• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi i Shqipërisë në BE, Peleshi: Nuk mjafton miratimi i ligjeve, tani duhet zbatimi

by A R
21/09/2026 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një fazë përcaktuese të procesit të integrimit europian. Peleshi u shpreh se, nga njëra anë, procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian po përjeton një moment pozitiv, ndërsa nga ana tjetër, sfidat gjeopolitike, siguria, paqja në rajon, në kontinent dhe më gjerë mbeten çështje me rëndësi të veçantë. Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Europian është “qëllimi strategjik kombëtar” dhe “destinacioni i vetëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon”, ndërsa e cilësoi atë si prioritetin numër një të Kuvendit të Shqipërisë.

“Nga njëra anë kemi procesin e zgjerimit të BE-së, sot është në ditë të mira. Nga ana tjetër, kemi kompleksitetin gjeopolitik dhe sigurinë, paqen në rajon e më gjerë, në kontinent dhe në botë. BE mbetet faktor dhe garanci e pazëvendësueshme për zhvillimin, stabilitetin dhe sigurinë. Përballë këtyre sfidave, busulla e Shqipërisë mbetet e pazëvendësueshme”, deklaroi Peleshi, duke theksuar se përballë këtyre sfidave, orientimi europian i Shqipërisë mbetet i pandryshuar.

Peleshi veçoi vitin 2026 si një moment të rëndësishëm për vendin, duke përmendur suksesin e konferencës së tetë ndërqeveritare në Bruksel për grupkapitullin e themeloreve, si dhe mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave.

Këto zhvillime, sipas kryetarit të Kuvendit, përbëjnë momente vendimtare për ambicien e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

“Anëtarësimi në BE, qëllimi ynë strategjik kombëtar, destinacioni i vetëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon e, për rrjedhim, prioriteti numër 1 i Kuvendit të Shqipërisë. Këto ishin momente vendimtare për ambicien tonë kombëtare, anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030. Tashmë kemi hyrë në një fazë përcaktuese të procesit të negociatave, ku fokusi po zhvendoset nga miratimi i ligjeve te zbatimi i tyre”, theksoi Peleshi. Ai nënvizoi kështu rëndësinë e zbatimit konkret të reformave dhe përmbushjes së angazhimeve të ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit europian.

Next Post
Kreu i delegacionit të PE: Shqipëria po bën hapa spektakolarë në negociatat me Bashkimin Evropian

Kreu i delegacionit të PE: Shqipëria po bën hapa spektakolarë në negociatat me Bashkimin Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

September 21, 2026
“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

September 21, 2026
Si po përgatitet PDK-ja si alternativë qeverisëse përballë Albin Kurtit?!

PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

September 21, 2026
Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

September 21, 2026
Kanos me pistoletë pas sherrit në Kavajë, arrestohet i dyshuari. Arma e rikthen në vendin e ngjarjes

Kanos me pistoletë pas sherrit në Kavajë, arrestohet i dyshuari. Arma e rikthen në vendin e ngjarjes

September 21, 2026
Kreu i delegacionit të PE: Shqipëria po bën hapa spektakolarë në negociatat me Bashkimin Evropian

Kreu i delegacionit të PE: Shqipëria po bën hapa spektakolarë në negociatat me Bashkimin Evropian

September 21, 2026
Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Integrimi i Shqipërisë në BE, Peleshi: Nuk mjafton miratimi i ligjeve, tani duhet zbatimi

September 21, 2026
Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

September 21, 2026
U mbaroi koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim, GJKKO liron Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

Refuzuan rregulloren e re, GJKKO nis gjobat ndaj avokatëve pas bojkotit të seancave

September 21, 2026

Pagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com