Nga Hamdi Jupe
Nuk po i duket fundi luftes se gjykatesve e prokuroreve per rritjen e rrogave te tyre, edhe pas miratimit te ligjit perkates nga Kuvendi i Shqiperise. Ata e çuan çeshtjen prape ne Gjykaten Kushtetuese, sikur kjo te mos kishte pune tjeter, por te merrej vetem me rrogat e tyre per muaj me radhe.
Deri tani ata, gjyqtaret dhe prokuroret, bashke me shoqatat e tyre, i kane zgjidhur te gjitha çeshtjet e tjera te drejtesise shqiptare; e kane ndare me “peshoren e drejtesise” te drejten nga e shtrembra; i kane zgjidhur me “konsensus” te plote konfliktet e tyre me avokatet per çeshtjet e transparen çes se gjyqeve; e kane kenaqur pra popullin e tyre me drejtesi te pafund. Nuk gjen dot asnje njeri sot ne Shqiperi qe te thote nje gjysme llafi te keq per gjykatesit e prokuroret, qofte larg!
Tani u ka mbetur pa u zgjidhur (ashtu siç e duan ata) vetem problemi i rrogave te tyre te vogla shumemilioneshe. Per kete arsye kane vendosur t’u hapin lufte frontale edhe njehere tjeter ne Gjykaten Kushtetuese njeherazi Parlamentit, qeverise dhe Presidentit te Republikes , te bindur se e drejta e kulluar eshte vetem me ta. Nderkohe, 500 mije pensioniste shqiptare e kane pensionin me pak se 200 Euro ne muaj.
Ne keto rrethana aspak premtuese per daljen me “paqe” nga ky konflikt absurd, kur nuk pin me uje as dialogu i kerkuar nga qeveria, mbeten vetem dy zgjidhje te situates me “duar te pastra” per problemin. E para: Gjykata Kushtetuese t’u thote atyre, gjykatesve dhe prokuroeve pra: Une nuk merrem me me kete pune. Çfare kisha per te thene e thashe para 7 muajsh. Me kaq mbyllet puna ime me rrogat. Nuk jam une shefi i llogarise i ndermarrje qe quhet Shqiperi. Jam Gjykate Kushtetuese. Une nuk mund te dal mbi parlamentin i cili eshte autoriteti i vetem qe miraton “kuleten” e parave ne Shqiperi ne ate qe quhet Buxheti i Shtetit. Dhe parlamenti foli qarte me 84 vota per kete problem.
Per me shume, t’u thote Gjykata gjykatesve dhe prokuroreve, lexo Kushtetuten. Neni 2, fraksion 1: “Sovraniteti ne Republiken e Shqiperise i takon popullit. (jo Gjykates Kushtetuese. H.J) Neni 2, fraksion 2: Populli e ushtron sovranitetin nepermjet perfaqesuesve te tij (kupto: deputeteve) ose drejtpersedrejti (kupto me referendum)
Keshtu Gjykata Kushtetuese do te vriste tre zogj me nje gur. E para, do te ruante nderin dhe autoritetin e vet, nga rreziku i kthimitt e saj ne nje institucion bakallesh. E dyta do t’i shpetonte ketij populli nja 20 milione Euro qe do te harxhoheshin per nje referendum ne thelb te panevojshem. E treta, do ta linte popullin e vet me nje dhimbje koke me pak prej “tam – tameve” referendare gati dy –mujore. Kjo do ta nxirrte Gjykaten Kushtetuese me faqe te bardhe nga ky siklet i “sokakut te marreve” (toponim nga Gjyrokastra ky) ku po kerkojne ta fusin.
Rruga e dyte: organizimi (i detyruar) i referendimit kombetar per rrogat me pyetjen e thjeshte: A jeni dakord ju, te dashur atdhetare, qe rroga me e larte ne Republin e Shqiperise te jete ajo e Presidentit te Republikes dhe jo ajo e gjykatesve dhe prokuroeve? Ose di çka tjeter e tille. Mazhoranca i ka ne dore te gjtha “veglat” per te bere kete brenda tridhjete diteve: Edhe Kuvendin, edhe qeverine, edhe Presidentin. Çfare duhet tjeter? Ne vitin 1994 Berisha e organizoi referendumin kombetar brenda 26 ditesh. Referendumi do te ishte “ çelesi i arte” qe do t’i vinte kapak floriri per nja tridhjete vjetet e ardhshme sherrit per rrogat e gjykatesve dhe prokuroeve. E thote Kushtetuta (Lexo me lart)
Shqiperia ka pervoje ne fushen e referendumeve. Jane tre te tille ne shkalle vendi deri tani, perkatesisht ne vitin 1994 per kushtetuten, ne vitin 1997 per formen e regjimit dhe me 1998 po per Kushtetuten. Ne rastin e tanishem gjyqtaret dhe prokurorret do te kishin mundesine fatlume te dilnin ne fushate e t’i benin thirrje popullit qe te votonte per rrogat e tyre, te gjykatesve dhe prokuroreve pra ne referendum. Dhe populli do te shkonte te votonte me dashuri te madhe per ta, ashtu siç votonte per gjyqtaret edhe ne kohen e Enverit, qe ne oren gjashte te mengjesit, pa u zbardhur mire dita. Veçanerisht ata 500 mije pensionistet qe e kane pensionin me pak se 200 Euro ne muaj.
Ne referendumin e vitit 1994 gati 100 mije vota dolen te pavlefshme, sepse votuesit kishin shprehur “dashurine” e tyre te pakufishme per pushtetin, duke shpalosur ne fletet e votimit te gjithe fjalorin pezhorativ te gjuhes se pasur shqipe, qe nga koha e origjines indo – evropianishte te saj, per shefin e referendumit, Berishen dhe qeverine e tij te kohes. Eshte mire te nxirren mesime nga historia jone e re demokratike ne fushen e referendumeve. Sipas sondazheve sotme te mediave, mbi 70 perqind e shqiptareve nuk e miratojne marrezine e rrogave te gjyqtareve dhe prokuroreve, kur rroga e kryetarit te Gjykates se larte shkon te 9000 euro ne muaj e kerkon edhe me tej.
Ne kete rast te referendumit edhe Gjykata Kushtetuese nuk do te shpetonte dot pa “u lagur” me veprimet e saj, pas rezultatit te qarte qe tani te tij, ende pa u zhvilluar.











