• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bregu takime në KE: Dekriminalizimi, kauza e fituar e opozitës

by
30/09/2015 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu, ishte në Bruksel ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të Komisionit Europian.

Në qendër të takimeve ishin reformat, si ajo e dekriminalizmit apo e sistemit të drejtësisë, që duhet të realizojë vendi në kuadër të proceseve integruese në prag të publikimit të progres-raportit për Shqipërinë.

“Kam pasur një takim shumë të mirë në fakt me drejtorin e ‘DG NEAR’ (Drejtoria e Zgjerimit) të komisionit, zotin Danielson, ku kemi diskutuar për zhvillimet më të fundit të këtyre ditëve në Shqipëri, për atë që pritet të ndodhë për procesin e dekriminalizimit dhe përmbylljen e tij. Ju e dini se tashmë, progresraporti i Komisionit Europian është përfunduar thuajse, pasi publikohet më 14 tetor, por kjo nuk do të thotë që në rast të ndonjë zhvillimi pozitiv, për shembull të përmbylljes së procesit të dekriminalizmit, ky nuk do të jetë i pasqyruar në raportin e Komisionit Europian. Por, më i rëndësishëm mbetet zbatimi, vullneti politik për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga kjo gjë, që jo vetëm ka dëmtuar e damkosur politikën shqiptare, por na ka vënë edhe në një siklet të paparë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Prandaj unë shpresoj shumë – dhe besoj në të njëjtin qëndrim ishte dhe komisioni, që sigurisht ka një informacion më të përshtatshëm të të gjithë procesit, – se ky proces do të mbyllet. Them se kjo është një kauzë e fituar për opozitën, sepse është ngritur nga opozita, që nëse do të kishte një kryekauzë gjatë këtyre dy viteve opozitë, ai është patjetër dekriminalizimi, si dhe për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, që është reforma më kryesore, kryetitull i të gjitha reformave të tjera. Kemi diskutuar me shqetësim dje, edhe për situatën e azilkërkuesve shqiptarë në Europë dhe, në fakt, për mua është krejtësisht e papranueshme se, përse deri më sot qeveria shqiptare nuk ka një strategji dhe plan masash për trajtimin e çështjes. Janë larguar vetëm për në Gjermani 39 mijë shqiptarë, e sidomos sot, kur Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ata do të kthehen pas, ndaj dhe unë nuk kam dëgjuar një plan masash për të zbutur kthimin e tyre”, tha Majlinda Bregu.

Next Post

Fotolajm/ Meta-Berisha trokasin gotat, një dolli për...?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Denoncimi për dosjen KAYO, Berisha: Të gjitha provat do i dërgojmë edhe në NATO!

October 6, 2026
Brukseli jep “dritën jeshile”, gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit! Zbardhet paketa e Komisionit Evropian, ja se çfarë përmban

Brukseli jep “dritën jeshile”, gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit! Zbardhet paketa e Komisionit Evropian, ja se çfarë përmban

October 6, 2026
U propozua nga Kurti, Bekim Sejdiu njofton tërheqjen nga gara për president të Kosovës: Meqë unë nuk i kisha votat…

U propozua nga Kurti, Bekim Sejdiu njofton tërheqjen nga gara për president të Kosovës: Meqë unë nuk i kisha votat…

October 6, 2026
Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

“Përparimi dy vitet e fundit, më shumë se në dy dekada”- BE përgatitet për zgjerimin, Marta Kos: Është koha për një Union më të madh!

October 6, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Si zgjidhen këshilltarët bashkiakë? PS propozon proporcionalitet të dyfishtë me votë preferenciale

October 6, 2026
Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com