Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, thotë në një intervistë për TemA TV, se rezultati që ka arritur, është shumë i mirë, po të kihen parasysh vështirësitë e garës.
Ai shprehet se lëvizja që identifikohet me të, shumë shpejt mund të kthehet në një parti politike, që synon të rrëzojë modelin politik actual në Shqipëri, që bazohet te klientelizmi dhe korrupsioni.
Duke folur për PD-në, Bojaxhi thotë se përgjegjësi kryesor për humbjen është kryetari i partisë.
Ju keni mbyllur një garë me dy partitë më të mëdha të Shqipërisë, mazhorancën dhe opozitën, një betejë shumë e fortë pasi u përballët me dy parti me një ushtri të madhe stafesh elektorale bashkangjitur tyre edhe financa të mëdha, për të cilat ju keni folur gjatë fushatës. Në fund të kësaj beteje, jeni të kënaqur me rezultatin që morët në 21 qershor?
Është një rezultat shumë i mirë. Natyrisht pritshmëritë dhe dëshirat e të gjithëve ne ishin më të mira, por ne ishim realiste për vështirësinë e sfidës që i kishim hyrë. Ne konkuruam me dy grupet më të mëdha politike në vend, në një garë ku ne patëm burime minimale financiare e njerëzore dhe fare pak kohë. Mbështetja që morëm na jep shpresë dhe besim për të vazhduar përpjekjen tonë për ndryshimin e politikës. Unë jam i vetëdijshëm së votat për mua nuk ishin thjesht vota për mua, por para së gjithash vota në mbështetje të parimeve dhe qëndrimeve që ne bajtëm, veçanërisht ato në kundër politikës së korruptuar dhe klientelizmit.
Jeni akuzuar në fushatë kryesisht nga opozita, se po dëmtonit fitoren e fitoren e saj në garën tuaj si i pavarur. Në fakt nga cili krah i politikës morët më shumë vota, të majtët apo të djathtët votuan për ju?
Mentaliteti i votave që i përkasin njërës apo tjetërës parti është mentalitet përçmues ndaj qytetarëve. Botëkuptimi se ne kemi hyrë në garë për t’i prishur punë njërës apo tjetërës palë tregon egoizmin e partive që mendojnë se qytetarët janë dele që ata i kanë në vathat e tyre, ku duhet të kthehen duke i numëruar çdo katër vjet. Por votat nuk janë të partive. Ato janë të qytetarëve të cilët me vulnetin e tyre të lirë mund të votojnë për kë të duan. Prandaj përgjigjja ime për pyetjen tuaj është e thjeshtë: ne kemi marrë votat e qytetarëve të Tiranës. Ne nuk e dimë nëse qytetarët që na votuan kanë bindje politike të majta, të djathta, apo të qendrës. Ne thjesht dimë që qytetarët që na votuan besojnë tek mesazhi që ne dhamë, madje jo jo vetëm besojnë, por kanë pasur edhe kurajon të hedhin votën në mbështetje të këtij mesazhi. Fakti që partitë kryesore u morën me ne gjatë fushatës duke përphapur idenë se kandidimi im apo vetë grupimi Ne Tirana ishte “problem” më i madh i gjithë shoqërisë, tregon që këto parti e shohin si kërcënim çdo alterantivë të re që i ofrohet shoqërisë. Për to shqetësim është kërcënimi i pushtetit të tyre dhe jo korrupsioni, klientelizmi dhe patronazhi politik.
Ju keni marë vota që kanë refuzuar dy palët, cilat janë hapat e mëtejshme për të rritur numrin e qytetarëve të cilët besojnë tek ju? A keni ju një strategji për të tërhequr këtë pjesë të votuesve gri në Shqipëri të cilët vazhdojnë të jenë të inatosur me dy forcat politike ?
Ne nuk kemi marrë vetëm vota proteste, por kemi marë vota të qytetarëve që duan një alternativë ndryshe. Problemet që ne artikuluam në Tiranë janë në thelb ato probleme që ka në të gjithë Shqipërinë. Kështu që ne do të vazhdojmë të përcjellim të njëjtin mesazh në të gjithë Shqipërinë. Ne besojmë se numri i qytetarve të cilët nuk na dhanë votën por ishin moralisht e shpirtërisht me ne është shumë më i madh sesa i qytetarëve që na votuan. Ne jemi të bindur që në të ardhmen do të gjejmë mbështetje më të madhe. Qyetatarët po vetëdijësohen se me votën e tyre mund të fillojë ndryshimi në Shqipëri. Të gjitha institucionet politike në Shqipëri, ekzekutive apo legjislative, janë të kapura dhe tashmë vetëm me votë mund të fillojmë dnryshimin dhe të largojmë këtë të keqe që na ka pllakosur.
