• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha na ka bërë ‘të pabërën’ por ja pse babi e takonte”, flet vajza e Farudin Hoxhës

by A R
15/09/2017 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku që “ndriçoi” Shqipërinë, Farudin Hoxha nuk jeton më.

Juliana Hoxha, në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon se cilat ishin dilemat e mëdha pas viteve ’90 për akademikun i cili me gjithë vështirësitë nuk tha asnjëherë “ky vend nuk bëhet!”.

Hoxha njihet, si projektuesi i veprave të mëdha, si hidrocentrali i Fierzës, i Banjës, i Bistricës, i Bogovës, rezervuarit të Bovillës etj.

Pjesë nga intervista

Po demokracia si e gjeti, cilat ishin dilemat e mëdha, pas viteve ’90?

Peripecitë, pas 90-ës?! Shprehja më shikuese për të ka qenë: “Çfarë kam bërë unë?” Ato kanë qenë vite me dilema shumë të mëdha për të gjithë ne; ku ishim, ku po shkonim, pavarësisht optimizmit dhe energjisë së mirë, që sistemi ndryshoi.

Vazhdonte të informohej për veprat energjetike?

Përsa i përket punës, informohej për çdo gjë që ndodhte me veprat energjetike. Madje, deri një viti shkonte rregullisht, një herë në 2 po 3 muaj në Koman, sepse Fierza ishte shumë larg. Gjatë viteve të fundit çdo ministri dhe drejtori në KESH i është bërë gangrenë për gjërat që duhet të bëheshin. Kishte shumë merake për mirëmbajtjen, qoftë nga ana fizike, por dhe menaxhuese e veprave që ishin bërë para 50 vitesh, por që nuk është vënë dorë në to. Kur fjala e tij binte në vesh të shurdhër i thosha: “O babi lëre”. -“Por, si ta lë moj vajzë, si ta lë?”, më thoshte. Sa herë binte shi, telefononte për të mësuar nivelin e ujit në Fierzë dhe Koman.

Në fillim të viteve ’90, zoti Farudin ka qëndruar në burg tre muaj. Si ndryshoi jeta juaj nga kjo ngjarje?

Ka qenë 1993. Babi, në burg ka ndenjur tre muaj dhe doli me kusht, pasi të gjitha akuzat u rrëzuan. Për mua ka qenë ai moment, që unë kam marrë kthesë vendimtare për të gjitha gjërat që bëj tani, që nga mënyra se si shikoj qeverisjen dhe shtetin, deri te fakti se çfarë mund të pres nga klasa politike. Por fatkeqësisht ajo ngjarje më ka zhvilluar edhe një lloj cinizmi, të pashmangshëm.

Për hatër të të jetuarit në këtë vend, ti shikon se në një formë apo në një tjetër gjërat kanë mbetur të njëjta. Unë nuk dua që ta paralelizoj, sepse humbja e tim ati ka qenë shumë e madhe, por mund të them se tim atë për herë të parë e kam humbur atëherë.

Nuk ishte vetëm ndarja fizike (3 muaj), por ishte një goditje shumë e madhe, për të gjitha bindjet e tij. Atje ku ai besonte u shkund më fortë! Im atë nuk përfitoi asnjëherë asgjë, por papritur dhe papandehur merr këtë lloj shpërblimi nga ky sistem, që ishin duke u ndërtuar, si sistemi i vlerave dhe respektit, për njeriun. Unë sapo kisha mbaruar diplomën dhe nuk kisha mundësi të punoja. Ime më mbeti pa punë. E megjithatë, im atë këtë ngjarje e hodhi mbrapa krahëve.

Së fundmi, për këtë arsye është diskutuar edhe ngushëllimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Çfarë mund të thuash për këtë?

Nuk kam dëshirë që të futem në këto diskutime. Më duket i pavlerë, pasi të gjitha komentet pozitive për babin, i shikoj jo vetëm si një vlerësim për të, por për të gjithë brezin e tij.

Gjej në to vlera personale, por edhe punën që ka bërë një brez i tërë.

Nuk gjej dot fjalë, por që të them se jam surprizuar nga ky ngushëllim, nuk mund të them, sepse ai njeri më ka bërë të pabërën. Që nga ai moment nuk jam më e çuditur, ashtu sikurse ai burrë ka pasur guximin, që të thërrasë tim atë, dy apo tre herë.

Edhe im atë për atë që përfaqësonte ka shkuar, sepse e ka dashur e mira e vendit.

Ky është një debatet që kam bërë me të, duke i thënë: “Si ka mundësi që ti t’i japësh dorën atij burri?” Më ka thënë: “Jul, nëse kjo gjë vlen për një gjë të mirë, unë do shkoj”./a.m.

Next Post
Ilda Bejlerin kaq seksi nuk e keni parë kurrë

FOTOT/ U kap 'mat' me deputetin e PD, reagon Ilda Bejleri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bulevardi i bllokuar gjithë ditës! Protestuesit flenë dhe zgjohen përpara Kryeministrisë, kalojnë ditën me çadër para godinës

Bulevardi i bllokuar gjithë ditës! Protestuesit flenë dhe zgjohen përpara Kryeministrisë, kalojnë ditën me çadër para godinës

June 21, 2026
Dimensionet e frikshme të incidentit në ambasadën e Izraelit

Dimensionet e frikshme të incidentit në ambasadën e Izraelit

June 21, 2026
Kinematografia shqiptare në kryeqytetin e Spanjës. Dy ditë kushtuar pesë dekadave të filmit shqiptar në Círculo de Bellas Artes

Kinematografia shqiptare në kryeqytetin e Spanjës. Dy ditë kushtuar pesë dekadave të filmit shqiptar në Círculo de Bellas Artes

June 21, 2026
ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

June 21, 2026
“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

June 21, 2026
Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

June 21, 2026
Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

June 21, 2026
Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

June 21, 2026
Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

June 21, 2026
Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In