• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, ky humbës i madh

by Blendi Kajsiu
10/03/2022 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Pavarësisht anomalisë brenda së cilës u zhvilluan, zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit shënuan një humbje të rëndë për PDnë në përgjithësi dhe Bashën në veçanti. Përtej justifikimeve të përhershme të këtij të fundit, mbetet fakti që për herë të parë në 30 vite tranzicion PD-ja del forcë e tretë. Pa u pranuar ky fakt nuk mund të bëhet një analizë e faktorëve që çuan në këtë humbje të thellë.

Ajo që bie në sy sot, ashtu sikurse edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, është mungesa e një analize të thellë të shkaqeve që çuan në katastrofën elektorale të 6 marsit. Shumë deputetë të PD-së në nxitimin për t’u dorëhequr apo për t’i kërkuar përgjegjësinë dhe dorëheqjen Bashës nuk kanë bërë asnjë analizë të fushatës që bëri PD-ja në këto zgjedhje.

Natyrisht që faktorët e dukshëm si Shtëpia e Lirisë dhe lidershipi i dobët i Bashës janë të rëndësishëm për të shpjeguar rezultatin e 6 marsit. Ai është pjesërisht fatura që Basha pagoi te militantët e djathtë për mënyrën sesi ai e menaxhoi betejën me Berishën, pa verb, pa artikulim politik, pa transparencë dhe kolegjialitet, madje pa u takuar dhe sqaruar me anëtarësinë e PD-së.

Por rezultati i 6 marsit duhet lexuar edhe si dështim i PD-së dhe i Bashës për të krijuar ura lidhëse me shoqërinë civile, apo me elektoratin gri, ku në fakt qëndron forca e tyre. Ashtu sikurse në zgjedhjet e 25 prillit, edhe këtë herë Basha dhe PD-ja u futën në garë për të dalë parti e dytë. Ata e zhvilluan betejën e tyre te rrethi i ngushtë i militantëve, ku në fakt Berisha gëzon superioritet.

Duke synuar të mbajë PD-në, Basha, në fakt, humbi elektoratin e djathtë gri. Kjo del qartë nga fakti se shumica e kandidatëve të tij ishin kryetarë degësh. Në qytete të rëndësishme si Durrësi apo Shkodra pamë thjesht kandidatë partiakë dhe asnjë kandidat nga shoqëria civile apo një fushatë që synonte ta lidhte PD-në me shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Dhe në qytete të tilla ka plot intelektualë, mjekë, arkitektë dhe jo vetëm biznesmenë, që gëzojnë respektin e qytetarëve.

Pra, zgjedhjet e 6 marsit u kthyen në një zgjatim të luftës së brendshme të PD-së, duke e injoruar tërësisht shoqërinë shqiptare që u përgjigj me mospjesëmarrje. Në vend që t’i trajtonte këto zgjedhje si betejë me PS-në, PD-ja i reduktoi ato te përplasja me Shtëpinë e Lirisë, duke rënë preh e logjikës së banakëve analitikë. Në vend që ta hapte PD-në ndaj shoqërisë në këto zgjedhje, Basha e mbylli atë edhe më shumë, duke vazhduar kështu të mbetet një kopje e keqe e Berishës.

Ndaj, në këtë pikë, e vetmja mënyrë që i mbetet Bashës për të bërë diferencën me liderët e përjetshëm, Berisha dhe Meta, është dorëheqja. Ky do ishte akti i vetëm që i siguron atij fitoren më të madhe politike, për të cilën do të mbahet mend, largimin e Berishës dhe berishizmit nga PD-ja. Arsyetimi se largimi i tij do prodhojë rikthimin e Berishës nuk qëndron tashmë që ky i fundit është përjashtuar nga PD-ja.

Aq më tepër që zgjedhjet e 6 marsit ishin një goditje e madhe edhe për ish-”peshat e rënda”, Berisha dhe Meta. Fitorja e tyre mbi “humbësin kronik” Basha zbehet përballë humbjes së thellë ndaj PS-së së Ramës. Ahengu i “Shtëpisë së Lirisë” nuk mund të fshehë faktin se ajo mori pothuajse gjysmën e votave përballë makinës së fikur elektorale të PS-së. Kandidatët e Ramës morën 55% të votave përballë 31% të kandidatëve të Berishës dhe Metës. Dhe të mos harrojmë se në këto zgjedhje një pjesë e mirë e votave vinin nga Shkodra, bastioni i së djathtës.

Kaq mjafton për të kuptuar se një opozitë e bashkuar nën lidershipin Berisha-Meta është e destinuar të dështojë jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme lokale, por sidomos në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Nëse në zgjedhjet e fundit parlamentare ata u fshehën pas “djalit të mirë” Lulzim Basha e përsëri nuk fituan, në vitin 2025 asnjë “çun i mirë” nuk do mundë të fshehë faktin se “Shtëpia e Lirisë” është një aleancë mes dy biznesesh politike familjare, Berisha dhe Meta. Nuk është rastësi që në zgjedhjet e fundit Meta kish angazhuar gruan dhe Berisha dhëndrin.

Që PD-ja të mos kthehet në një tjetër biznes politik familjar ku Basha angazhon kunatin, është e rëndësishme që aty të hapet një garë reale dhe demokratike për një lidership të ri. Natyrisht, me kushtin e vetëm që të mos marrë pjesë as Basha dhe as Berisha dhe zaret e tij. Këta të dy, dhe sidomos Berisha, kanë treguar se nuk dinë as të bëjnë zgjedhje të ndershme në PD dhe as të emërojnë apo krijojnë lidership të denjë. Mjafton të kujtojmë që Basha është made in Berisha.

Next Post

A do ta telefonojë Bashën? Sali Berisha: Ai ka tejkaluar çdo vijë të kuqe, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Berisha kërkon 100 bashki?

Pse Berisha kërkon 100 bashki?

May 11, 2026
“Sulmi ndaj Gonzatos, gafë e madhe e Berishës”/ Mile: Po sulmon indirekt Bashkimin Europian

“Sulmi ndaj Gonzatos, gafë e madhe e Berishës”/ Mile: Po sulmon indirekt Bashkimin Europian

May 11, 2026
U dekorua nga Rama, Tedi Papavrami: Nuk e kam humbur kurrë lidhjen me Shqipërinë

U dekorua nga Rama, Tedi Papavrami: Nuk e kam humbur kurrë lidhjen me Shqipërinë

May 11, 2026
Bilanci javor i Policisë Rrugore: Mbi 14 mijë gjoba në Tiranë

Bilanci javor i Policisë Rrugore: Mbi 14 mijë gjoba në Tiranë

May 11, 2026
Pse Netflix po e kthen streaming drejt televizionit tradicional

Pse Netflix po e kthen streaming drejt televizionit tradicional

May 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

LDK duhet të përdorë Vjosa Osmanin dhe jo ajo LDK-në

May 11, 2026
Mbështetësit e PD “tkurren” para Kryeministrisë, Berisha mbledh një grusht njerëzish në protestë

Berisha për protestën e 8 majit: Sfiduat shiun dhe terrorin, nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim

May 11, 2026
Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

May 11, 2026
Sulm me armë në Nicë të Francës, dy të vrarë dhe tre të plagosur

Sulm me armë në Nicë të Francës, dy të vrarë dhe tre të plagosur

May 11, 2026
11 Maji, dita kur  Mossad kapi “arkitektin e vdekjes”, 50 minutat e tensionit në Buenos Aires që tronditën botën

11 Maji, dita kur Mossad kapi “arkitektin e vdekjes”, 50 minutat e tensionit në Buenos Aires që tronditën botën

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In