Kreu i Rithemelimit Sali Berisha vijon mbrojtjen ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili ndodhet në burg që prej 12 majit, i arrestuar për blerje votash. Në konferencën e përjavshme të mbajtur me gazetarët, Berisha ka nxjerrë një tjetër alibi, duke thënë se mbrëmjen e arrestimit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka qenë duke ngrënë pilaf dhe jo duke shppërndarë euro.
“Po ai nuk ka blerë vota. Është e dyta, është dhe faqe më e zezë akoma. Ai nuk ka blerë vota. Ai mbahet në burg mbi bazën e një montimi të Ardi Veliut të tipit të Sigurimit të Shtetit. Dhe ju e patë vet se jeni gazetarë. Ai po hante një pjatë pilaf në 12 të natës, dhe thanë po shpërndante euro, ja flagranca.
Dhe ajo që më ka bërë më përshtypje mua. Një nënë me tri fëmijë, nxirret në 2 të natës nga shtrati i fëmijëve të vet dhe çohet në Vlorë, se ke marrë para. Nuk kishte marrë asnjë lek ajo”, tha ai./m.j