk ishte vetëm Statuti i ri, por njëkohësisht mbjellja e bindjes e shpresës së re. Kritikët, skeptikët e “fanatikët” nuk duhet të shkëpusin më zinxhirin e besimit. /ma.me

Next Post
FOTO-LAJM/ Kishte humbur shtëpinë, Policia Bashkiake ndihmon 6-vjeçarin të gjejë gjyshen

FOTO-LAJM/ Kishte humbur shtëpinë, Policia Bashkiake ndihmon 6-vjeçarin të gjejë gjyshen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krimet në Shkodër, zv.ministri: Sot zbulohen 100%, kur ishte Basha ministër vetëm 64%

Bela dhe Halimi 10 vjet ‘non grata’, Lamallari: Vendimi u mor më 17 korrik! Nuk do të lejojmë agjenda kundër Shqipërisë

August 4, 2026
Çmimi i vajit të ullirit pritet të rritet sërish, shkak i nxehti ekstrem

Çmimi i vajit të ullirit pritet të rritet sërish, shkak i nxehti ekstrem

August 4, 2026
Kriza në Ceuta, Spanja: Zona “Schengen” nuk u rrezikua, ministrat e BE vlerësuan reagimin e Madridit

Kriza në Ceuta, Spanja: Zona “Schengen” nuk u rrezikua, ministrat e BE vlerësuan reagimin e Madridit

August 4, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

BE jep 100 milionë euro për Shqipërinë, fokusi te lëndët e para kritike, mjedisi dhe reformat demokratike

August 4, 2026
Nafta bie nën 80 dollarë, shpresat për marrëveshje SHBA-Iran ulin çmimet

Nafta bie nën 80 dollarë, shpresat për marrëveshje SHBA-Iran ulin çmimet

August 4, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Inflacioni dhe turizmi si dilemë për Bankën e Shqipërisë

August 4, 2026
Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

August 4, 2026
Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

August 4, 2026
Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

August 4, 2026
Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com