• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Buka e gojës” dhe “ndërrimi i bravave”, zbardhen debatet e Ramës me rektorin Koni

by A R
14/02/2018 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dëgjuar sot shqetësimet e ngritura nga Rektori i Universitetit të Tiranës dhe dekanë të fakulteteve, gjatë një takimi me Senatin e UT. Në fjalën e tyre, ata ngritën shqetësimin për situatën në të cilën ndodhen si pasojë e zbatimit të procesit të autonomisë. Sipas tyre, deri më tani kanë hasur bllokim në punën e tyre, nga disa persona që merren me administrimin.

Që në nisje të fjalës së tij, Rektori Mynyr Koni bëri një sqarim lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, duke saktësuar se ai në reagimin e tij për vonesën e pagave të pedagogëve, nuk e ka përmendur “bukën e gojës”.

“Urdhëro, merre fjalën e trego çfarë keni me qeverinë për bukën e gojës”, tha kryeministri.

Por Rektori Koni u shpreh: “Nuk e kam përmendur unë ‘bukën e gojës’ në reagimin tim. Dje kam mësuar që e kishte shprehur dikush tjetër. Unë nuk vuaj për bukën e gojës”.
gsg
Më tej, Rektori u ndal tek problemi i ndodhur me administrimin, duke përmendur edhe çështjen e bllokimit”.

Mynyr Koni: Jam ndeshur në një situatë bllokuese nga ana e administratorit. Është krijuar një situatë e rëndë në lidhje me situatën e punonjësve të Rektoratit të UT-së, gjë për të cilën kam njoftuar edhe ministren e Arsimit. Javën e ardhshme ne fillojmë promovimin e programit të maturantëve, por më ka ardhur përgjigjja, ‘s’kam mundësi, realizoje me mundësitë e tua’. Po kështu kemi ngritur edhe çështjen e punonjësve të Rektoratit, për këtë i jam drejtuar edhe bordit, por nuk kam marrë zgjidhjen e duhur.

Kryeministri Rama: Tani, ndërrim bravash unë kisha dëgjuar në federatën e mundjes paska ndodh edhe në universitet… kush e ka zgjedh bordin? Senati. Varet nga senati se keni shumicën, se po të ishte ndryshe, si në universitetet e tjera ku nuk ka probleme të tilla, atëherë do thoshim pyesim shumicën si është puna. Shumicën e keni ju.

Rektori Koni: Senati ka autonomi…

Kryeministri Rama: Një minutë, e kuptoj janë autonomë por s’janë shtet më vete. Senati, ka të drejtën t’i thërrasë e t’i dëgjojë. Parlamenti ka të drejtën të thërrasë e të dëgjojë këdo.

Rektori Koni: Po senati është i ndarë.

Kryeministri Rama: Këto janë çështje të demokracisë i dashur profesor, shyqyr që është i ndarë senati. Ku hyn qeveria te brava? Këto janë punë senati…
dekani i drejtese
Për këtë situatë ka folur edhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha.
Artan Hoxha: Unë nuk futem në grupin që është shqetësuar për pagat e stafit akademik, dhe unë e mora përgjigjen për situatën e krijuar për një mungesë komunikimi në kohë, dhe shtyrjet e afatit të pagesës, gjë që në institucionet e tjera, është zgjidhur me fondet e brendshme.

Të flasim këtu pra kryeministrit dhe ministres për brava më duket sikur nuk është në nivelin tonë. Të zbatosh autonominë është e vështirë. Ligji për Arsimin e Lartë ka sjellë një reformë të madhe në këtë sistem. Të themi që institucionet e Arsimit të Lartë nuk janë në interesat jashtë universitetit, nuk është e saktë. Universiteti i Tiranës është pasuri kombëtare. Është e vërtetë ajo që tha rektori se ne që nga fillimi i administrimit po hasim pengesa. Ka forca që na pengojnë të veprojmë. Kemi patur shqetësim të madh, kemi debatuar në vështirësi. Ne jemi vënë përballë situatave të bllokimit të institucionit. Ju nuk do zgjidhni konfliktet tuaja të brendshme.

Kryeministri Rama: Unë e di që po erdhi puna në një pikë fundore, ne na jep ligji të drejtën të veprojmë. Por ajo është pika fundore, dhe atëherë pason ndëshkimi. Besoj që kjo të zgjidhet./BW

Next Post
Analiza vjetore e punës, Arta Marku në prokurorinë e Fierit

Arta Marku te Prokuroria e Krimeve të Rënda, i pranishëm edhe prokurori shqiptaro-amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com