• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LDK duhet të përdorë Vjosa Osmanin dhe jo ajo LDK-në

by Mero Baze
11/05/2026 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar që Vjosa Osmani të rikthehet në listën e saj, duke e paraqitur këtë si një shans për t’u rritur në zgjedhjet e radhës në Kosovë. Entuziazmi për kthimin e saj është i imponuar nga frustrimi që ekziston për zhdukjen e partisë më të madhe në historinë politike të Kosovës, e cila në zgjedhjet e fundit përfundoi në 15 për qind. Për këtë arsye rikthimi i saj po përtypet dhe me nofulla të shtrënguara nga shumë njerëz brenda LDK-së, me shpresë se ribashkimi i LDK-së do ta rikthejë përsëri fuqinë e saj politike.

Por që ky rikthim të jetë një ngjarje reale në historinë e LDK-së, ai duhet të jetë në funksion të LDK-së dhe jo të Vjosa Osmanit.

Kur them këtë kam parasysh faktin që LDK ka të drejtë ta përdorë këtë radhë Vjosa Osmanin për t’u fuqizuar dhe për të rikuperuar dëmin që ajo i ka sjellë përmes përçarjes dhe vënies së një pjese të elektoratit në shërbim të Vetëvendosjes, në së paku tre zgjedhjet e fundit parlamentare.

Por Vjosa Osmani nuk ka të drejtë ta përdorë LDK-në si një bunker mbrojtës ndaj poshtërimit që i bëri Albin Kurti. Mënyra se si ajo po rikthehet në LDK, pa asnjë kërkim ndjese dhe pa asnjë reflektim për atë që ka ndodhur në LDK, kam frikë se nuk do ta shërojë dot plagën që i ka hapur LDK-së.

E gjithë skenografia e rikthimit të saj i ngjan rikthimit të një shpëtimtari që e kishte marrë peng Sulltani në oborrin e tij. Nuk është e vërtetë. Është rikthimi i një fëmije plangprishës që i ka vënë zjarrin shtëpisë së vet për interesat e saj. Dhe është kthyer aty jo se pa që ishte keq LDK-ja, por pa që mbeti rrugëve.

Për këtë arsye rikthimi i saj ka nevojë të menaxhohet politikisht dhe jo si një hall personal i saj. Që rikthimi të menaxhohet politikisht, duhet që LDK, së pari, të bashkojë gjithë fraksionet e saj brenda partisë, të shkaktuara nga vetë Lumir Abdixhiku, për shkak të frikërave të tij për shkarkim pas rezultateve katastrofike të LDK-së në zgjedhjet e fundit. Brenda LDK-së ka shumë grupime të heshtura që janë kundër lidershipit të tij dhe janë eliminuar prej tij nga garat brenda partisë apo në Kuvend. Së pari duhet që LDK të pajtohet me ata që nuk e braktisën.

Brenda kësaj fryme ata mund të mirëpresin Vjosa Osmanin dhe rikthimin e saj në LDK si pjesë e një projekti të gjerë politik, të hapjes së thellë të LDK-së dhe ristartimit të saj mbi rregulla të reja loje.

Kështu si po bëhet, ajo duket si një marrëveshje mes Abdixhikut dhe Osmanit, e cila nuk jam i sigurt se siguron paqen brenda LDK-së. Edhe ashtu Abdixhiku e ka bërë Vjosën presidente herën e parë, duke i dhënë votat e LDK-së, por ajo nuk ia shpërbleu LDK-së gjatë mandatit si presidente. Madje ishte skifterja kryesore kundër LDK-së dhe ka implikuar shumë figura të larta të LDK-së në betejë publike me të. Rikthimi i saj duhet të ishte një sinjal për një fillim të ri të LDK-së dhe rregullave të reja të lojës dhe jo si një marrëveshje okulte mes dy politikanëve.

Madje kështu si po vjen Osmani në LDK, ajo ngjan si kryetare de facto e LDK-së. Nuk jam kundër, por është më mirë që kjo të zyrtarizohet përmes një kuvendi të jashtëzakonshëm, që të mos dëgjojmë pas zgjedhjeve luftëra të reja civile brenda LDK-së.

