• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncimi/ A po vazhdon ende të mbillet Kanabisi në kohë pandemie?!

by Java News
13/07/2020 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak muaj më parë Ministri i Brëndshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar në një studio televizive se i gjithë vendi është i monitoruar përsa i përket kultivimit të hashashit.

Ai cilësoi se ministria që drejton ka evidentuar me harta vendet se ku është mbjellë apo tentohen të mbillet dhe policia është në gatishmëri për asgjësimin e tij.

Por pavarësisht deklaratave mediatike dhe masave shtrënguese në vendin tonë mbillet ende hashash. Pikërisht një parcelë të tillë me plot 150 rrënjë kanabis evidentoi emisioni Fiks Fare në mbrëmjen e së hënës. Një parcelë e cila ‘lulëzonte’ as 500 metra larg fshatit Gallat në rrethin e Kurbinit.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një telefonatë ku thuhej se në fshatin Gallat të Kurbinit kultivohej kanabis. Mënjehërë gazetarët filluan vëzhgimin në terren ku jo më shumë se dhjetë minuta në këmbë nga qendra e fshatit hasën një parcelë me 150 rrënjë kanabis. Fiks Fare solli pamje ekskluzive nga kjo parcelë, ku bimët kapnin lartësinë nga 20 deri në 40 cm mbi tokë.

Persona ende të paidetifikuar duket se kishin nisur përgatitjen për të mbjellë kanabisin muaj më parë. Fillimisht ata kanë mundur të presin pyjet e rrethuar vendin. Më pas duket se janë kujdesur për të siguruar ujin, duke ndërtuar një rezervuar me plasmas dhe ujin e kishin marrë nga një burim aty pranë.

Tokën për të ndërtuar parcelën kultivuesit e kishin studiuar mirë, pasi zona ishte e dendur me pyje e cila mundësonte vështirësi për t’u pikasur nga ajri me drone apo mjete të tjera. Parcela prej 150 rrënjësh kanabis ishte e vendosur mbi fshatin Gallat, e për ironi të fatit mbi lagjen ku edhe banonte kryeplaku i fshatit, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësi për sipërfaqen e territorit që administron, përveç strukturave të tjera siç është policia apo edhe inspektorët e pyjeve.

Pak kohë më parë në një raport të Agjencisë për Monitorimin e Drogave dhe Europol, parashikohej se në Shqipëri do të rritet kultivimi kanabisit gjatë 2020 si pasojë edhe e angazhimit të policisë më masat anti-Covid.

Next Post
Një verë e artë për të rizbuluar… Shqipërinë!

Një verë e artë për të rizbuluar… Shqipërinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfehet William, tregon dhuratën më të shëmtuar që i ka bërë Kate

Edhe në Pallatin Mbretëror ka punë shtëpie: Ja si ndahen detyrat mes Kate dhe William

October 5, 2026
Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

October 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi për nesër, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

October 5, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Ekzekutivi në konflikt interesi”- Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 5, 2026
Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

October 5, 2026
Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

October 5, 2026
Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

October 5, 2026
Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari nga Shkodra i dënuar me 26 vite burg, ja akuza e rëndë

October 5, 2026
“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

October 5, 2026
Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com