• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi: Jam rritur me foton e Berishës në shtëpinë time, krenar që u zgjodha sekretar me votën e tij. Por…!

by Java News
11/11/2021 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi iu ka kërkuar mbështetësve të Sali Berishës që nëse duan të mbledhin Kuvendin Kombëtar të depozitojnë firmat sipas procedurës.

Në një konferencë për mediat, Bardhi ka cituar statutin e PD-së duke theksuar se vendimi për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose kryesia qendrore me propozim të kreut të PD, mund të mblidhet dhe kur e kërkon ¼ e delegatëve. Sipas tij, rregullat janë të miratuara nga vetë Berisha.

“Ju mund të më kërkoni që të verifikoj formularët dhe në ambientet e TV tuaj. Unë këtë nuk e bëj dot. E mbani mend kush ka qenë kryetar partie në 2010, ka qenë Sali Berisha, jo Lulzim Basha. Ky është statuti i PD-së, miratuar nga Kuvendi Kombëtar në 2009. Në nenin 34, pika 6 ku rregullohet Kuvendi, thuhet e njëjta gjë që thuhet edhe sot për mbledhjen e Kuvendit.

Përcakton se vendimi për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose kryesia qendrore me propozim të kreut të PD, mund të mblidhet dhe kur e kërkon ¼ e delegatëve. Ka protokolle, jemi institucion. Kjo parti ka historinë e tij 30-vjeçare. Pas këtij Kuvendi është mbledhur Këshilli dhe ka miratuar tre rregullore.

Rregullore pune e organeve qendrore të PDSH, rregullore e funksionimit të komisionit të apelimit të PDSH, dhe rregullore për kontributin financiar të PDSH-së.

Neni 3 ka bërë interpretimin e statutit, kur ishte kryetar Berisha. Kohën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar e njofton kryesia e PDSH mbi bazën e kërkesave siç parashikohet në nenin 34 të statutit. Kërkesat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të partisë duhet t’i dërgohen Kryesisë me shkrim, se nuk njoftohen me ‘Facebook’ delegatët,  se kështu thotë formulari. Ka rregulla institucioni”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, Komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvendin Kombëtar nuk verifikon firmat për thirrjen e Kuvendit.

“Strazimiri tha se puç është kur shkelen rregullat. Këto kanë qenë rregullat të miratuara nga vetë Sali Berisha. Statuti një interpretim ka, ndaj ka një praktikë të tërë si mblidhet Kuvendi, si verifikohen mandatet. Nuk bën verifikim firmash Kuvendi Kombëtar.

Nëse nuk verifikohen firmat para se të shkohet në Kuvend, kush e ka thirrur Kuvendin? Kuvendin e thërret kërkesa e të paktën ¼ të anëtarëve të Këshillit Kombëtar që kanë emër dhe mbiemër. Si mund të thuhet nuk i jepet sekretarit të përgjithshëm? Gjysma e përbërjes së Kuvendit Kombëtar është publike. Çfarë të dhënash mbajnë konfidenciale. Të dhënat mbahen konfidenciale sepse nuk janë firmat, po të ishin firmat do ishin depozituar sipas rregullave. A duan Kuvend Kombëtar të PD-së, të sjellin firmat.

Nuk mbledhim organe partish me shpikje personale për halle personale. Kjo është parti e demokratëve. Nuk ka të drejtë askush të tallet as me sakrificën e as mundin e tyre. Unë jam zgjedhur sekretar në 2019 me firmën e Berishës, jam krenar për këtë gjë. Jam rritur me fotografinë e Sali Berishës në shtëpinë time, por kjo nuk më pengon që kur unë shikoj që ngatërrohet interesi i demokratëve me interesin personal, unë me përgjegjësinë që kam duhet të mbroj interesin e PD-së dhe demokratëve. Nëse duhet të mblidhet Kuvendi, depozitoni firmat sipas procedurës”, tha Bardhi./m.j

Next Post
Kapiteni i anijes që transportoi pilotin nga memoriali i gruas Caroline: Vrasësi qeshte si të ishte në shëtitje në det

Krimi, prokurori: Babis e paramendoi vrasjen e gruas Carolinë në detaje, u përpoq të fajësojë të tjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
Trump: Është bërë përparim i madh për bazën ushtarake amerikane në Poloni -

Trump paralajmëron vendim për Iranin dhe bisedime me Huthitë: Do të shohim çfarë do të ndodhë

September 18, 2026
Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Dënimi i Krasniqit, avokati: U dënuan për shkak të posteve politike, kjo është e papranueshme

September 18, 2026
“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

September 18, 2026
Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

September 18, 2026
Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com