Nëse ajo nominohet për kryeministre, duhet medoemos të jetë dhe kryetare de jure e LDK-së dhe të jetë përgjegjëse ose meritore e rezultatit të zgjedhjeve.

Jam i sigurt se LDK do të marrë më shumë vota sesa herën e kaluar me rikthimin e Vjosa Osmanit. Por më shumë vota nuk do të thotë që mund të mposhtin Albin Kurtin. Deri më tani as LDK, as PDK dhe as AAK, nuk kanë një vizion të përbashkët se si do ta mposhtin Albin Kurtin, me një plan të përbashkët. Rikthimi i Osmanit në LDK e bën LDK-në dhe më të huaj për aleatët e saj opozitarë dhe ndoshta pas zgjedhjeve e bën sërish të dobishme për Albin Kurtin, qoftë me LDK-në, qoftë me të vetët brenda LDK-së si në vitin 2020.

Prandaj është mirë që LDK ta zyrtarizojë atë si kryetare de jure, se de facto po sillet si kryetare.

Kjo është e vetmja mënyrë që LDK ta përdorë Vjosa Osmanin dhe jo Vjosa Osmani ta përdorë LDK-në për ambiciet e veta. Duke e legalizuar si kryetare të partisë, nëse kjo pranohet gjerësisht nga partia, të paktën shmang një përçarje të LDK-së pas zgjedhjeve, ku secili merr pjesën e vet si pajë e ikën prapë nga shtëpia e vet tek shtëpia e tjetrit.

Ndryshe ky rikthim në shtëpi do të jetë një keqpërdorim i madh i LDK-së, si një grup shantazhi kundër Albin Kurtit për llogari të Vjosës. Dhe ky pastaj do të ishte fundi i asaj partie.

Next Post
Pse Netflix po e kthen streaming drejt televizionit tradicional

Pse Netflix po e kthen streaming drejt televizionit tradicional

Comments 1

  1. Vlora says:
    3 months ago

    Berishologu Mero rri te Berisha

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret përfshijnë Dibrën! Tre vatra vijojnë aktive, flakët pranë banesave, rrezik për përhapje drejt Matit

Zjarret përfshijnë Dibrën! Tre vatra vijojnë aktive, flakët pranë banesave, rrezik për përhapje drejt Matit

August 17, 2026
I armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa

I armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa

August 17, 2026
BE përgatit goditjen e radhës ndaj Rusisë, Kallas paralajmëron paketë të re sanksionesh: Lista zgjerohet me një të tretën

BE përgatit goditjen e radhës ndaj Rusisë, Kallas paralajmëron paketë të re sanksionesh: Lista zgjerohet me një të tretën

August 17, 2026
“U shit te Tom Doshi”/ Sherr brenda “Revolucionit Flamingo”, përplasen organizatorët, akuza për administrimin e mbi 10 mijë eurove

“U shit te Tom Doshi”/ Sherr brenda “Revolucionit Flamingo”, përplasen organizatorët, akuza për administrimin e mbi 10 mijë eurove

August 17, 2026
Pas tritolit në banesë, fundi i arratisë për Ylli Zallën! I shumëkërkuari bie në prangat e RENEA-s

Pas tritolit në banesë, fundi i arratisë për Ylli Zallën! I shumëkërkuari bie në prangat e RENEA-s

August 17, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Tërmet në Korçë, ja sa ishte magnituda

August 17, 2026
VIDEO E PLOTË/ Nga sherri mes rojeve te sulmi ndaj shefit të krimeve, pamjet zbardhin përplasjen në lokalin e Sarandës

VIDEO E PLOTË/ Nga sherri mes rojeve te sulmi ndaj shefit të krimeve, pamjet zbardhin përplasjen në lokalin e Sarandës

August 17, 2026
“Përmbytjet më të rënda në 30 vjet”, të paktën 6 viktima dhe qindra të evakuuar në SHBA

“Përmbytjet më të rënda në 30 vjet”, të paktën 6 viktima dhe qindra të evakuuar në SHBA

August 17, 2026
“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

August 17, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com