Është vënë re që në rezultatet e votimit të 21 qershorit ju nuk keni marë vota në zonat rurale, ju munguat atje në fushatë. Ndoshta për shkak të kohës së kufizuar, terreni i zgjeruar në Tiranë dhe ky ka qënë një problem edhe për kandidatët e tjerë. A është vetëm kjo arsyeja juaj pse ju munguat në këto takime apo ka edhe të tjera që justifikojnë këtë rezultat të dobët në fshatrat e Tiranës?
Ne nuk patëm mundësi të përcillnim mesazhin tonë në këto zona. Koha e pakët që patëm, burimet e kufixuara por veçanërisht kufizimi që na bënë shumë media na e bënë të vështirë komunikimin me qyetetarët që banojnë në zonat rurale të Tiranës së madhe. Për shkak të kufizimeve tona ne u detyruam që të bënim fushatë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kontakteve një më një me qytetarët. Në të ardhmen do të duhet të bëjmë një punë më të mirë për të përçuar idetë tona tek qytetarët e zonave rurale të cilët vuajnë aq sa çdo qytetar tjetër i Shqipërisë nga korrupsioni, klientelizmi dhe nga patronazhi i partive politike.
Kush është pjesa tjetër e grupit “Ne Tirana”?
Janë me qindra qytetarë. Të ghitha janë njerëz aktivë, nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, grup-mosha të ndryshme dhe bindje ideologjike të ndryshme. Ajo që na bashkon dhe që ne jemi të qartë e të vetëdojshëm është se nëse ne nuk ndyshojmë këtë sistem korrupsioni, klientelizmi dhe patronazhi çdo diskutim tjetër nuk ka vlerë.
Grupimi juaj do të ketë një bosht ideologjik, do të jetë majtas apo djathtas ?
Sikurse e thashë ne jemi bashkuar me njëri-tjetrin mbi bazën e një sërë parimesh shoqërore dhe morale të cilat janë themeli i çdo shoqërie demokratike mdoerne. Ne natyrisht do të kemi një sërë parimesh dhe një program politik për të ardhmen. Më i rëndësishme sesa etiketimi i tyre në të majta apo të djathta është reflektimi në to i shkaqeve të prapambetjes sonë demokratike dhe ekonomike. Ne do të propozojmë një sërë zgjidhjesh për këto problem dhe do t’ua lëmë komentatorëve politikë për të diskutuar në nivelin doktrinar apo ideolohjik. Për mua personalisht futja në kanalet ideologjike 25 vjet nuk na ka sjellë asgjë të mirë, përkundrazi është përdorur nga sharlantizmi politik për të na mbajtur në errësirë dhe për të na mbajtur të verbër.
A do të ketë një betejë politike ndaj mazhorancës për keq qeverisje dhe nëse po, kjo betejë do të nisë shpejt?
Sikurse edhe gjatë fushatës ne do të vzhdojmë të jemi një zë i kthjellët dhe parimor opozitar, për të cilën që Shqipëria ke nevojë të jetë.
Keni qënë anëtar në forumet e larta drejtuese të PD-së. Kjo parti pësoi në këto zgjedhje, humbjen më të thellë në 25 vite, është një situatë dëshpëruese madje edhe më e thellë se ajo e vitit 1997 Çfarë ka ndodhur me PD-në Zoti Bojaxhji? Partisë Demokratike do të duhet të ishte jo vetëm një zë i fuqishëm moral, një zë në mbrojtje të vlerave dhe parimeve demokratike dhe integritetit në qeverisje. Në fakt ajo vazhdoi të njejtën mënyrë të të bërit politkë dhe dëshmoi të njejtin dakordësi me klinetllizmin dhe korupsionin. Fushata e saj kudo qe jo realiste dhe e përqëndruar në problem teknike duke anashkaluar problemet e vërteta politike që janë burimi gjendjes së keqe ku ndodhet shoqëria jonë.
A ka ndikuar roli i ish- kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha apo është vetëm dështimi i kryetarit Lulzim Basha, si e keni lexuar këtë humbje të PD-së ?
Mendoj është qartazi një dështim politik i kësaj partie. Udhëheqësi i kësaj partie mban përgjegjësinë kryesore. Nëse duan ta rishpërndajnë përgjegjësinë brenda individëve brenda një grupimi politik, ajo është diçka që i takon kësaj partie. Nga dështimi politik, kryetari duhet të mbajë përgjegjësinë kryesore.
