• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Celibashi kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor: Të sanksionohet ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet

by E S
28/07/2026 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë propozime për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve administrative në zgjedhje. Në tryezën teknike të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, kërkoi ndryshime në Kodin Zgjedhor për të forcuar ndarjen mes shtetit dhe partisë në pushtet.

Keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe shkrirja e vijës ndarëse mes shtetit dhe partisë në pushtet, të evidentuara si problematikat kryesore në raportin e fundit të OSBE/ODIHR-it, kërkojnë një adresim të menjëhershëm. Ky është vlerësimi i kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Ai kërkon që reforma e ardhshme zgjedhore të forcojë garancitë ligjore në këtë drejtim dhe u paraqet palëve politike pesë propozime konkrete. I pari është përcaktimi i qartë në Kodin Zgjedhor i nocionit “burime administrative dhe/ose shtetërore”.

“Ky nocion duhet të përfshijë fondet publike, asetet publike, automjetet shtetërore, ndërtesat publike, personelin e administratës, sistemet elektronike të institucioneve, bazat shtetërore të të dhënave, faqet zyrtare të institucioneve publike dhe funksionarëve, platformat institucionale në rrjetet sociale, fushatat e komunikimit publik, aktivitetet ceremoniale, programet publike dhe çdo autoritet tjetër institucional që rrjedh nga ushtrimi i funksionit publik. Një përkufizim i tillë duhet të vendoset drejtpërdrejt në Kodin Zgjedhor dhe jo të jetë pjesë e akteve nënligjore”, tha Ilirjan Celibashi.

Celibashi kërkon gjithashtu që Kodi i ri Zgjedhor të sanksionojë qartë parimin e ndarjes mes shtetit dhe partisë në pushtet.

“Në shumë vende të OSBE-së ky është një parim me vlerë kushtetuese ose ligjore. Edhe në legjislacionin shqiptar duhet të ecet në këtë drejtim. Një dispozitë e tillë do të shërbente si normë bazë mbi të cilën do të ndërtohej i gjithë sistemi i kontrollit administrativ” shtoi ai.
Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikon një moratorium katërmujor për ndalimin e promovimit të disa veprimtarive publike që mund të krijojnë avantazh për partinë në pushtet, Celibashi kërkon që kufijtë e këtyre aktiviteteve të përcaktohen edhe më qartë.

“Të përcaktohet qartë se gjatë periudhës zgjedhore, përveç rasteve të domosdoshme për interes publik ose emergjencave, nuk lejohen inaugurimet e veprave publike, ceremonitë promovuese të investimeve publike, aktivitetet për prezantimin e projekteve të reja të financuara nga buxheti i shtetit, shpallja e skemave të reja të subvencioneve apo granteve, si dhe shpërndarja ceremoniale e akteve administrative individuale, kur kjo nuk diktohet nga detyrime ligjore ose afate të pashmangshme. Gjithashtu, duhet të ketë parashikime që ndalojnë publikimin e veprimtarisë së institucioneve publike gjatë një periudhe të caktuar, me përjashtim të rasteve kur kjo ka për qëllim informimin e publikut për një çështje konkrete” tha kreu i KQZ-së

“Nuk ka pse të mediatizohen në çdo formë inspektimet e punimeve publike, edhe kur ato janë vërtet të tilla” shtoi ai.

Celibashi propozon gjithashtu një rregullim të posaçëm për komunikimin institucional në faqet zyrtare të institucioneve, rrjetet sociale, fushatat publike të komunikimit, materialet audiovizive të financuara nga fondet publike dhe komunikimin dixhital institucional, pasi sipas kreut të KQZ-së, është shndërruar në formën më të sofistikuar të përdorimit të burimeve administrative.

Next Post
Ariana Grande nis betejë ligjore kundër hakerëve që vodhën dhe tregtuan materialet e saj të pabotuara

Ariana Grande nis betejë ligjore kundër hakerëve që vodhën dhe tregtuan materialet e saj të pabotuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In