• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejtësia jep drejtësi për Liridonën/ Eksperti i sigurisë: Murseli, një kriminel i ftohtë nga ata që të vrasin natën, e të qajnë ditën

by E B
22/04/2026 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja makabre e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, një ngjarje që tronditi mbarë opinionin shqiptar, ka marrë goditjen e parë nga drejtësia. Gjykata Themelore në Prishtinë, nën drejtimin e gjyqtares Fatime Dermaku, ka shpallur fajtorë autorët e këtij krimi të organizuar. Gjykata vërtetoi se Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, ishte “arkitekti” i vrasjes së nënës së dy fëmijëve të tij. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për planifikimin dhe organizimin e vrasjes. Po kaq dhe Granit Plava, ekzekutori i krimit. Ndërsa bashkëpunëtori ​Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim.

​Në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana, eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, e konsideroi këtë një hap vendimtar për drejtësinë kosovare. “Ky është vendimi i dytë pas rastit të Marigona Osmanit ku jepet burgim i përjetshëm. Është një aktgjykim i guximshëm dhe shumë i pritur nga opinioni kosovar dhe mbarë shqiptaria”, u shpreh Elezi.

​Sipas tij, këto vendime shërbejnë si një barrierë ndaj degradimit të sigurisë publike. “Këto janë mesazhe të qarta se do të ketë zero tolerancë. Gjykatat duhet të jenë të ashpra që t’u jepet një mësim personave që merren me vepra të rënda”.

Elezi vuri në dukje se, megjithëse vendimi është për t’u përshëndetur, mbetet për t’u parë se si janë renditur provat në pjesën e arsyetimit, pasi Granit Plava ka mohuar se ishte ai që tërhoqi këmbëzën, ndonëse pranoi urdhrin e Murselit.

​​Eksperti Elezi analizoi gjithashtu profilin psikologjik të Naim Murselit, duke e cilësuar si rastin më interesant dhe më rrëqethës të parë deri më tani. “Ai ka porositur vrasjen, ndërsa ka marrë pjesë edhe vetë në të. Gjatë gjithë seancave ka tentuar të njollosë Liridonën dhe familjen e saj, e të kthehet në viktimë. Pjesëmarrja e tij në varrim dhe ngushëllim tregon një kriminel kaq të ftohtë që të kujton shprehjen popullore: ‘Të vrasin natën, e të qajnë ditën’”.

Për shkak të rrezikshmërisë dhe ndjeshmërisë së rastit, Murseli pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë nën masa të rrepta survejimi, edhe për të parandaluar ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje.

​Për familjen Ademaj, ky vendim nuk e kthen Liridonën, por ofron një lloj paqeje shpirtërore. Leonard Ademaj, vëllai i viktimës, i cili është kthyer në simbolin e betejës për drejtësi, deklaroi se ky vendim shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj. “Sadopak na ka lehtësuar dhimbjen. Duhet të jetë një mësim për të gjithë ata që mundohen të bëjnë një krim të tillë”.

​Bedri Elezi vlerësoi lart figurën e Leonardit, duke theksuar se “te shqiptarët pika e dobët ka qenë gjithmonë motra” dhe se angazhimi i tij tregon rëndësinë e bashkëpunimit të familjes me organet e drejtësisë.

​Pavarësisht dënimit maksimal, eksperti bën thirrje që shteti të fokusohet te parandalimi. Rasti i Marigona Osmanit, ku autori kishte 100 vepra penale të mëparshme, dhe vrasjet e fundit brenda familjes në Kosovë, dëshmojnë se institucionet duhet të reagojnë që në sinjalet e para të dhunës. Sipas Elezit, duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë Polici-Prokurori-Gjykatë, fushata mediatike dhe edukim në institucionet arsimore.

Next Post
Kapetanovic: Rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

Kapetanovic: Rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In