• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati/ Deputetja Dhimitri: Ka patur kriminelë me uniforma policie; Lleshaj: Këto dyshime paraqitini diku tjetër

by Ardit Rada
04/06/2020 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga foltorja e Kuvendit, në interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, deputetja e opozitës Fatjona Dhimitri bëri deklaratën e fortë se në aksionin për shembjen e Teatrit Kombëtar ka patur kriminelë të veshur me uniforma policia, prandaj dhe nuk kishin numër identifikimi.

Mes të tjerash ajo tha se edhe në rastin e vrasjes së Laçit, autorët ishin veshur me uniformë policie.

Ndërkohë që ngriti dhe pikëpyetje për pjesëmarrjen e forcave RENEA në operacion.

“Shifeni! E ke parë patjetër që e ke parë (Tregon fotot nga protestë). Këto për ju nuk janë akte dhune, por janë thjesht episode kalimtare. Shikojini këto foto, policët janë pa numra, dhe qytetari vetëm mbrohet me duar se po e qëllojnë në kokë. Sa për ato deklaratat patetike për heqjen e kapeleve, në SHBA policët kanë lënë detyrën dhe janë rreshtuar me qytetarët. Po ju bej me dije se dhuna është e ndaluar me ligji, por ju keni thënë se dhuna është monopol i shtetit dhe bëhet gjithmonë nga Policia në dobi të qytetarëve. Kam kërkuar të gjithë numrat e identifikimit dhe emrat e policëve që kanë marrë pjesë në protestën e 17 majin, por nuk më kthyer përgjigje. Nuk e dimë akoma nëse në protestë kanë marrë pjesë policë apo kanë qenë të infiltruar nga struktura kriminale. Edhe në vrasjen në Laç, vrasësit me uniformë policie ishin, kjo nuk na duket ndonjë çudi. Forcat RENEA përdoren për raste pengmarrjesh. Po cilët ishin pengmarrësit në këtë rast? Artistët? Raportorët? Apo qytetarët. Pengmarrësit jeni ju zoti ministër, pasi po merrni peng historinë dhe po e shembni kulturën demokratike të një populli. A jeni ju i informuar për procedurat e shembjes së teatrit nëse po, na vini në dispozicion ne deputetëve, datën, vendimet, dhe procedurat e ndjekura?!”, tha Dhimitri.

Ndërkohë, i menjëhershme ishte dhe reagimi i ministrit Sandër Lleshaj, i cili pohoi se për këto deklarata që bëri Dhimitri, dhe hijet e saj të dyshimit, duhet t’i drejtojë në prokurori.

“Ju nuk kishit pyete, se dhatë përgjigje. Ju mbani versionin tuaj dhe shijojeni. Fjala juaj ishte një procedurë që e bëjmë me policët, para se të nisin shërbimin. Ju falënderoj që e bëtë këtë gjë, dhatë informacione. Ju falënderoj. Folët për dyshimet tuaj se brenda radhëve të policisë ka pasur persona kriminel, që janë veshur me uniformat. Mbajini këto dyshime, dhe duhet ti paraqitni duku tjetër, atje ku quhet Prokurori. nëse dyshoni, trokisni atje dhe do gjeni përgjigjen e duhur. Këta mund të qenkëshin dhe policë. Apo çdo kriminel që ka një ngjyrë të errët, mund të ngatërrohet dhe me ne. Kjo është jashtë fushës time që të merrem me arsyetime të tilla. Doni t’ju vëmë targë dhe qytetarëve. Numri i identitetit nuk është standard në botë. Ai vlen kur është individualisht në shërbim. Nuk është standard i detyrueshëm në koncept ndërkombëtar. RENEA ka qenë aty pasi ka pasur nevojë pasi kishte aludime se do përdorej forcë. Ndaj RENEA, ka bërë verifikim të godinës, për të parandaluar rrezik për qytetarët e përfshirë në këtë fakt.”, -pohoi Lleshaj.

/e.rr

Next Post
Deputeti ‘donzhuan’ largohet nga grupi demokrat: S’do merrem me by**lëpirjet për përfitime personale

Deputeti 'donzhuan' largohet nga grupi demokrat: S'do merrem me by**lëpirjet për përfitime personale

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Edi Rama tha nuk ka patur RENEA aty?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

August 29, 2026
Lejuan kultivimin e kanabisit, përjashtohen nga policia 3 efektivë, në hetim 11 të tjerë

Mbushën pyjet e Fushë-Arrëzit me hashash, arrestohen 2 persona! Kultivuan qindra bimë narkotike në 15 parcela

August 29, 2026
Presidenti Pezeshkian: Kush është Trump që të na mohojë të drejtat bërthamore?!

Presidenti i Iranit mesazh homologut Trump: Shmange krijimin e trazirave, dialogu mund të zgjidhë problemet!

August 29, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

HARTA e zjarreve në vend, vijon lufta me flakët në Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 12 vatra, 4 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

August 29, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë!”- Gara për Kryeprokurorin, ‘plas’ në KLP, sherri mes anëtarëve shtyn mbledhjen për 5 kandidaturat: Ti ke probleme me formimin…!

August 29, 2026
A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

August 29, 2026
I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

August 29, 2026
“Wembley” njeh sot finalistin e parë, Champions League gati për spektaklin e supersfidës PSG-Dortmund

Zbardhet kalendari i Champions League, sezoni nis me Real Madrid-Inter! Ndeshjet në grupe nga 8 shtatori deri më 27 janar

August 29, 2026
BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com