Ka pasur zëra kryesisht analistë që konstatojnë se nëse do të ishit kandidat i mbështetur nga PD-ja, do ta kishit fituar Tiranën?
E kam dëgjuar shumë herë gjatë fushatës këtë gjë, edhe qytetarët ma thonë që nëse do ishe kandidat i ndonjë partie të madhe do kishe fituar betejën për bashkinë e Tiranës. Objektivi parësor nuk ka qënë kurrë që të fitohet bashkia e Tiranës me çdo kosto. Objektivi parësor ka qënë që ne të tregojmë qartë dhe ti artikulojmë qytetarve të Tiranës që nuk është e rëndësishme kush e fiton bashkinë por çfarë përfaqëson kandidati për bashkinë e kryeqytetit. Nëse kandidati përfaqëson luftën ndaj korrupsionit, klientelizmit dhe patronazhit, atëherë të gjithë qyetetarët e Tiranës pavarsisht bindjeve ideologjikeve duhet të jenë të kënaqur dhe të lumtur dhe ta shohin me shpresë të ardhmen e qytetit. Nëse kandidati që fiton bashkinë e kryeqytetit përfaqëson korrupsionin, klientelizmin sic ka qënë gjatë këtyre 25 viteve ne të gjithë duhet të jemi të shqetësuar për fatin e qytetit tonë.
LSI është afruar shumë me PD-në në këto zgjehdje ku dhe pati një rezultat shumë të mirë megjithse drejtuesit e kësaj partie janë akuzuar nga opozita por edhe nga shumë analistë, për korrupsion blerje votash etj…?
Do të ishte shumë e thjeshtë që nëse e kthejmë këtë bisedë sikur LSI-ja është e keqja e vetme e këtij vendi dhe nëse ne do ta largonim këtë të keqe do të regullohet Shqipëria. Ne me këto mendime kemi shkuar në 2005-n se po të hiqnim zotin Nano nga qeverisja Shqipëria do të rregullohej dhe nuk ndodhi; po ashtu në 2013 duhet të hiqnim Berishën dhe po të hiqnim Berishën, Shqipëria do të regullohej dhe nuk ndodhi. Nuk do të thotë që nëse ne eleminojmë pasojat apo qoftë edhe eksponentët kryesorë të një dukurie të keqe kjo zgjidh automatikisht problemin, sepse ne e kemi provuar disa herë në të kaluarën dhe nuk ka funksionuar. Është e vërtetë që LSI-ja sot përfaqëson këtë lloj korrupsioni dhe klientelizmi në mënyrën më brutale, më efiçente dhe më të drejtpërdrejtë në aspektin e një strukture politike, por e vërteta është që në këtë lloj modeli janë përfshirë dhe dy partitë e mëdha. LSI është prodhim i këtyre dy partive. Ajo thjesht këtë lloj modeli korrupsioni dhe klientelizmi e ka çuar në një nivel më “efiçent”, më të mirëstrukturuar. Kjo nuk do të thotë që ky problem nuk ekziston tek dy partitë e mëdha, është një problem më i thellë dhe është i bazuar tek këto dy parti. Ose këto dy parti duhet të vetëriformohen, që duket qartazi që nuk mund të ndodh, ose qytetarët e Shqipërisë duhet të ndëshkojnë me votë dhe të votojnë me votë alternativat e reja që e sulmojnë këtë lloj fenomeni. Nuk zgjidhen problemet e këtij vendi duke votuar për të njëjtat parti që na kanë qeverisur deri sot. Problemet e këtij vendi zgjidhen duke votuar alternativat e reja të cilat qartazi kanë një qëndrim kundër ndaj këtyre partive ekzistuese, të cilat i kanë shkaktuar këto probleme dhe nuk mund ti zgjidhin më.
Kur do jetë e institucionalizuar “Ne Tirana” në një parti politike?
Ne jemi duke u marë ende me fushatën që sapo kaluam. Jemi duke diskutuar mbi përvojën që kaluam, mbi arritjet dhe të metat që patëm. Kemi ende punë për të mbyllur për këtë proces elektoral në mënyrë që para se të fillojmë gjërat e reja të kemi të qartë se cilat janë problemet që duhet të trajtojmë. ato çështeje që na shqetësojnë në jetën tona të përditshme. Nga ana tjetër ne kemi nevojë që të diskutojmë, ndajmë mendimet e vizionin tone me njëri-tjetrin pasi çdo hap në të ardhmen do të jetë hap i përbashkët i të gjithë atyre që janē pjesë apo mbështetës së ne Tirana.