• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha për protestën e 8 majit: Sfiduat shiun dhe terrorin, nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim

by A R
11/05/2026 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban fjalimin përpara mbështetësve të tij, në foltoren e radhës që po zhvillohet këtë të hënë, më 11 maj, përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, ai falënderoi qytetarët që morën pjesë në protestë, duke i cilësuar si “guximtarë” dhe “të pamposhtur” përballë asaj që ai e quajti një “diktaturë”.

Lideri demokrat deklaroi se mbështetësit e opozitës po shkruajnë “një kapitull të ndritur të historisë kombëtare” përmes qëndresës dhe vendosmërisë së tyre.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta! Mirënjohjen më të pakufijshme, ju burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, të moshuarve, që po shkruani me guximin tuaj, me qendresën tuaj, me vendosmërinë dhe shpirtin e pamposhtur, një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare. Po ngriheni viganë, guximtarë ndaj një diktature të bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, të bazuar në drogën, krimin, terrorizimin e qytetarëve, varfërimin dhe mjerimin e tyre. Ngriheni dhe dëshmoni para shqiptarëve se jeni të pamposhtur, se kauzën tuaj do ta mbroni me çdo sakrificë.

Ndaj dhe unë, kam një nderim të madh për ju. Kam një nderim të madh dhe të pakufijshëm, për ata dhjetëra e mijëra qytetarët që mbushën më 8 maj bulevardin e Tiranës dhe që u bënë pasqyra, morali, imazhi i vërtetë i shqiptarit, në të katërta anët e kombit, në të katërta anët e dheut.”, tha Berisha.

Kryedemokrati duke u ndalur te protesta e 8 majit, tha se mijëra qytetarë sfiduan kushtet e motit për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.

“Një ditë shiu të pandërprerë, pas një terrori të gjithëanshëm shtetëror, pas një terrori dhe censure mediatike të paparë. Dhjetëra e mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre ndaj një regjimi armiqësor, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. U mblodhën për të dëshmuar se ata janë shpresa e këtij vendi, se ata janë elita e guximit të shqiptarëve, se ata janë qytetarët më përgjejgësinë më të lartë par avetes, para familjes, para shoqërisë dhe vendit të tyre. U mblodhën për t’i përcjellë çdo shqiptari, por dhe çdo qytetari të lirë në Europë dhe në botë, se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim, i cili nuk asnjë orë legjimitet. Me këtë regjim, që i shndërron procesin më themelor të demokracisë, zgjedhjet në farsë zgjedhore. Nuk pajtohen me këtë regjim, që për të grabitur zgjedhjet arreston në vitin elektoral, për të mbjellë terror, lidershipin e opozitës si persona nën hetim.”, tha ai.

Në vijim të këtyre deklaratave, Berisha akuzoi qeverinë për përdorim të drejtësisë dhe institucioneve shtetërore për të ushtruar presion ndaj opozitës.

Berisha: Ju po shkruani një kapitull të ri, sepse nuk pajtoheni me një kriminel

Më tej, Berisha iu drejtua mbështetësve të tij, duke iu thënë se po “shkruajnë një kapitull të ri” në historinë e vendit, pasi sipas tij nuk pajtohen me qeverisjen aktuale dhe me atë që ai e cilësoi si sjellje kriminale të kryeministrit.

“Dhe ju, sigurisht ngriheni të pamposhtur, nuk pajtoheni me një burracak, me një frikacak, që rikthen në Shqipëri skenat e 50 viteve më parë të luftës kundër kundërshtarit politik. Ndaj dhe ju mbushni bulevardin, ndaj dhe ju vini çdo javë në këtë shesh. Ju po shkruani historinë, një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare, sepse nuk mund të pajtoheni kurrë me këtë vjedhje të tmerrshme, më këtë varfërim të pandërprerë të shqiptarëve.

Nuk ka ndodhur kurrë që, kryeministri për të mbrojtur vjedhjen e tij të bllokojë hetimin, të përdorë mburojë imunitetin, të nxjerrë nga arresti i shtëpisë Lindën e AKSHI-t për të mbrojtur Lindën e Surrelit, e cila ka Lindën e AKSHI-t vetëm si presta nome. Ndaj dhe ju, po shkruani një kapitull të ri, sepse ju nuk pajtoheni kurrë me akte të tilla të një banditi në qeveri, të një krimineli që është i aftë të marrë çdo vendim, që është i aftë të vendosë gjithçka vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij prej krimineli, për krimet që ka kryer.”, shtoi më tej ai.

Lideri demokrat u shpreh se protestuesit përfaqësojnë “ajkën dhe elitën e kombit” në një periudhë që ai e cilësoi si ndër më kritikët për shqiptarët.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

LDK duhet të përdorë Vjosa Osmanin dhe jo ajo LDK-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

October 5, 2026
Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

October 5, 2026
Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

October 5, 2026
“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com