• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha ankohet në Bruksel për zgjedhjet lokale

by
26/06/2015 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në takimin e Partive Popullore Europiane, i cili i paraprin, si zakonisht, samitit europian të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së.

“Në bisedimet e mia tema dominuese ishin zgjedhjet në Shqipëri. Bashkëbiseduesit, krerët e qeverive dhe partive popullore të Bashkimit Europian, kanë ndarë shqetësimin e thellë për dhunimin e standarteve zgjedhore, siç u konstatua dhe nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR dhe i pêrfaqësuesve të Këshillit të Europës dhe ambasadave të huaja në Tiranë”, tha Basha.

Kreu i opozitës numëroi shqetësimet e tij për zgjedhjet dhe deklaroi se ‘rezutati i prishur’ i tyre nuk do të njihet zyrtarisht nga selia Blu.

“Raste të mirëdokumentuara nga opozita, nga PD, të bëra të njohura dhe institucioneve ndërkombëtare, ndonëse jo gjithmonë medias për shkak se ne nuk donim t’intimidonim zgjedhësit tanë, e megjithatë, pavarësisht këtyre rrethanave, pavarësisht këtij presioni të jashtëzakonshëm, opozita shqiptare, PD ia ka dalë me rezultatin formal, që sigurisht është shumë më i ulët se ç’do të ishte rezultati real pa këto presione, pa këtë makineri presioni shit-blerje të votës, angazhimit të krimit, ia ka dalë të rrisë mbështetjen e saj, ndërkohë që mbështetja për qeverinë dukshëm ka rënë, siç tregojnë dhe shifrat e publikuara nga KQZ në votimet për kandidatët”, deklaroi kreu i PD.

Basha ripërsëriti kritikat ndaj procesit dhe ndaj dy krerëve të mazhorancës, Rama dhe Meta.

“Nuk ka asnjë mundësi që ne të njohim abuzimin e jashtëzakonshëm të bërë në këto zgjedhje përmes përdorimit të kontigjentit kriminal, përdorimit të parave, kapjes së institucioneve, intimidimit të votuesve, përdorimit të administratës publike. Do të ishte tradhti e madhe për qytetarët shqiptarë, për demokracinë shqiptare që ne të mbyllnim sytë përpara këtij realiteti. Ndaj beteja jonë do të jetë pikërisht për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore dhe politike ata që guxuan të shkelin mbi vullnetin e lirë të zgjedhësve shqiptarë dhe të shkelmojnë standardet demokratike. Sigurisht, dyshja Rama-Meta është arkitektja e shkatërrimit të standardeve demokratike dhe Partia Demokratike bashkë me opozitën, bashkë me qytetarët e lirë shqiptarë do të jetë në një betejë pa kthim për ta vënë këtë dyshe përpara përgjegjësisë që i takon. Jam i bindur që në këtë betejë kemi mbështetjen e plotë të institucioneve ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Partia Demokratike është sjellë si një parti që respekton shtetin ligjor,që respekton kornizën institucionale të vendit, ka kryer detyrat e saj para ligjit, vazhdon t’i kryejë edhe në këtë moment që flasim, por kjo nuk na pengon dhe nuk do të na pengojë kurrë që të luftojmë, siç e thashë, me çdo çmim për të mbrojtur demokracinë shqiptare, që kalon domosdoshmërisht përmes rikthimit të standardeve që u fshinë me zgjedhjet e 21 qershorit”, deklaroi Basha.

Kreu i të djathtës shqiptare mundi të bindë lehtësisht kreun e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian, Elmar Brok, anëtar i së njëjtës familje politike, i cili, “i zhgënjyer nga zgjedhjet” deklaroi se do të informojë eurodeputetët e Komitetit që drejton, duke shfrytëzuar hapësirën që i lejon e drejta e kryesimit të seancës për lajmërime të ndryshme.

“Unë mendoj se raport raporti paraprak i ODIHR-it është i jashtëzakonshëm. Nëse gjysma e atyre që shkruhen aty janë të vërteta, atëherë mund të themi se pati një falsifikim madhor të këtyre zgjedhjeve dhe unë do ta përfshij këtë raport të hënën para Komitetit të Jashtëm. Në Komitetin e Jashtëm do të jap informacionin ndaj anëtarëve dhe të shohim sesi do të shkojë, sepse ka shumë manipulim të zgjedhjeve. Unë jam shumë i shqetësuar, por pavarësisht kësaj, partia e Edi Ramës humbi 20 % të votave. Kjo është drejtësi”, deklaroi Brok.

Por, Komisioneri për Fqinjësinë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, edhe pse pjesë e së njëjtës familje partiake, nuk u shfaq dhe aq i bindur teksa largohej nga ndërtesa e PPE-së, ku ai pranoi se ishte takuar me kryedemokratin Basha, por gjithësesi do të priste për raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR përpara se të komentonte për zgjedhjet lokale.

“Unë do të pres për raportin përfundimtar të ODIHRit dhe më pas unë, apo ne do të bëjmë vlerësimet tona. Deri atëherë, nuk dua të bëj asnjë koment”, tha Hahn.

Burime pranë zyrës së Hahn kanë thënë se gjatë takimit në kuadër të PPE-së, Basha nuk ka folur për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, por “për parregullësitë që mbeten të trajtohen në të ardhmen”, ndërsa dekriminalizimi konsiderohet një “mundësi e humbur” me këto zgjedhje.

Basha tregoi se në tryezën e PPE-së, shumë liderë europianë shprehën shqetësimin për emigrantët në përgjithësi dhe azilkërkuesit nga Ballkani,veçanërisht, kjo nisur dhe nga kërkesa e kryeministrit hungarez Orban për mbajtjen e një samiti europian mbi këtë çështje në Budapest.

Në deklaratën përfundimtare të PPE-së për këtë çështje, shprehet nevoja për “dallim mes azilkërkuesëve dhe emigrantëve”, si dhe forcim të “politikës së riatdhesimit”. Në të bëhet thirrje për sjellje konstruktive ndaj kryeministrit grek Tsipras, si një ndër temat kryesore të samitit europian gjithashtu, ndërkohë që në një tjetër deklaratë të posaçme, PPE, së bashku me grupin europarlamentar shprehet mbi përkeqësimin e situatës politike në Venezuelë./ Top Channel

Next Post

Intervista/ Bojaxhi: Basha fajtor për humbjen e PD, gati të krijoj parti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

July 18, 2026
Ngjarja e rëndë/ Gjendet e pajetë 74 vjeçarja, dalin detajet e para

Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In