• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE jep 100 milionë euro për Shqipërinë, fokusi te lëndët e para kritike, mjedisi dhe reformat demokratike

by A R
04/08/2026 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikimi i fundit në Fletoren Zyrtare ka zbardhur detajet e një programi të gjerë bashkëpunimi dhe financimi nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë. Me një buxhet total prej 100 milionë eurosh të planifikuar për periudhën 2025-2027, marrëveshja synon të mbështesë sektorin e lëndëve të para kritike (CRM), mbrojtjen e mjedisit, si dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe institucioneve demokratike në vend.

Zhvillimi i lëndëve të para kritike dhe tranzicioni i gjelbër

Një nga shtyllat kryesore të këtij programi është integrimi i Shqipërisë në zinxhirët industrialë të BE-së për materialet e papërpunuara, të cilat janë thelbësore për tranzicionin e gjelbër. Veprimi parashikon ngritjen e një qendre kërkimore me akses të hapur, standardizimin e të dhënave gjeologjike dhe mbështetjen e inovacioneve teknologjike në sektorin minerar.

Krahas zhvillimit ekonomik, theks i veçantë i kushtohet mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë, duke përfshirë ripërdorimin e mbetjeve minerare.

“Ky veprim do të kontribuojë në arritjen e objektivave klimatike të BE-së dhe të Shqipërisë përmes burimit, përpunimit dhe riciklimit të lëndëve të para kritike në Evropë, si dhe sigurimin e zinxhirëve të furnizimit.”, thuhet në material.

Dokumenti thekson se përpunimi i këtyre lëndëve do të udhëhiqet nga parimi evropian “Mos shkakto dëme të konsiderueshme”, duke zbatuar mekanizma të fortë të mbrojtjes mjedisore.

Fuqizimi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore

Pjesë e rëndësishme e fondeve do të shkojë për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve demokratike dhe mbështetjen e shtresave të cenueshme. Programi synon të rrisë transparencën në menaxhimin e financave publike, të mbështesë lirinë e medias përmes Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe të përmirësojë aksesin në drejtësi.

Gjithashtu, marrëveshja thekson mbështetjen e drejtpërdrejtë për barazinë gjinore, përfshirë buxhetimin e ndjeshëm ndaj gjinisë dhe promovimin e grave në sektorë të dominuar nga burrat, si ai i minierave.

“Kapaciteti i institucioneve demokratike në Shqipëri për të funksionuar në përputhje me parimet e efikasitetit dhe llogaridhënies do të forcohet, duke rritur kështu besimin publik dhe besimin në institucionet demokratike.”, thuhet në dokument.

Buxheti, zbatimi dhe roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit

Marrëveshja e financimit, e cila ka një periudhë zbatimi operacional deri në 72 muaj, do të menaxhohet përmes granteve, prokurimeve të drejtpërdrejta dhe menaxhimit të tërthortë. Shuma prej 100 milionë eurosh është e ndarë në këste vjetore (2025-2027), ku një pjesë e konsiderueshme prej rreth 59.1 milionë eurosh do të zbatohet përmes entiteteve të vlerësuara sipas shtyllave të BE-së.

Një detaj i rëndësishëm i dokumentit është mbështetja e vazhdueshme për reformën në drejtësi, specifikisht për procesin e vetingut, i cili do të monitorohet përmes menaxhimit të tërthortë me Agjencinë Austriake të Zhvillimit (ADA).

“Komisioni autorizon që shpenzimet e kryera, në kuadër të mbështetjes për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të njihen si të pranueshme që nga data 1 shtator 2025, për shkak të natyrës së tyre sensitive dhe prioritetit të lartë.”, theksohet në dokument.

Për të garantuar transparencën dhe llogaridhënien, Bashkimi Evropian ka parashikuar mekanizma të rreptë të monitorimit të jashtëm, auditimit dhe vlerësimit të performancës gjatë gjithë ciklit të zbatimit të këtij plani veprimi.

Next Post
Kriza në Ceuta, Spanja: Zona “Schengen” nuk u rrezikua, ministrat e BE vlerësuan reagimin e Madridit

Kriza në Ceuta, Spanja: Zona “Schengen” nuk u rrezikua, ministrat e BE vlerësuan reagimin e Madridit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 months ago

    Per komandantin 100.000.000 euro,jane nji shume e vogel,para miliardave te tije,e ortakve te pasur te tijte..Per nji kohe te shkurter u gjene vendin, kulla e resorte,me te quajturit invesitor strategjik.Ne te vertete jane invesitor hajdute,te parave taksa paguesve e pronave publike.Me synim bregdetin,ne zonat e mbrojtura.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In