Ministri i Brendshëm, Saimiri Tahiri deklaroi se në çdo pallat dhe biznes do të instalohen kamera sigurie.
Kjo do të bëhet për monitorimin e situatës në vend dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.
“Kamerat e sigurisë nuk do të jenë për të cënuar privatësinë e qytetarëve, por për të parandaluar krimin në rrugë”, tha ministri i Brendshëm.
Tahiri foli edhe për krizën e refugjatëve, që gjatë dimrit Shqipëria pritet të bëhet vend transit.
Ministri tha se qeveria jonë do të angazhohet për marrjen e masave të refugjatëve, duke dhënë ndihmën e saj në krizën që ka prekur të gjithë Evropën.