Qyteti i Pejës, që nga periudha e pasluftës ishte shoqëruar nga një “damkë” që e bëri atë të njohur si qytet i vrasjeve.
Janë me dhjetëra vrasje që kanë ndodhur në këtë qytet, duke e kthyer kështu këtë qytet në “Teksasin” e Kosovës. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, nga periudha 1 janar deri me 27 tetor në rajonin e Pejës nuk ka ndodhur asnjë vrasje.
“Fatmirësisht nuk kemi pasur vrasje gjatë kësaj periudhe kohore”, ka thënë Ibraj për Telegrafin.