• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asfaltohet rruga pas Bankës së Shqipërisë/ Veliaj: ‘Unaza e vogël’ me tapet të ri; Terminal për urbanët pas Teatrit të Operas dhe Baletit

by Java News
20/02/2023 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha rrugët brenda Unazës së Vogël po rikonstruktohen dhe pajisen me sinjalistikën e nevojshme nga Bashkia e Tiranës. Gjatë inspektimit për asfaltimin te rrugës pas Bankës së Shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se e gjithë “Unaza e Vogël” do të shtrohet me asfalt të ri, për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin e mjeteve.

“Jemi duke punuar në të gjithë “Unazën e Vogël”, një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm, me ngarkesë, si për faktin se mbaruan disa nga ndërtesat ikonike të Tiranës, ashtu edhe për faktin se gjatë ditës ka një fluks të jashtëzakonshëm, sidomos përreth ministrive. Tani shtohet puna te KQZ-ja, këtu kemi Kishën Orthodhokse dhe Kishën Katolike, presim të hapet edhe Xhamia e madhe e Tiranës, çka do të thotë se në “Unazën e vogël” do të përqendrohet një pjesë e madhe e aktiviteteve, si administrative dhe qeveritare, ashtu edhe fetare, kulturore dhe turistike”, u shpreh Veliaj.

Ai dha lajmin e mirë për një terminal autobusësh urbanë, i cili pritet të vendoset në hapësirën prapa Teatrit të Operas dhe Baletit.

“Bashkë me OSHEE-në kemi marrë një vendim të ri, ku prapa Teatrit të Operas dhe Baletit do të kemi një pikë shkëmbimi për autobusët urbanë. Pra, nëse në Lundër edhe te “Kthesa e Kamzës” do të kemi terminalet për autobusët që vijnë nga rrethet, kurse autobusët e Tiranës që kryqëzohen në qendër, do ta kenë pikën në një terminal urban, pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Pra, këtu do të kemi një përqendrim të stacioneve të autobusëve, që sot janë kryesisht te zona e “Piacës” dhe Bankës së Shqipërisë. Pavarësisht nga cila linjë vjen, nëse do shkëmbesh në një linjë tjetër në Tiranën qendrore, do të vijmë vetëm në një pikë të ndërrimit të autobusëve, edhe jo siç e kemi, gjatë gjithë ‘Unazës së vogël’”, njoftoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se linjat e autobusëve të shpejtë, të cilat do të çlirojnë trafikun brenda Unazës, do të nisin funksionimin këtë verë në kryeqytet.

“Ndryshimi tjetër do vijë në 3 linja: linja Kombinat – Kinostudo, Unaza klasike dhe linja tjetër e Tiranës së Re. Këto 3 linja, duke filluar nga vera, do të kalojnë në sistemin që quhet “Bus Rapid Transit”, lëvizje e shpejtë me autobus. Do të përshtaten linjat dhe korsitë e tyre, ekskluzivisht të pandërprera për autobusët, njësoj siç kemi bërë disa korsi biçikletash të pandërprera. Është diçka që ndodh edhe në Lindje, ndodh edhe në Perëndim. Ndodh edhe në Kinë, edhe në Japoni, por ndodh edhe në Çikago dhe në Meksiko City. Pra, është një zgjedhje që qytetet kanë vendosur, sidomos qytetet si Tirana, që rriten me një shpejtësi të jashtëzakonshme, që linjat e autobusit të kenë një dedikim të pandërprerë,” deklaroi Veliaj.

Ai sqaroi edhe mënyrën se si do funksionojnë linjat e shpejta. “Me këto 3 linja do shkojmë nga 54 minuta për ciklin e një linje, në rreth 20 minuta, pra më shumë sesa përgjysmim i kohës që merr zakonisht. Do të shkojmë në një kapacitet nga 9 mijë pasagjerë, që këto linja mbajnë për një orë, në 23 mijë pasagjerë, pra mbi dy herë rritje e kapacitetit të pasagjerëve. Do të shkojmë gjithashtu, edhe në një shpejtësi më të madhe, nga 9.5 km/h në 20km/h. Kjo do të thotë se për të shkuar nga një stacion në tjetrin, do të duhet më pak kohë, cikli do bëhet më shpejt dhe do ketë një volumetri më të madhe të pasagjerëve. Sigurisht, teksa do futemi në Bashkimin Europian dhe do kemi më shumë mundësi për të subvencionuar transportin publik, do shkojmë edhe në sisteme të tjera. Por, për momentin, me kolegët e GIZ-it dhe të KFË-së, kjo është zgjidhja më e mirë për Tiranën,” u shpreh ai.

Rrugët e reja që po asfaltohen do të kenë edhe të gjithë elementët e sigurisë, si trotuare të zgjeruara dhe kangjella mbrojtëse dhe sinjalistikën e nevojshme dhe po ashtu ndriçimin.

 

Next Post
“Ke porositur vrasjen e avokatit”, Berisha zapton foltoren, debate të ashpra me Ballën: Dil nga Parlamenti…

LISTA E ZEZE/ Kush janë 18 deputetët e PD-së të përjashtuar nga zhurma dhe kaosi në Kuvend

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Mbasi lexova këtë njoftim të Erion Veliajt, për rritjen e shpejtësisë së aurobuzëve për dreq mu kujtuan vargjet e një kënge popullore mirditase …….në vakt të “hazreti” Enverit……si ;
    E lum e lum
    Partia punës
    Që i vu gjoksin furtunës….
    Atëhere, bëhej byreku me hithra,e me vaj era uthull, dhe këndonin njerëzit me qejf duke,shpërthyer, ndersa sot,,pa i paguar nuk,të këndon njeri, bile edhe në mitingje pa u paguar nuk i shkon njeri Sali Berishes.
    Shiko e na nderto tramvajin,lali Eri dhe bëj atë që nuk bëri Lulushkuri….

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

April 22, 2026
Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

April 22, 2026
Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!

Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!

April 22, 2026
Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

April 22, 2026
IKMT prish objektin dykatësh në Tiranë, pjesë e projektit të Unazës së Madhe (VIDEO)

IKMT prish objektin dykatësh në Tiranë, pjesë e projektit të Unazës së Madhe (VIDEO)

April 22, 2026
Kapetanovic: Rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

Kapetanovic: Rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

April 22, 2026
“Vrasësi i Liridonës piu shumë kafe”, avokati bën deklaratën e pazakontë. Ja përgjigja e ekspertit

Drejtësia jep drejtësi për Liridonën/ Eksperti i sigurisë: Murseli, një kriminel i ftohtë nga ata që të vrasin natën, e të qajnë ditën

April 22, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Shqipëria s’ka më shpirt?!

April 22, 2026
Kosova mban ritmin e eksporteve shqiptare/ Rritje e fortë edhe me Maqedoninë e Veriut në tre muajt e parë të vitit

Kosova mban ritmin e eksporteve shqiptare/ Rritje e fortë edhe me Maqedoninë e Veriut në tre muajt e parë të vitit

April 22, 2026
Zjarri në Bushat ende aktiv, retë  e tymit kërcënojnë shëndetin e qytetarëve

Zjarri në Bushat ende aktiv, retë e tymit kërcënojnë shëndetin e qytetarëve

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In