• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Britania e Madhe, Italia dhe Japonia bashkohen për ndërtimin e një avioni të ri luftarak

by A R
09/12/2022 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Japonia kanë krijuar një aleancë “të paprecedentë për zhvillimin dhe ndërtimin e një avioni të ri luftarak që përdor inteligjencën artificiale.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri britanik Rishi Sunak, duke konfirmuar zërat e fundit në mediat ndërkombëtare. Sipas Sunak sipërmarrja e përbashkët synon të krijojë mijëra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe të forcojë lidhjet e sigurisë.

“Tri kombet tona kanë marrëdhënie të gjata dhe të ngushta të bazuara në vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Sot ne po bëjmë hapin tjetër në forcimin e partneritetit tonë trepalësh. Ne shpallim Programin Global Combat Air (GCAP), një projekt ambicioz për zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së re deri në vitin 2035” thanë tre liderët e vendeve përkatëse në një deklaratë të përbashkët.

Avioni i ri luftarak do të quhet Tempest dhe duhet të jetë operacional në vitin 2035, me fillimin e fazës së zhvillimit në 2024 dhe do të zëvendësojë avionin Eurofighter Typhoon dhe do të mbajë armët më të fundit.

Puna për ndërtimin e tij tashmë ka filluar me synimin për të krijuar një avion luftarak që do të ofrojë shpejtësi, do të përdorë sensorë të avancuar dhe inteligjencë artificiale, për të ndihmuar pilotin njerëzor kur ata janë të mbingarkuar ose nën stres ekstrem.

Ai gjithashtu mund të fluturojë pa ndihmën e një piloti nëse kërkohet dhe mund të lëshojë raketa hipersonike.

Por ndërtimi i një avioni kaq kompleks është jashtëzakonisht i shtrenjtë. Zhvillimi i avionit F35 ishte programi më i shtrenjtë i ndërmarrë ndonjëherë nga Pentagoni, kështu që Britania ka kërkuar partnerë.

Vende të tjera ende mund t’i bashkohen programit. Franca, Gjermania dhe Spanja janë duke punuar së bashku për dizajnin e tyre të veçantë, sikurse Shtetet e Bashkuara.

Për Mbretërinë e Bashkuar, kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë, por edhe me ekonominë. Shpresa është se zhvillimi i një avioni të ri luftarak mund të krijojë dhe mbështesë mijëra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe të hapë dyert për më shumë eksporte armësh.

/a.r

Next Post
Trajtimi brutal i bagazheve të pasagjerëve në aeroport, videoja bën xhiron e botës

Trajtimi brutal i bagazheve të pasagjerëve në aeroport, videoja bën xhiron e botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com