• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë hamë sot në Shqipëri kur nuk prodhojmë dot as hudhra 

by Auron Tare
06/10/2025 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Auron Tare  

Ky është një dyqan normal në një nga lagjet historike të Gjirokastrës. 

E pyeta të zotin cfarë prodhimesh ka nga fshati? 

Po ja më tregoi me gisht shikoji vetë – Përveç spinaqit asgjë nuk është e jona. Janë bërë perimet si turistë. 

Hudhrat nga Kina 

Patllixhanet nga Bullgaria 

Portokalle Greke 

Gështenjat Greke 

Arrat greke 

Kumbullat e mëdha italiane, të voglat maqedonase. 

Pjeshkët Italiane 

Shegët Turke 

Aaa prit – i thashë kur mbaroi së numëruari, patatet dhe qepët janë tonat. 

Jo – më tha vijnë nga Gjermania 

Nuk ka mundësi i thashë – Kolonja është mbushur me patate dhe qepë. 

Jo jo gjermane i ke më tha. Vijnë më lirë se tonat. Zotëria që shiste në dyqan dukshëm një person i lexuar me një psherëtimë të gjatë vazhdoi më tej. 

E di kur ka marrë ferra uratën në këtë vendin tonë? Kur fshatarët vijnë këtu dhe blejnë një thes me patate gjermane apo një varg qepësh. E kupton ku jemi katandisur? Të vijë fshatari tek unë të blejë patate nga Gjermania. 

Jemi më keq se në kohën e dikurshme kur vinin fshatarët dhe blinin bukë gruri në qytet. 

Në fakt përtej dëshpërimit të një qytetari normal në një qytet si Gjirokastra një situatë e tille në bujqësi është tejet alarmante. 

Ne sot jemi një shoqëri që jo vetëm nuk prodhojmë më asgjë në fushën e bujqësisë, por konsumojmë në përgjithësi produkte të ardhura nga jashtë. 

Tregu ynë i mbushur me prodhime që shkëlqejnë nga dylli dhe kimikatet që kanë për t’i rezistuar kohës, tregojnë degradimin e bujqësisë e cila përtej rrezikut të madh shëndetësor ka një kosto shumë të lartë ekonomike. Valuta e futur tek ne nga turizmi në fakt del jashtë për të blerë prodhimet ushqimore të cilat futen në treg për të ushqyer numrin e turistëve që vijnë në vend. 

Ndërkohë një bujqësi e fortë jo vetëm do të siguronte një kualitet në prodhimet tona të cilat do të mbështesnin të gjithë sektorin e turizmit duke mbajtur valutën në vend. 

Sigurisht një koncept shumë i thjeshtë për t’u kuptuar por i pa administruar deri më sot. 

Përtej mburrjes me numrin e lartë të turistëve që vizitojnë vendin, askush nuk flet dhe nuk mban përgjegjësi se përse sot bujqësia jonë nuk prodhon dot as hudhra. Të cilat vijnë nga Kina natyrisht. 

 

 

Next Post
VIDEO/ “Jemi nën kërcënim të vazhdueshëm”, banori përlotet për gjyqtarin: Vdiq për ne…

VIDEO/ “Jemi nën kërcënim të vazhdueshëm”, banori përlotet për gjyqtarin: Vdiq për ne…

Comments 1

  1. Qerem Ashiku says:
    12 months ago

    Auron, Kujdes bythën nga specat djegës të Kukës, nga patlixhanat e Roskovecit, nga kungulleshkat e Dvoranit, dhe nga kastravecat e gjithë Myzeqesë.
    U la ngelur qejfi hudhrave të Rrogozhinës.
    Prandaj, vër në bythë, një llamarinë si mbrojtie.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfehet William, tregon dhuratën më të shëmtuar që i ka bërë Kate

Edhe në Pallatin Mbretëror ka punë shtëpie: Ja si ndahen detyrat mes Kate dhe William

October 5, 2026
Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

October 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi për nesër, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

October 5, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Ekzekutivi në konflikt interesi”- Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 5, 2026
Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

October 5, 2026
Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

October 5, 2026
Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

October 5, 2026
Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari nga Shkodra i dënuar me 26 vite burg, ja akuza e rëndë

October 5, 2026
“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

October 5, 2026
Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com