• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Çfarë i thashë gruas tënde…” Debatet e ashpra mes grupit të Shullazit e biznesmenit Beqja

by A R
05/07/2017 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë seancës së pytjeve të biznesmenit Ylvi Beqja dhe grupit të Emiljano Shullazit, të cilët akuzohen për gjobëvënie, ka dalë edhe një detaj tjetër.

Endrit Zela është shprehur se Beqja është kërcënuar nga një prokuror i Krimeve të Rënda dhe për këtë ka shkuar të kërkojë ndihmë te Shullazi, raporton Panorama.

Por sipas biznesmenit kjo është një fantazi e grupit të Shullazit.

Shullazi, gjykatës: Po mirë, të na përgjigjet Prokuroria atëherë. A kemi ardhur të sqarohemi këtu? Si qenka kjo, ky akuzon dhe pastaj s’i kujtohet. E mbyllim gjyqin fare, pra. Se media u shqye duke thënë i penduari. Ça i penduari është ky. Kjo është pendesa, s’më kujtohet, s’më kujtohet?

Kryesuesi Prendi: Dëshmitari nuk është i detyruar të përgjigjet. Ai gëzon cilësi të veçanta, pasi nuk po pyetet si dëshmitar i thjeshtë, por si një person i bashkëpandehur në një procedim të lidhur. Është e drejta e tij të mos përgjigjet për pyetjet, për të cilat nuk do të përgjigjet.

Shullazi: Ky vjen dhe akuzon e tani nuk përgjigjet. Ça ligji është ky kështu?

Kryesuesi: Ju risqaroj që për shkak të cilësive të veçanta, ka të drejtën të mos përgjigjet.

Shullazi, Beqjes: The që me ke dhënë 400 mijë euro. Ku i ke marrë?

Beqja: Kam pasur lekë më vete, të miat. Kam marrë dhe nga një llogari në bankë.

Shullazi: Çfarë llogarie?

Beqja: Ky po intimidon. Unë nuk tregoj llogari të tjera bankare, se kam frikë se më vënë gjobë prapë.

Shullazi: Sa lekë më ke dhënë kesh?

Beqja: Rreth 400 e ca mijë euro. Ky vazhdonte kërkonte. Pastaj kam firmosur çek.

Shullazi: Kur çohem unë dhe prokurori në këmbë para gjykatës, duhet të çohet dhe ky në këmbë. Ky ia ka pirë lëngun gjykatës.

KERCENIMI i QYQES

Endrit Qyqja: Çfarë kam bërë unë?

Beqja: Unë gjykatës i vë në dispozicion çeqet që kam tërhequr. Endrit Qyqen e kam marrë në telefon dhe i thashë të më takojë. Ai më tha “vij për 10 minuta”. Erdhi bashkë me Endri Zelën. i thashë që Prokuroria më ka bllokuar pronën. i thashë që për 10 për qindëshin e parë jua kam dhënë 500 mijë euro. Do ju plotësoj 700 mijë euro dhe tërhiquni nga prona. Këta më thanë “atë pronë do ta gëzojë vetëm Mili” dhe “ne hedhim në tokë më të mirin”. Pasi u ndamë, ua thashë edhe njëherë në telefon të njëjtën gjë. U thashë tërhiquni nga prona se ‘do jem unë halli juaj’, pasi do u drejtohem organeve.

Endri Zela: Si jemi njohur bashkë?

Beqja: S’kemi pasur njohje.

Zela: Të kam bërë ndonjëherë presion unë ty?

Beqja: Atë ditë, kur ishin bashkë, ti e dëgjove ç’tha ky dhe më the “Po, ke ndonjë kundërshtim?”.

Zela: Më ke thënë ndonjëherë që ndihesh i kërcënuar, që të kanë kërcënuar?

Beqja: Këta (të pandehurit) ishin kërcënuesit.

Zela: Si qenkemi ne kërcënuesit? Ne ishim kërcënuesit dhe ti na merrje për të kërkuar ndihmë nga kërcënimet?! Jemi takuar ndonjëherë te “M…”? Nuk më ke thënë që ndihesh i kërcënuar nga një prokuror i Krimeve të Rënda?

Beqja: Nuk ka ndodhur. Është fantazi.

(Ndërhyn Qyqja nga vendi: T’i na çave telefonin, duke kërkuar ndihmë).

Zela: Çfarë i kam thënë unë gruas tënde?

Beqja: Nuk më kujtohet.

/a.m.

Next Post
Kreu i Nea Demokratia greke uron Ramën: I gatshëm të bashkëpunoj me ju!

Kreu i Nea Demokratia greke uron Ramën: I gatshëm të bashkëpunoj me ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

October 7, 2026
Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com