• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Berisha mund të jetë si Haxhi Qamili’/ Bumçi: Do takojë të gjithë të huajt kur të marrë PD. Shqiptarët nuk e besojnë shpalljen non grata

by Java News
14/04/2022 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Anëtarët dhe votuesit treguan që janë me Berishën, pa logo në një situatë shumë të vështirë, kjo tregoi që ai ka mbështetje. Ne jemi në një fazë të zhvillimeve brenda PD, ne duam të ngremë shtëpinë tonë. Le të ndërtojmë një shtëpi të madhe, demokratët kanë treguar se non gratat nuk i kanë ndikuar”.

Kështu tha anëtari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Aldo Bumçi, në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos.

Ai nënvizoi se në momentin e kandidimit për Kryeministër, do ketë një garë tjetër dhe do jenë shumë figura që do hyjnë në lojë në radhët e demokratëve.

Sipas tij, demokratët janë pro-amerikan siç kanë qenë edhe më parë.

“Raporti i fundit i DASH është shumë kritik, korrupsion, në zgjedhje pati blerje masive të votës dhe përdorimin e të dhënave personale nga qeveria për zgjedhjet. Ky raport kaq kritik është paraprirë me raporte të tjera. Raportet janë shumë kritike me qeverinë Rama, qëndrimet nuk përputhen me raportet. Ka një humnerë të madhe, humnerën e kanë ata në qëndrimet e tyre.

Ne jetojmë në Shqipëri, vendi s’ka marrë për mirë. Amerikanët kanë një shprehje, problemi është qeveria. Diktaturat nuk lindin nga opozita, por nga qeveritë që zhdukin zgjedhjet dhe opozitën. Qeveritë autoritare thonë problemi është opozita! Si mund të jetë opozita, në mandatin e tretë në opozitë. Kjo humnerë tregon se pse qytetarët shqiptarë nuk e besojnë non gratën si legjitime”, tha ai.

I pyetur se pse amerikanët “iu qepën” Berishës, Bumçi tha se DASH, si çdo qeveri merret me të tashmen dhe me të ardhmen e afërt dhe jo me çfarë ka ndodhur para 8 vitesh.

Sipas tij shpallja non grata e Berishës, lidhet me kufijtë e Kosovës dhe për ta lënë Edi Ramën të qeveris i qetë.

Lidhur me shpalljet e fundit non grata të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqi, shtoi se në kohën e qeverisjes nga PD, nuk kishte non grata, por kishte mekanizma kontrolli.

“Zoti Berisha do takojë të gjithë të huajt, por duke qenë se kemi një garë brenda llojit, nuk ndërhyjnë të tjerë. Ka mbështetje të gjerë në Europë, me republikanë në Amerikë. Kur të bëhen zgjedhjet, nuk do jetë më kjo çështje gare dhe konflikti brenda PD, do shohësh që të huajt do vijnë dhe do e takojnë.

Demokratët do zgjedhin kryetarin e tyre, nuk ka njeri të drejtë të zgjedhë kryetarin. Ne na intereson Shqipëria, Europa dhe Amerika. Integrimi, vizat, NATO, mbi 90% mbajnë firmën e qeverisë së PD, të Sali Berishës. Nuk mund të jemi ne Haxhi Qamili. Nëse bëjmë një krahasim me Haxhi Qamilin, që është i gabuar në çdo rast, Rama është më afër”, th ai.

g.kosovari

Next Post
6 marsi/ Shehi: I humbim bashkitë po s’dolëm me një kandidat, koha që shumë vendime të merren përmes referendumit

Shehi: Gara në PD do të ishte Berisha që vendos Lulin e ri! S'kemi nevojë të lidhemi me zinxhir me LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

June 23, 2026
Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

June 23, 2026
Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 41-vjeçari

June 23, 2026
Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

June 23, 2026
“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

June 23, 2026
Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

June 23, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident rrugor në Fier–Vlorë, përplasen dy makina, plagosen tre persona

June 23, 2026
Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

June 23, 2026
E rëndë në Shkodër, hapet zjarr ndaj Policisë gjatë kontrolleve për kanabis, ndërhyn RENEA dhe FNSH

Operacion masiv në Krujë, qindra efektivë në terren, asgjësohen bimë narkotike

June 23, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In