• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

by A. Q
25/09/2026 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Manchester City tronditet nga themelet. Klubi anglez është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura ndaj tij për mosrespektim të Fair Play Financiar të Premier League.

Lajmi bëhet i ditur nga The Athletic sipas të cilës nuk ka ende një komunikim zyrtar dhe si rrjedhojë ndëshkimet e mundshme nuk janë përcaktuar akoma.

Për momentin nuk përjashtohet asnjë opsion; nga rënia nga kategoria te një dënim i rëndë apo gjobë e madje edhe një përjashtim i mundshëm nga Premier League. Të gjitha mundësitë mbeten të hapura. Por sido që të jetë, pritet që Manchestet City të apelojë vendimin. Në këtë çast nuk ka një pozicion zyrtar nga ana e drejtuesve të  Citizens që gjithsesi duket se e kanë komentuar në mënyrë formale situatën pikërisht për The Athletic.

‘Procesi i Premier League është ende në zhvillim e sipër, me elementë domethënës për t’u plotësuar dhe subjekt rezervimi rigoroz. Kështu që pozicioni i Manchester City mbetet koherent me deklaratën e lëshuar nga klubi në shkurt të 2023-ishte komenti i Citizens-klubi ka respektuar procesin për 8 vjet duke u nisur nga premisa se Këshilli Administrativ dhe drejtuesit e Premier League do të kishin vepruar si një rregullator i pavarur, i paanshëm dhe i barabartë dhe i çliruar nga çdo ndëshkim i njëanshëm’

Manchester City u akuzua pas një hetimi për thyerje të rregullave të kryera në periudhën 2009-2018 dhe çështja iu besua një komisioni të pavarur në mënyrë që të vlerësonte akuzat. Hetimet nisën pasi e përditshmja gjermane ‘Der Spiegel’, në nëntor të 2018 publikoi dokumente financiare të rezervuara të Manchester City.

Akuzat kryesore janë fryrja e disa marrëveshjeve të sponsorizimit, mosdhënie e informacioneve financiare të detajuara dhe detaje për pagesat e futbollistëve dhe trajnerëve si dhe për thyerje të normave të Fair Play Financiar të UEFA dhe rregullave të brendshme në lidhje me të ardhurat dhe qëndrueshmërinë me klubin që gjithnjë i ka mohuar akuzat.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In