• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë…

by A R
21/09/2026 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dënimi me 81 vite burg i katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga tribunali i Hagës, rëndon mbi historinë e çlirimit të Kosovës. Në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Klan News Besard Jacaj, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë (2010-2015), Robert Boch, rrëfeu presionin e madh që SHBA-të dhe Bashkimi Evropian ushtruan mbi qeverinë e asaj kohe për ngritjen e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

“E gjitha për të kënaqur Serbinë”. Kështu u shpreh ish-diplomati duke treguar se Bashkimi Evropian kërkonte të bënte për vete Ivica Daçiç, në atë kohë zv.kryeministër i Serbisë, i cili fliste me dashuri për Perëndimin dhe konsiderohej si “njeriu i duhur” për interesa të ndërkombëtarëve. Një shtysë e madhe ka qenë lobimi serb, por nuk është folur ndonjëherë për atë rus, referuar ish-diplomatit Boch.

“Dhe në kohën time, Daçiç gjithmonë prezantohej si një person pro-perëndimor dhe evropianët donin ta kënaqnin atë. Por kur doli në pozitë u kuptua që ishte po aq i keq sa Vuçiç. Evropa donte ta kënaqte atë. Qeveria e tij ushtroi shumë presion. Unë nuk kam dëgjuar për ndikim rus në këtë drejtim. Ne dëgjonim Daçiçin se mendonim se do të ishte njeriu ynë”, tha Boch.

Kosova nuk ishte në kushtet për t’i dalë kundër Amerikës apo Evropës, ose në të kundërt rrezikonte të humbiste çdo mbështetje. Ish-ambasadori thotë se e dinte që nga raporti i publikuar nga Dick Marty nuk kishte asgjë të vërtetë, e me këtë u përpoq të ngushëllonte dhe Thaçin për pasiguritë në vendimmarrje.

“Unë si kolegët e mi mu kërkua që ti ushtroja presion atyre personave që të nënshkruanin këtë marrëveshje për këtë gjykatë speciale. Nuk isha dakord, por nuk mund të dilja kundër udhëzimeve të ministrisë time. Në atë kohë, gjykata u themelua sepse ekzistonin supozime se kishte trafiqe organesh në atë rajon. Nëse ajo histori do të ishte e vërtetë, do të ishte e tmerrshme, unë nuk e besoj. Kjo çështje ishte hetuar 3 herë, dhe doli që akuzat nuk ishin të vërteta. Unë e mbaj mend, nuk bija dakord me gjërat e asaj kohë, fola me Thaçin dhe i thashë, të gjithë e dimë që kjo nuk është e vërtetë. Keni për tu liruar”, tha Boch.

Boch thotë se tashmë mbetet në dorën e shkallës së Apelit për të ndryshuar vendimin e rëndë. Por, e gjithë kjo mund të ishte zhbërë në kohë, nëse Parlamenti i Kosovës do ta kishte ndaluar veprimtarinë tribunalit të Hagës për rrëzimit të akuzave për trafik organesh.

“Këta gjyqtarë dhe prokurorë janë të mirëpaguar dhe thanë përse të mos vazhdojmë me punën tonë. Politikanët duhet t’i ndalonin, ky është gabimi i parlamentit të Kosovës që nuk i ndaluan, kishin mundësi por tani është shumë vonë. Ky është gabimi i politikave evropianë të cilët i çuan dëm paratë e taksapaguesve evropianë dhe është dhe gabimi i kosovarëve që nuk e ndaluan në kohë”, tha Boch.

Ndër të tjera, ish-diplomati holandez tha se vendimi i Gjykatë Speciale të Hagës ishte qesharak dhe se deklarimet e personave të thirrur në seanca për të dëshmuar, nuk janë marrë seriozisht. Robert Boch tha se brenda në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk kishte një hierarki dhe se komunikimi ishte tepër i vështirë pasi nuk kishte persona që qëndronin në krye të ushtrisë.

“Nuk ka pasur krime lufte, ndoshta mund të jenë kryer në mënyrë individuale. Nuk kanë pasur ndonjë strukturë hierarkike brenda UÇK-së. Ndoshta Thaçi nuk ishte duke u dhënë urdhër personave në terren. Nuk funksiononte në këtë mënyrë; dëshmitarët kanë qenë njerëz të rëndësishëm.

Ne atëherë nuk dinim kujt t’i flisnim. Ka qenë e vështirë të komunikonin brenda UÇK-së ata në terren me ata që kanë qenë më lart. Thaçi dhe Krasniqi dënohen se kanë qenë udhëheqës dhe pretendohet se kanë dhënë urdhra”, tha Boch.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë arrestuar në nëntor 2020 duke qëndruar në paraburgim në Hagë. Pas 6 vitesh, Gjykata Speciale i dënoi ata për krime lufte dhe i shpalli të pafajshëm për krimet kundër njerëzimit. Sipas gjykatës së Hagës, krimet nga 4 ish-drejtuesit kryesorë të UÇK-së, janë kryer përgjatë viteve 1998-1999 në luftën kundër ish-Jugosllavisë.

Next Post
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Një javë “rock”… Nga lajmet e mira te zhgënjimet, ja çfarë sjell Hëna e Plotë sipas Meri Shehut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com