Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, tha se sulmet e fundit të Izraelit në Gaza, që shkaktuan “rënien e më shumë se 30 dëshmorëve”, ishin “një përpjekje për të përshkallëzuar dhe për të penguar zbatimin” e një plani paqeje.
“Është e qartë për komunitetin ndërkombëtar se kush po pengon zbatimin e marrëveshjes. Përgjegjësia e plotë bie mbi anën izraelite”, deklaroi al-Ansari.
Lidhur me okupimin e Gazës nga Izraeli, ai theksoi se “ne mendojmë se Izraeli duhet të tërhiqet nga të gjitha tokat që okupon, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ky okupim nuk mund të justifikohet nga asnjë situatë aktuale apo e kaluar e sigurisë.”











