• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

by E B
18/09/2026 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar rishikimin e taksave dhe tarifave që rëndojnë mbi çmimin e karburanteve në Shqipëri. Ai tha se qytetarët po paguajnë kosto të larta, që nuk lidhen me produktin.

Duke e vënë theksin te taksa e qarkullimit, ai tha se ajo nuk ka lidhje me përdorimin e naftës në bujqësia, ku Braçe thekson se fermerët vijojnë të paguajnë taksë qarkullimi edhe për naftën që përdoret për punimin e tokës. Socialisti apelon se tashmë ka ardhur momenti që të merret seriozisht në konsideratë këto taksa e tarifa.

“E para kemi modelin e tregut dhe e dyta kemi problemin e çmimit. Me çmimin e gazit nuk merret askush. Duhet të jenë të treja në vëmendje. Ne e kemi ngarkuar jashtë mase çmimin e hidrokarbureve në këtë vend me taksa dhe tarifa që nuk kanë lidhje me produktin. Nuk kanë lidhje me produktin. Taksa e qarkullimit nuk ka lidhje me produktin. Dhe më kujtohet që e kam thënë këtë që kur kam qenë në opozitë. E kam thënë edhe kur kemi qenë në pushtet edhe kur u bë nga 7 lekë në 27 lekë. Sidomos për bujqësinë që vazhdon të paguaj taksë qarkullim taksë qarkullimi për të punuar tokën. Ashtu siç veç taksës së qarkullimit kemi edhe tarifa dhe taksa të tjera që janë brenda çmimit të karburanteve që janë tarifa shërbimi për shërbime të caktuara siç është edhe markimi i naftës e kështu me radhë. Tani ka ardhur momenti që të merremi seriozisht me të gjitha këto taksa dhe tarifa që janë brenda. Jo vetëm për të caktuar çmimin. Është momenti që të merremi me këtë gjë, se realisht po paguajmë shtrenjtë”.

Në një kohë kur leku është forcuar ndjeshëm përballë euros, Braçe ngriti shqetësimin për çmimet e produkteve ushqimore të importuara. Sipas tij, kjo duhet të të reflektonte në uljen e çmimeve për konsumatorët, por kjo nuk po ndodh.

“Po ju marr ushqimet e përpunuara, të fabrikuara që vijnë nga importi. Kemi një forcim të lekut përkundrejt çdo valute tjetër. Që do të thotë sa herë ne importojmë kjo gjë duhet të reflektohet në çmimet. Por nuk përthyhet si efekt pozitiv konsumatori. Kështu është për vajin, për sheqerin, për miellin që s’prodhohet në vend, për grurin, për makaronat, orizin e çdo produkt tjetër që ne na vjen nga importi. Pse s’ reflektohet për qytete të mëdha si Tirana?”, u shpreh Braçe për A2.

Ai propozoi gjithashtu masa mbështetëse për shtresat në nevojë, përfshirë skema me kupona për ushqimet bazë, ndërsa theksoi se shteti duhet të ndërhyjë për të mbrojtur familjet me të ardhura të ulëta nga rritja e kostos së jetesës.

“Tirana paguan edhe kosto të fshehta si kosto e qirave. Ky është një tjetër problem që të merresh seriozisht dhe me tregun e qirave ditore afatshkurtra që janë problemi kryesor në këtë rast dhe pastaj me qiratë afatgjata në këtë qytet. Janë dy-tre operatorë që kanë përqëndruar tregun. Duhet konkurrenca, por në anën tjetër ti duhet të ndërmarrësh edhe veprime të tjera të shpejta për të mbrojtur të pamundurit nga kjo gjë”. 

Next Post
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

Gjykata e Hagës reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

September 19, 2026
Historia e ndarjes territoriale, që nga Pavarësia

Historia e ndarjes territoriale, që nga Pavarësia

September 19, 2026
Manekini i Çerçiz Topullit në Muzeun e Gjirokastrës shkaktoi ‘furtunë’ në rrjetet sociale, dorëhiqet drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

Manekini i Çerçiz Topullit në Muzeun e Gjirokastrës shkaktoi ‘furtunë’ në rrjetet sociale, dorëhiqet drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

September 19, 2026
Krimi i rëndë në familje trondit Tiranën, burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset! Policia i vihet në kërkim

Krimi i rëndë në familje trondit Tiranën, burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset! Policia i vihet në kërkim

September 19, 2026
“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Gjekmarkaj i bën ‘skanerin’ me satirë seancës parlamentare: Aq shumë i kishte munguar ajo lanete, Babo e priti Mamicën me lule e çokollata!

September 19, 2026
Detaje nga plagosje me armë në Shkodër/Si nisi sherri, autori shkoi në banesën e 24-vjeçarit dhe…

Një i plagosur me armë në Tiranë, konflikti mes dy personave! Shpallet në kërkim autori i dyshuar, zbulohet motivi i dyshuar

September 19, 2026
A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

Kanadaja dhe BE, modelet e bashkëpunimit dhe anëtarësimi i asociuar në Union

September 19, 2026
“Lojtarët e Superiores shans në të ardhmen”- Maran: Jemi pak të limituar, objektiv kemi vendin e parë! Ja pse thirra Hysajn dhe Balliun

“Lojtarët e Superiores shans në të ardhmen”- Maran: Jemi pak të limituar, objektiv kemi vendin e parë! Ja pse thirra Hysajn dhe Balliun

September 19, 2026
E rëndë në Spanjë, djali fsheh në dollap trupin e babait të vdekur për 18 muaj, për t’i marrë pensionin!

E rëndë në Spanjë, djali fsheh në dollap trupin e babait të vdekur për 18 muaj, për t’i marrë pensionin!

September 19, 2026
“Përballemi me vështirësi”- Fermerët e Lushnjës të pakënaqur nga sezoni: Kostot e prodhimit nuk justifikohen nga çmimi shitjes

“Përballemi me vështirësi”- Fermerët e Lushnjës të pakënaqur nga sezoni: Kostot e prodhimit nuk justifikohen nga çmimi shitjes

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com