• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Del para Gjykatës efektivi Ludian Zaimi/ Vrau kolegun me armën e shërbimit në komisariat

by
26/05/2022 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Del sot para Gjykatës efektivi Ludian Zaimi që vrau me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasin në komisariatin numër 3 në Tiranë. Oficeri 25 vjeçar i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, iu vunë prangat nga kolegët me akuzën e vrasjes me paramendim. Efektivi 25 vjeçar me origjinë nga Skrapari, qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun 30 vite më të madh se ai, Çaush Saliasin.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta para se efektivët e komisariatit numër 3 të merrnin shërbimin e turnin të tretë. Referuar dëshmisë dhënë nga autori, 25 vjeçari Ludian Zaimi, ai i është drejtuar kolegut 55 vjeçar me fjalët “Hë si do e lëmë ne”. Kjo me argumentin se prej kohësh kishin debate.

Por, pikërisht në këtë moment, efektivi Çaush Saliasi ka thënë se do të rregulloheshin dhe sapo ka kthyer shpinën është qëlluar me armë nga Ludian Zaimi. Zyrtarisht, hetuesit shprehen se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.

Gjatë marrjes në pyetje, efektivi 25 vjeçar ka treguar se prej kohësh bullizohej nga kolegu Saliasi.

“Isha shumë i mërzitur. Prej kohësh më shante dhe këtë gjë e bënte përherë. Në disa raste edhe pa arsye. Edhe kur të dy ishim në të njëjtin shërbim më thoshte ‘qorr’. Ishte mbushur kupa dhe në atë çast nuk durova më, pasi kisha akumuluar prej kohësh. Nuk e di çfarë ndodhi më pas”.

Për debatet e vazhdueshme, Zaimi nuk kishte bërë ankesë tek eprorët apo te komandanti. Por, në komisariat shumë kolegë i dinin konfliktet e tyre.

Në pyetje grupi hetimor mori edhe efektivët e policisë, që në momentin që ndodhi ngjarja ishin dëshmitarë okularë. Ata kanë pohuar se nuk kishin mundësi parandalimi, pasi Ludian Zaimi kishte nxjerrë direkt armën dhe u kishte thënë “Ulni kokat ju të tjerët” dhe menjëherë kishte shtënë.

Burime bëjnë me dije për ABC se në banesën e autorit u gjetën disa medikamente kundër depresionit, që sipas familjarëve i përdorte prej disa muajsh Ludian Zaimi.

/e.d

Next Post
Skandali me festat “Bunga Bunga”/ “Minorenia” Ruby që mund të marrë më qafë Berluskonin në moshën 85-vjeçare

Skandali me festat “Bunga Bunga”/ "Minorenia" Ruby që mund të marrë më qafë Berluskonin në moshën 85-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 24, 2026
NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

July 24, 2026
Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Tragjedia në Roskovec, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

July 24, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

T’u flasësh “Flamingove” që të dëgjojnë socialistët!

July 24, 2026
Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

July 24, 2026
“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

July 24, 2026
“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

July 24, 2026
Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

July 24, 2026
Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In