• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Bukoshi merret në pyetje lidhur me milionat e “Tre përqindëshit”

by Aalison Pearse Stevens
31/08/2016 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, që është i dyshuari kryesor për keqpërdorime me Fondin e Republikës së Kosovës të njohur si “tre përqindëshi”, është marrë në pyetje në Drejtorinë e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës. Lajmin për intervistimin e Bukoshit e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha.

“Bukoshi është ftuar në Policinë e Kosovës për të sqaruar disa informata lidhur me veprimtarinë e UFORK-ut në Kosovë,” ka thënë shkurt avokati Berisha. Vetë Bukoshi ka refuzuar të komentojë lidhur me intervistimin e tij.

Fondi i Republikës së Kosovës ishte krijuar në vitet e 1990-ta për të përkrahur institucionet “paralele” të Kosovës në atë kohë, si arsimi e shëndetësia. Fondi ka qenë një Organizatë Joqeveritare e regjistruar në New-Ulm të Republikës Federale Gjermane.

Themelues dhe nënshkrues të statutit ishin: Bujar Bukoshi, Pjeter Coli, Isa Mustafa, Shaban Bobaj, Muhamet Bicaj dhe Begi Mazelxhin.

Pas përfundimit të luftës, Isa Mustafa, që në atë koha ka shërbyer si ministër i Financave, ka thënë se nga ky fond pasluftës kanë mbetur pa shpenzuar rreth 50 milionë marka.

Siç transmeton RTK, Insajderi ka raportuar në shkurt të këtij viti se edhe në vitet 2006-2011, qindra mijëra euro janë tërhequr nga fondi i 3 përqindëshit.

Shuma prej 512 mijë e 936 eurove është nxjerrë nga bankat jashtë vendit nëpërmjet 16 transaksioneve të dyshimta.Bukoshi e ka pranuar se janë kryer këto transaksione, por nuk ka sqaruar se për çfarë qëllimesh.

Disa ditë pas raportimit të Insajderit, Prokuroria Speciale pati nisur hetime ndaj tre personave, përfshirë këtu edhe Bukoshin.

Për më tepër, hetimet për këtë fond janë shtrirë edhe në Shqipëri.

Prokuroria e shtetit në Shqipëri, me kërkesë të autoriteteve kosovare, po ndihmon në zhvillimin e hetimeve ndaj Bukoshit lidhur me keqpërdorimet e mundshme në Fondin e Tre Përqindëshit. Në këtë hetim, përveç Bukoshit janë të përfshirë edhe Naser Osmani e Atdhe Gashi, ish-këshilltar i Bukoshit, pwrgatiti Koha. (b.an)

Next Post
SHBA / Arrestohet… Vladimir Putin!

SHBA / Arrestohet… Vladimir Putin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com