• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bonusi i qirasë, Rama: 60% e familjeve të pastreha mund të futen në shtëpi të re

by A R
05/12/2019 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë mbrëmjen e së enjtes në  mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, që u mblodh për të mbështetur financiarisht qiratë njëvjeçare 100% për familjet që nuk kthehen dot në banesat e tyre, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke marrë fjalën, Rama tha se për familjet e prekura nga tërmeti është gati edhe skema e riparimeve për godinat e padëmtuara në strukturë.

“Erdha për të shfrytëzuar këtë mbledhje të këshillit bashkiak edhe për faktin që me ndihmën e qeverisë, këshilli juaj sot mund të miratojë për 554 familjet e para që janë të prekura drejtpërdrejt dhe nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre në një skemë që e kemi dakordësuar me kryetarin e bashkisë dhe do ta aplikojmë edhe në bashkitë e tjera ku ka problematikë të ngjashme me perimetrin e gjendjes së emergjencë së fatkeqësisë natyre, që janë për një vit. Pra me këtë masë, që tani 60% e familjeve të pastreha, për shkak të tërmetit mund të futen në shtëpi të re. Pra, qiraja mbulohet 100 nga ne. Ndërkohë më vjen mirë që do kalojë procedura e veçantë për riparimet në mënyrë që lejet e riparimeve të kenë procedurë të përshpejtuar. Çdo projekt i meremetimeve të garantohet jo nga një por nga tre inxhinierë të lincecuar, në mënyrë që bashkia ta japë lejen e meremetimit brenda 24 orësh mundësisht për vetë firmat sepse janë ato që duhet t’i bëjnë.”-tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, “Këshilli do të kalojë sot edhe procedurën e veçantë për riparimet. Pra në mënyrë që lejet e riparimeve të kenë një procedurë të përshpejtuar dhe çdo projekt i meremetimeve të garantohet jo nga një por nga tre inxhinierë të licencuar, në mënyrë që bashkia ta japë lejen brenda 24 orëve, për vetë firmat sepse janë ato që duhet të bëjnë meremetimin, firmat që kanë ndërtuar. Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë qartë, që të kthejnë mbrapsht të gjithë atyre që ju kanë shitur apartamente, që u janë dëmtuar. Ndërkohë që bëhet fjalë vetëm për godina që nuk kanë dëmtime strukturore”.

Duke iu referuar bilancit të dëmeve të tërmetit në banesa, në zonat Tiranë, Durrës, Kurbin e Lezhë, Rama tha se “godinat e reja nuk kanë dëmtime strukturore”. “Pra e gjithë ajo farsa e organizuar me instinktin e kudondodhur të vrasjes së çdo lloj burimi energjie pozitive nga mediat, praktikisht po çmontohet çdo ditë nga e vërteta. Të gjitha historitë e kënduara e të stërkënduara mbi godinat e reja të larta që kanë rrezikuar jetën e njerëzve, që rrezikuan të shemben etj., etj., nuk qëndrojnë dhe kjo është një gjë shumë pozitive, sepse  godinat kanë mbajtur më së mirë goditjen dhe duke iu referuar projektit të tyre, janë godina të projektuar me struktura që mbajnë edhe tërmete më të forta”, – tha Rama.

Rama bëri të ditur se ka filluar puna për ndërtimin e tri lagjeve të reja në Tiranë, një në Kombinat, një në zonën 5 Maji dhe një në zonën e ish-uzinës së Autotraktorëve.

“Po punojmë me kryetarin e bashkisë për modelet më të mira financiare dhe së bashku me një grup ekspertësh kanë nisur punën për hartimin e një ligji të veçantë lidhur me  perimetrin e emergjencës që të kemi fleksibilitetet në procedura dhe procesin e rindërtimit”, – sqaroi ai.

