Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë fjalën gjatë samitit të OKB-së, ku është ndalur veçanërisht te tensionet në Lindjen e Mesme dhe përballja me regjimin e Iranit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se SHBA-të kanë ndërmarrë veprime konkrete për të zgjidhur sfidat globale dhe për të garantuar një botë më të sigurt.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka marrë fjalën e tij në samitin e OKB-së, duke u ndalur gjerësisht te lufta në Iran dhe konflikti në Lindjen e Mesme: E gjithë bota është ngritur nga forca shpirti, energjia e rinovuar dhe shumë e fuqishme e SHBA.
Ndërkohë që ecim me shpejtësi për të adresuar problemet, ne kemi ecur me shpejtësi shumë të madhe për të rifomatuar botën dhe për të zgjidhur problemet. Është koha që ta bëjmë këtë botë më të zhvilluar, më të sigurt për fëmijët tanë, duhet të bëjmë më shumë përparim. Nuk kam folur, por kam vepruar më shumë. Kam bërë paqe, ndërkohë që të tjerët kanë injoruar kërcënimet, kurse unë i kam përballur ato. Ne po zgjidhim sfida dhe po mbyllim punë të pambyllura”, tha Trump.
Duke akuzuar regjimin iranian për dekada dhune, krimi dhe destabilizimi në rajon, ai përsëriti vendosmërinë e tij se Teherani nuk do të lejohet kurrë të posedojë armë bërthamore.
Trump vuri në dukje se pas refuzimit të dialogut nga ana e Iranit, ndërhyrjet e SHBA-ve i dhanë goditje të rënda fuqisë ushtarake dhe ekonomike të këtij regjimi.
Ai nënvizoi se veprimet e administratës së tij kanë shkatërruar kapacitetet ushtarake iranianë dhe e kanë çuar ekonominë e tyre drejt rrënimit me inflacion galopant. Në përmbyllje të mesazhit të tij, ai siguroi se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të mbyllur çështjet e pambyllura dhe për të mbrojtur paqen globale.
“Për 51 vjet regjimi fanatik iranian, ka sunduar përmes krimit, kaosit dhe dhunës në të gjithë Lindjen e Mesme dhe kanë qenë bullizues të Lindjes së Mesme, por nuk është gjë. Kam thënë që Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore. Që kur mora detyrën tentova të dialogoj, por ata refuzuan.
Regjimi vazhdoi që të ndërtojë masivisht raketa, ishte e mundur që të sulmohej Europa. Iranin e shkuan drejt bombës bërthamore. Nëse do të ishte i lirë, ky regjim do të ishte i lirë që të përhapte terror ngado. 13 shtatori që vrau 3 mijë njerëz, ishte një kohë shumë e keqe. I njëjti regjim që vrau qytetarët e vet këtë vit, 10 mijë u vranë për shkak të protestave. Ishte një regjim që kur ishte në pushtet ndërmerrte akte terroriste.
Ne i kemi ofruar Iranit shansin për një marrëveshje, për çfarëdo që të përballemi. Ne shkatërruam forcën e tyre detare dhe ajrore, raketat e dronët kanë ikur. Ekonomia e tyre ka ikur. E vetmja gjë që nuk ka ikur është inflacioni që po shkatërron vendin e tyre”, shtoi Trump.











