• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Blerja e automjeteve përmes KAYO, reagon IKMT: E gjithë procedura është kryer në përputhje me ligjin!

by A. Q
25/09/2026 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) hedh poshtë si të pavërtetë deklarimin e subjektit politik Partia Demokratike sa i takon procedurave të ndjekura për blerje automjetesh përmes kompanisë KAYO.

Reagimi IKMT:

“Pretendimi se dokumentet e procedurës janë hartuar pas lëshimit të faturës nga subjekti “Timak Defence” nuk qëndron.

Dokumentet zyrtare provojnë krejtësisht të kundërtën. Fatura Nr.83/2026 nga subjekti Timak Defence mban datën 7 Gusht 2026 dhe jo 8 Korrik 2026 siç referohet gabimisht në denoncim.

E gjithë procedura e ndjekur, që nga inicimi deri në kryerjen e pjesës së parapagesës së pjesshme për blerjen e automjeteve është në përputhje me ligjin, aktet nënligjore dhe kontratën e nënshkruar.

Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, IKMT sqaron sa vijon të gjithë procedurën e ndjekur:

Në zbatim të VKM-së nr.638 datë 05.11.2025, IKMT ka dërguar pranë shoqërisë KAYO shkresën me nr. 3419 Prot., datë 03.06.2026 “Informacion mbi blerjen e mjeteve të transportit të institucionit IKMT”.

Me shkresën nr.399/3 (3419/1 i IKMT-së) Prot., datë 12.06.2026 shoqëria KAYO ka kthyer përgjigje duke dërguar ofertën me specifikimet teknike dhe kohën e lëvrimit të mjeteve.

IKMT me nr. 3419/2 Prot., datë 19.06.2026 ka nxjerrë urdhrin nr.455 datë 19.06.2026 “Për ngritjen e komisionit për blerjen e mjeteve të transportit nga shoqëria KAYO”, i cili kishte si detyrë të negociojë me shoqërinë për procedurën dhe të përgatisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për blerjen e mjeteve të transportit, urdhër për të cilin është vënë në dijeni shoqëria KAYO me shkresën nr. 3419/3 Prot., datë 29.06.2026.

Komisioni ka vijuar negociatat me TIMAK DEFENCE në lidhje me specifikimet teknike për blerjen e mjeteve me shkresën nr. 3419/4 Prot., datë 08.07.2026, dhe me shkresën nr. 3419/5 Prot., datë 22.07.2026, shoqëria TIMAK ka përcjellë për dijeni ofertën përfundimtare të mjeteve të transportit për finalizimin e procesit.

Shoqëria KAYO me shkresën me  nr.470/4 (3419/6 i IKMT-së) Prot., datë 21.07.2026, ka paraqitur ofertën ekonomike, e cila pasi u analizua nga komisioni, u pranua me proces verbalin nr.3419/7 Prot., datë 27.07.2026.

Në vijim të procedurës u lidh kontrata tripalëshe me nr. 3419/8 Prot., datë 06.08.2026.

Institucioni, mbështetur në kontratën nr.3419/8 Prot., datë 06.08.2026,  nenin 14, pika 14.1, gërma ii, nënpika a – cituar – “20 % e vlerës totale të kontratës, përfshirë TVSH-në, do të paguhet si parapagesë”,  ka realizuar parapagesën me Urdhër Shpenzimi nr.421, datë 12.08.2026, me vlerë 8,641,296 (tetë million e gjashtëqind e dyzet e një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë për faturën nr.83/2026 datë 07.08.2026, për procedurën”Blerje Mjete Transporti”.

Sipas kontratës, pjesa e mbetur të faturës do të likujtohet në momentin kur automjetet do ti dorëzohen Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit”.

Next Post
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

September 26, 2026
EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

September 26, 2026
EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

September 26, 2026
“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

September 26, 2026
Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

September 26, 2026
“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe 3 shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

Ra në rrymën elektrike teksa punonte në varkë, shtetasi i huaj dërgohet me urgjencë në spitalin e Durrësit!

September 26, 2026
Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor

“I bënë llogaritë gabim”- Presidenti iranian Pezeshkian: Irani qëndron i vendosur kundër SHBA dhe Izraelit!

September 26, 2026
“Non Grata” nga SHBA, Berisha s’ka ftesë për ceremoninë e prezantimit të Eric Wendt si ambasador! Kreu i PD: S’më ftuan as në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

“Non Grata” nga SHBA, Berisha s’ka ftesë për ceremoninë e prezantimit të Eric Wendt si ambasador! Kreu i PD: S’më ftuan as në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com