Rama ka folur edhe për prishjen e godinave tek Qyteti Studenti duke thënë se pas një zaptimi 30-vjeçar ato godina do të prishen. Ndërkohë që ka shtuar se familjet që ishin aty do të përfshihen gjithashtu në skemat e qirasë 100%.

“Këto familje nuk do të hidhen në rrugë. Do të marrin qira si gjithë të tjerët. Pas një zaptimit 30-vjeçar, ato konvikte do të prishen. 30 vjet është boll, do lënë dhomën në Qytetin e Studentit për të marrë një apartament në qytet. Ato 3 konvikte do të prishen. Në Qytetin Studenti do të ndërtohet Kampusi universitar. Mos të krijojnë iluzione nga ata që s’dinë të bëjnë gjë tjetër. Ne nuk tërhiqemi para nevojës për zhvillim. Më vjen mirë që procesi i zbukurimit të qytetit në prag të festave ka ecur, duhet bërë kështu edhe në Durrës, Krujë, e kudo, sepse nevoja për normalitet është e domosdoshme për ata që janë të traumatizuar, dhe mërzia dhe zymtësia nuk ndihmon. Kopshtet kanë filluar t’i kthehen normalitetit edhe shkollat po ashtu. Të hënën fillon edhe shkolla në Tiranë, bashkia t’i qëndrojë pranë nxënësve. Kurajo, energji, forcë, se është një moment i një krize të madhe, që ka në përmbajtjen e vet një mundësi për të gjithë, për të dalë më të fortë, dhe që të gjithë ata që humbën shtëpinë, kur të kthehen në normalitet, të kthehen në kornizë të jetuari me standarde më të mira se ato që kishin”, – tha Rama.

Next Post
Inxhinieri Meçe: Ja çfarë do të ndodhte nëse epiqendra e tërmetit do të ishte në Tiranë

Inxhinieri Meçe: Ja çfarë do të ndodhte nëse epiqendra e tërmetit do të ishte në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ky Parlament duhet të zhduket sa më parë”- Berisha ‘shpërthen’ me kërcënime nga foltorja e Kuvendit: Pusho mos fol ti atje, lëri qëndrimet histerike!

“Ky Parlament duhet të zhduket sa më parë”- Berisha ‘shpërthen’ me kërcënime nga foltorja e Kuvendit: Pusho mos fol ti atje, lëri qëndrimet histerike!

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

October 5, 2026
“Mos e humbni humanizmin”- Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

“Mos e humbni humanizmin”- Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

October 5, 2026
Ministri Demo prezanton ekipin e ri për Pushtetin Vendor: Fokusi te reformat, Kapitulli 22 i integrimit dhe shërbimet ndaj qytetarëve

Ministri Demo prezanton ekipin e ri për Pushtetin Vendor: Fokusi te reformat, Kapitulli 22 i integrimit dhe shërbimet ndaj qytetarëve

October 5, 2026
Sulmet kibernetike / Eksperti: Kanë për qëllim destabilizimin, autoritetet duhet të jenë më të pregatitur

“Shqipëria e ekspozuar ndaj sulmeve hibride”- AKSK: Dominojnë ato nga Irani, por edhe nga aktorë të tjerë të huaj si Rusia dhe Kina! 20 incidente

October 5, 2026
Misteri në Siberi pas vdekjes se studiueses nga bakteri i Murtajës, theu provzën në Laboratorin e Siberisë! 200 persona të karantinuar, reagimi i Rusisë

Misteri në Siberi pas vdekjes se studiueses nga bakteri i Murtajës, theu provzën në Laboratorin e Siberisë! 200 persona të karantinuar, reagimi i Rusisë

October 5, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Hajdeni një ditë para”- Berisha thirrje nga grupi i PD për protestën kombëtare të enjten para Parlamentit: Pa flamuj e simbole partiake, protestë rinore kundër Territoriales

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

October 5, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kalon projektligji që kufizon Specialen, pritet votimi i dytë: Falje presidenciale dhe jo mbi 15 vite burg

October 5, 2026
Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com