• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku hedh poshtë akuzat e opozitës: Përmbytjet nuk u shkaktuan nga kaskadat

by A R
23/11/2022 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të martë u mblodh Komisioni i Posaçëm i Trajtimit të Plotave ku e pranishme ishte zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo hodhi poshtë akuzat  e opozitës për përmbytjet në Shkodër. Për këtë krahasoi situatën e krijuar këtë vit me përmbytjet e vitit 2010. Sipas saj 12 vite më parë janë shkarkuar mesatarisht 107% të prurjeve natyrore në kaskadë ndërsa këtë vit vetëm 40%.

“Ajo përmbytje katastrofike e 2010 erdhi si rezultat i 3200 metrave kub për sekond prurje në kaskadën e Drinit. Ndërkohë që kemi pasur gjatë fundjavës 4000 metra kubë prurje në kaskadën e Drinit. Përsa i përket shkarkimeve në 2010 janë shkarkuar mesatarisht 107% të prurjeve natyrore në kaskadë. Ose 7% më shumë se prurjet e atij momenti. Ndërsa në eventin e kësaj fundjave, kjo e faktuar dhe shumë transparente për këdo që duhet ta kontrollojë, por duhet të jetë teknik ama, dhe jo specialist i dezinformimit, janë shkarkuar vetëm 40% e prurjeve natyrore. Kjo është një shifër tjetër që duhet ta kenë parasysh të gjithë ata që dalin dhe flasin në mënyrë të pakontrolluar duke dezinformuar popullin. Duhet të kemi edhe një fakt tjetër që ka të bëjë me sipërfaqet e përmbytura. Në Dhjetor të vitit 2010 sipërfaqet e përmbytura kanë qenë 14280 hektarë, kjo e deklaruar në mënyrë zyrtare nga institucionet shtetërore. Sot sipërfaqet e përmbytura sipas të dhënave zyrtare që ne kemi, por të publikuara dhe nga vetë Bashkia e Shkodrës, e cila nganjëherë ka një qëndrim tjetër nga pjesa zyrtare e qeverisë, kështu që po i referohemi të dyjave pra, edhe të dhënave zyrtare nga qeveria, por edhe nga bashkia, është vetëm 1685 hektarë. Duhet të keni parasysh një fakt të rëndësishëm. Ne nuk do dëshironim që as këto 1685 hektarë të ishin nën ujë sot pasi për ne bujqësia është shumë e rëndësishme. Për qeverinë shqiptare bujqësia është një prioritet. Por shifrat flasin më shumë se fjalët. 14280 hektarë nën ujë në 2010 dhe vetëm 1685 hektarë sot. Në dhjetor të 2010, 2580 banesa kanë qenë me prezencë uji brenda, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ishin vetëm 5 banesa të deklaruara nga Bashkia Shkodër.  Në dhjetor të vitit 2010, 12145 persona kanë qenë të evakuuar. Ndërkohë që gjatë këtij eventi janë evakuuar 99 qytetarë gjithsej në Bashkinë Shkodër. Të gjitha të dhënat që dhashë i kemi marrë në Bashkinë Shkodër për të mos pasur kontestime më vonë. Ne kemi një skop të rëndësishëm pune që ka të bëjë me prodhimin e energjisë në Republikën e Shqipërisë, me sigurinë e qytetarëve në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Balluku.

Zv/kryeministrja u shpreh se prioriteti i qeverisë është mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe prodhimi i energjisë sipas të gjitha kushteve teknike. Ajo u shpreh se kaskada e Drinit  është pasuria më e rëndësishme e Shqipërisë.

“Sipas një studimi të Bankës Botërore, në rast se një nga digat do të kishte një çarje dhe si rezultat do të kishim shpërndarje të pakontrolluar të ujit me prishjen e digës, 190 mijë qytetarë do të rrezikonin jetën. Prioriteti ynë është padyshim mbrojtja e jetëve të qytetarëve. Është padyshim prodhimi i energjisë sipas të gjitha kushteve teknike, të vendosura në rregulloret dhe manualet teknike, të cilat zbaton edhe ky komision i nderuar, por padyshim për ne është i rëndësishëm çdo hektar tokë, i cili është i përdorur për bujqësi që nuk do dëshironim ta humbnim, siç është i rëndësishëm çdo shtëpi që të mos ketë asnjë dëm. Por kur kushtet natyrore nuk na e lejojnë këtë gjë ne jemi gati që t’i mbështesim njerëzit dhe t’i japim zgjidhje atyre, por pa kompromentuar për asnjë moment sigurinë e kaskadës së Drinit si pasuria më e rëndësishme e Republikës së Shqipërisë”, tha Balluku.

Ministrja tha se pritet të ketë reshje të tjera edhe pas datës 28-29 Nëntor e deri në fillim të Dhjetorit.

“Vendimmarrja jonë do të vazhdojë të jetë orare pasi pritet që të ketë edhe reshje të tjera gjatë vazhdimit. Presim që të ketë evente edhe pas datës 28-29 ku do të ketë shira të tjerë deri në fillim të dhjetorit. Duhet të kemi parasysh që vijmë nga një vit shumë i thatë. Ka një mesatare të reshjeve vjetore e cila duhet të vijë. Nëse kemi pasur 10 muaj me mungesë reshjesh, padyshim reshjet që do të ndodhin në dy muajt e ardhshëm do të jenë evente të rëndësishme ku do na duhet të gjithëve të solidarizohemi dhe bashkëpunojmë dhe mbi të gjitha të kuptojmë që dezinformimi i bën keq çdo shqiptari. Dezinformimi nuk është një lojë politike, të lozësh me fakte teknike të shtrembëruara për të krijuar panik. E do t’i bënim thirrje çdo politikani dhe çdo gazetari që të ishin shumë të kujdesshëm dhe në rast se kanë nevojë për informacion t’i drejtohen MIE dhe çdo institucioni tjetër që mban përgjegjësi  për fushën energjetike në Shqipëri”, u shpreh Balluku.

/a.r

Next Post
Presidenti polak mashtrohet nga dy aktorë rusë! Mendoi se po bisedonte me Macron natën e rrëzimit të raketës afër kufirit

Presidenti polak mashtrohet nga dy aktorë rusë! Mendoi se po bisedonte me Macron natën e rrëzimit të raketës afër kufirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com