Një zjarr ka rënë në ambientet e jashtme të një pallati në Lushnje, duke shkaktuar panik te banorët e godinës.
Si pasojë e temperaturave të larta, është thyer xhami i garazhit të pallatit, ndërsa tymi ka depërtuar brenda ambienteve. Situata ka alarmuar banorët, të cilët kanë nisur të nxjerrin automjetet nga garazhi.
Nga nxehtësia ka plasur edhe tubi i ujit që furnizon pallatin.











